• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk mësuam nga ebola?!

by Java News
19/04/2020 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epidemia e ebolës në vitin 2014 e detyroi administratën amerikane të merrte një sërë masash parandaluese. Në dhjetor 2014, Kongresi miratoi një fund prej 1 miliard dollarësh, që administrata i përdori për të adresuar disa dobësi thelbësore. Me këtë fond, SHBA në partneritet me 60 vende të tjera nisi të fuqizonte mekanizmat e testimit për të zbuluar patogjenët kur ata dalin për herë të parë dhe për të forcuar reagimin e sistemit shëndetësor. Në kuadër të këtij fondi u krijua një rrjet i qendrave të trajtimit të ebolës: 35 spitale në të gjithë Shtetet e Bashkuara, plus një numër laboratorësh që u caktuan nga qeveria federale.

Aty nga fundi i mandatit të Obamës u krijua një entitet i ri në Shtëpinë e Bardhë, i quajtur Direktorati i Sigurisë së Shëndetit Global.

Christopher Kirchhoff, ekspert i politikave të teknologjisë, që ka punuar si këshilltar i Presidentit për Sigurinë Kombëtare, analizonaspektet që nuk funksionuan në rastin e ebolës.

“Zyra në fjalë u shpërbë në maj të vitit 2018. Por rasti i ebolës na mësoi se penaliteti për mungesën e veprimit është i madh, kjo sepse epidemitë rriten në mënyrë eksponenciale. Çdo ditë vonese në përgjigje, do të thotë përballje me një kurbë më të shpejtë eksponenciale që e bën situatën të ndryshojë nga e kontrollueshme në jashtë kontrollit. Në këtë pikë jemi sot. Ju duhet të imagjinoni që prania e një zyre me një staf profesionistësh në shfaqjen e sëmundjeve infektive do të kishte qenë në gjendje të ndihmonte qeverinë amerikane të ishte më e shkathët në ato ditë me rëndësi të veçantë, kur më shumë aftësi mund të ishin përdorur online dhe mund të na kishin ndihmuar t’i dilnim para kurbës”, thotë ai.

Numri i të prekurve me ebola në SHBA ishte i vogël, por në vendet e Afrikës Perëndimore ajo pati përmasa të mëdha. Administrata Obama dërgoi në atë kohë 3000 trupa ushtarake për t’i ardhur në ndihmë personelit shëndetësor në në Nigeri dhe vende të tjera të kontinentit. Kirchhoff thotë se me ritmet që kishte epidemia në gusht 2014, situata mund të shkonte më keq.

Kirchhoff e sheh shumë të rëndësishëm rolin e sektorit privat, edhe në rastin e koronavirusit.

“Ka pasur kontribute të jashtëzakonshme gjatë shpërthimit të ebolës si nga sektori privat ashtu edhe nga sektori filantropik. Paul Allen premtoi 100 milion dollarë për të luftuar Ebolën, dhe fondacioni i tij arriti të transportonte në mënyrë të sigurtë personat e infektuar me Ebola me aeroplan në mënyrë që ata merrnin shërbim të kualifikuar. Kjo ishte një aftësi që as ushtria amerikane nuk e kishte. Ne po shohim të njëjtën gjë sot, ku Fondacioni Gates në Seattle nxori kitet e testeve përpara se ta bënte qeveria. Në Schmidt Futures, për të cilin unë punoj, ne po mendojmë shumë për rolin që mund të luajë teknologjia. Një nga përpjekjet që ne kemi financuar tashmë është përdorimi i mjeteve të edukimit online për të trajnuar njerëzit të përdorin ventilatorë. Rezulton se kemi shumë pak ventilatorë, por kemi edhe më pak njerëz qëe janë të aftë t’i përdorin ata”.

Ai sjell shembullin e kompanive tenologjike që kanë punuar për aplikacionet e gjurmimit.

“Ka një garë të madhe në vendet perëndimore për të arritur të bëjnë gjurmimin e kontaktit bazuar mbi vendndodhjen e secilit, çka bëhet përmes smartfonëve, në një mënyrë të tillë që të ruhet privatësia. Mund të jetë një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm – veçanërisht në fazat e fundit të një shpërthimi, kur vijmë në një situatë me vetëm disa bartës që megjithatë mund të infektojnë të tjerët. Ashtu si te ebola, gjurmimi i kontaktit është mënyra e vetme, në fundin e një shpërthimi epidemik, për t’u siguruar që përhapja të ndalet. Kjo u hap njerëzve të teknologjisë një dritare të rëndësishme për të eksperimentuar me aftësi të ndryshme që mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme”, thotë ai.

Por sa na shërbejnë epidemi si ebola për të kuptuar se di duhet të reagojmë në raste pandemish? Kirchhoff thotë se duhen investime në infrastrukturën shëndetësore në SHBA dhe në botë.

 

“Ajo që po jetojmë tani do të jetë e vështirë të harrohet. Kështu që unë mendoj se do të ketë një përqendrim intensiv se si të parandalojmë një rezultat si ky në të ardhmen, por nuk do të ketë asnjë zëvendësim të lidershipit për të parë përmes ndryshimeve shumë domethënëse që janë të domosdoshme nëse duam të rrisim kapacitetin tonë në të gjitha frontet për shpërthimet e epidemive. Unë mendoj se ka një mundësi të madhe për Kongresin që të udhëheqë me investime, të cilat jo vetëm që do të na ndihmojnë të reagojmë sot, por do të na ndihmojë të rritim kapacitetin e sistemeve tona të reagimit në të ardhmen. Investimet për të ndihmuar spitalet në të gjithë Shtetet e Bashkuara të jenë në gjendje të rritin kapacitetet në rast urgjence; investime në aftësinë tonë për të prodhuar me shpejtësi testimin diagnostik; investimet në infrastrukturën tonë të shëndetit publik në nivel shtetëror dhe lokal; investimet në të gjithë botën, veçanërisht në vendet që nuk janë vetë të pajisura mirë për të përballuar shpërthimin e sëmundjeve të reja. Dhe kjo punë mund të fillojë tani”, thotë Kirchhoff, pergatiti Lexo.al.

Next Post
Unitet! Nuk është koha për sherre, ta bëjmë këtë luftë bashkë deri në fund

Rama uron Pashkët Ortodokse me videon e veçantë nga Parisi (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In