• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk i dorëzuat firmat tek Gaz Bardhi? Ristani: “Cic micet” nuk duhet të marrin peshë. Ja përse nuk u dorëzuan ndryshimet në statut

by
11/11/2021 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputeti i PD, Arben Ristani doli në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të 4200 firmave të grumbulluara nga ish kreu i PD-së, Sali Berisha duke thënë se janë “cic mice” ata që merren me faktin se në cilën zyrë u dorëzuan firmat.

Në fjalën e tij, Ristani foli edhe për ndryshimet në statut duke thënë se do të ishin dorëzuar por organet de zgjedhura kanë qenë të painteresuara për të bërë ndryshimet e duhura. Ndërsa i bindur, ish deputeti tha se PD zyrtare është shumica e anëtarëve të PD.

Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë. Në këtë kontekst nuk duhet të shkonin firmat tek sekretari i përgjithshëm?

Arben Ristani: Organizimi i Kuvendit është ndryshe dhe nuk varet nga organizimi i partisë. Për më tepër, ka 2 mënyra të mbledhjes së Kuvendit. Është një mënyrë kur e mbledhin organet drejtuese të partisë, pra organet e zgjedhura nga Kuvendi me vendim të kryesisë dhe këshillit Kombëtar. Ka dhe një mënyrë tjetër kur Kuvendi ka probleme pikërisht me këta që duhet ta mbledhin dhe është mënyra që vetëmblidhet. Në këto kushte, prandaj është dhe e parashikuar që çdo Kuvend duke nisur me Kuvendin e Shqipërisë, me kuvendet e partive politike ndodh kështu: Kuvendet vetëkontrollohen, askush nuk i kontrollon.

Kuvendi merr strukturën e vet të kontrollin dhe pakica ka për detyrë të jetë që të ushtrojë kontrollin gjatë zhvillimeve të punimeve të Kuvendit. Ajo që ka ndodhur është në respekt të institucioneve të partisë, në respekt të transparencës është dorëzuar në organin më të lartë që ka partia në periudhën mes 2 Kuvendeve në Këshillin Kombëtar. Cic micet në këtë zyrë apo tjetrën nuk duhet të marrin peshë në retorikën tonë apo interesin tuaj sepse nuk ju intereson cila zyrë është, por cila procedurë ndiqet.

Keni deklaruar se në PD po pun ohet për një statut të ri. A nuk duhet të ishin dorëzuar ndryshimet ditën e djeshme? Çfarë parashikon statuti për këto ndryshime?

Arben Ristani: Nëse do kishte mbledhje normale të Kuvendit, organet e zgjedhura mund të kishin punuar por këto organe kanë qenë të painteresuara për të bërë ndryshimet e duhura. Tashmë që Kuvendi po vetëmblidhet, strukturat e këtij Kuvendi po punojnë për propozime që duhet të shoqërohen me një numër firmash siç e parashikon statuti gjatë kohës që Kuvendi është i mbledhur. Kuorumi i nevojshëm për të bërë propozime do të duhet të verifikohet dhe të jetë e të paraqesë propozimet. Propozimet janë bërë tashmë të qarta për publikun. Janë propozime që kanë të bëjnë me njohjen e fraksioneve në PD, të cilat Basha nuk ka dashur t’i vendosë në statutin e PD. Kanë qenë propozime për të bërë primaret në PD, që Basha i ka thënë por nuk i ka futur në statut.

Si do e mblidhni një Kuvend nëse nuk e njeh PD zyrtare?

Arben Ristani: Keni një koncept gabim. PD zyrtare është shumica e anëtarëve të PD. Nuk ka PD zyrtare tjetër.

/b.h

Next Post
“Me kë tallen këta?!”/ Bardhi fton Berishën të dorëzojë firmat me protokoll: S’jemi institucion në ilegalitet, Paloka ka post honororifik…!

"Me kë tallen këta?!"/ Bardhi fton Berishën të dorëzojë firmat me protokoll: S'jemi institucion në ilegalitet, Paloka ka post honororifik...!

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Ristani dha nandatin Bashes me nashtrim cfar ta besish ate

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In