• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk mundemi dot të kemi një president nga populli?!

by Ben Andoni
17/11/2019 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë ose më saktë, këto që lidhen me mandatin e dytë të qeverisjes socialiste, nxorrën paqartësitë e funksionimit normal të postit të presidentit të vendit. Ky trend ka qenë i tillë në pjesën më të madhe të funksionimit të presidencave post ‘90, përveç zotit Meidani dhe sidomos z.Moisiu, kur përballja ka qenë shumë korrekte.

Së fundmi, presidenca e zotit Meta është një nga më të dobëtat dhe konfuzet, që vinë dhe si rezultat i një kaosi të paprecedentë të politikës shqiptare, të cilën ai e ka frymëzuar me konfuzitetin e vet, që ndryshe thuhet dhe interesi i tij.

Në këto kushte, a do mundej populli të nxirrte vetë një figurë të tillë? Me funksionalizimin aktual të ligjit shqiptar, presidenti zgjidhet nga parlamenti dhe procesi shkon në disa hapa derisa të arrihet numri i nevojshëm i votave.

Gjithsesi, një president nga populli do të thotë që Shqipëria të ketë një nivel intelektual të tillë që të ketë shumë kandidatura potente për postin e lartë të presidentit të vendit, por edhe grupe interesi që t’i shtyjnë para. Fatkeqësisht, kjo gjëndje nuk është. Shqipëria edhe pse ka njerëz të tillë, ata nuk e kalojnë dot filtrin që të jenë kandidaturat e politikës sonë ose më saktë firojnë rrugës gjatë procesit parlamentar.

Nga ana ligjore që të ndodhë një proces i tillë pra për Presidentin nga populli duhen ndryshime të qarta kushtetuese, që do të thotë, referuar z. Ngjela: të ndryshojnë gati 10 kapituj dhe të ketë një marrëveshja totale të gjithë forcave politike, e cila praktikisht duket e pamundur. Pra që Republika Parlamentare të kthehet në Republikë Presidenciale duhen dhe 94 vota të marrëveshjes së të gjitha palëve. Fakt, i cili sot ekziston me konfigurimin e ri parlamentar. Aman, ky fakt, do t’i hiqte një domen të madh politikës shqiptare atë të kapjes së presidentit dhe përdorjes së tij për njërën apo tjetren palë, siç edhe ka ndodhur rëndom.

Përveç presidentit Sali Berisha, që në fakt sundoi dhe nuk drejtoi si president i vendit për një mandat e pak ditë, ne jemi përballur me disa raste presidencash. Ky i zotit Berisha ishte i frikshëm pasi ky personazh iu mbivendos shtetit me të gjithë atributet e atij autokratike. Pasojë ishte viti 1997, kur shteti shqiptar u shkërmoq krejtësisht. Presidentët që do të vinin më pas do të ishin në përballje gati të çmëndura me pushtetin. Profesoi i nderuar i Fizikës Meidani i duhej të duronte ish-kryeministrin Nano në përsiatjet e tij vanitoze; Moisiu që u përball me sukses me dy nga politikanët më problematikë të vendit Berisha-Nano; pastaj Bamir Topi, ish-nënkryetari i PD-së të cilin e lindi marrëveshja Berisha-Nano, e cila prodhoi luftën Qeveri- Presidencë e po ashtu Qeveri- Prokurori, e deri te 21 Janari, kurse shkoi me një stad tjetër me ish-presidentin Bujar Nishani, ku përcaktimi i ambasadorit Arvizu mbahet ende si një nga përcaktimet më të mëdha për një President shqiptar kur u shpreh se: “Ai është një njeri i mirë, por ato që thotë nuk janë gjithmonë të tijat”.

Përveç shembullit të Zogut, që u shndrrua në mbret; Enver Hoxhës dhe Sali Berishës në kohët tona, as edhe një kryetar shteti nuk ka mundur të imponohet, paçka qëndrimeve. Frika nga individi shqiptar, si kryetar i shtetit, është një problem antropologjik i shqiptarit, që identifikon si të parë vetëm një nga soji i vet, por askurrë një tjetër.

Kjo e bën të vështirë nga ana logjike idenë e një presidenti nga populli, por që në kohën tonë e kërkon si imperativ jeta e shqiptarit, që po humbet çdo kuptim me këta politikanë kaq kaotikë.

Ne që e kemi ndryshuar kushtetutën pafundësisht mbase mund t’i drejtohemi sërish që presidentin ta zgjedhë populli. Në këtë mënyrë do të heshtim dhe do të presim që zgjedhja jonë të na tregojë verdiktin, por edhe vërtetësinë e zgjedhjes. Me këtë rast, ne zhbëjmë dhe lodhjen nga sherri i pafundmë Qeveri, Kuvend dhe Presidencë, i cili është kthyer në qesharak për gati tre dekada në Shqipëri. Nuk duhet shumë thjesht duhet të modifikohet pak kushtetuta bash atë që kemi bërë dhe do ta bëjmë sërish.

Me këtë rast para se të tallemi me deputetët dhe presidentin, të shikojmë veten se kë zgjedhim dhe se çfarë realisht jemi. Shqipërisë, me këtë padije dhe kaos politik që e hasim në çdo ditë i mjaftojnë 100 deputetë dhe ndoshta dhe një dhomë tjetërt me një Dhomë Senati me vetëm 40 senatorë, që të zgjidhen në moshë të pjekur dhe që të sigurojnë ekulibrin mes Dhomave dhe Presidentit të fuqishëm tashmë.

Vetëm një presidet i tillë e ka më të lehtë pasi posedon fuqi dhe mund ta zbatojë kushtetutën si duhet e me një tagër që i jepet. Nga ana tjetër, një i tillë me të gjithë tagrin e vet, mund të mendojë më qetësisht për njerëzit. Ka ardhur koha të kemi një president që të ndihet realisht si përfaqësues i popullit por edhe të ketë një konsensus më të gjerë.

SHBA, Franca dhe Austria e zgjedhin presidentin nga populli dhe kjo lloj demokracie i ka bërë kaq vitale, pasi presidenti bëhet i kuptueshëm dhe i vetëdijshëm për misionin e tij. Por ne nuk duam një shtet vital sepse i frikësohemi rregullit, ndaj na pëlqen kjo gjëndje, ku na kanë katandisur politikanët që fitojnë kaq shumë, pa i hyrë një gjemb në këmbë. (Homo Albanicus)

Next Post
Shqipëri-Francë luhet nën masa të rrepta sigurie, kufizime edhe në qarkullimin rrugor

Formacioni, ja si do të luajë Shqipëria përballë Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In