• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk guxojnë t’ia përmendin dot as emrin kryeprokurorit që mban mbiemrin “Çela”?

by Java News
20/07/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Olsian Çela mund të jetë i vetmi kryeprokuror në këto tre dekada pluralizëm, puna e të cilit nuk po kritikohet nga asnjë forcë politike, politikan, media, madje as nga ndonjë kriminel, trafikant, falsifikator, as nga ndonjë ‘injorant i paguar’, të cilët i kemi “bekuar” për vite dhe me shumicë,  falë edhe paraardhësve të tij.

Është e njohur kryesisht “trimëria” e politikanëve tanë, por asnjëri prej tyre nuk po guxon sot t’i përmendë dot as emrin, siç ka ndodhur me paraardhësit e tij në të njëjtën detyrë, nga Arta Marku, Adriatik Llalla, Ina Rama, Theodhori Sollaku, Arben Rakipi etj.

Madje si dallim për të gjithë ‘dashamirësit dhe të apasionuarit’ pas drejtësisë së pavarur as i vetmi kryeprokuror i hetuar dhe i dënuar deri më tani, as ata që e propozuan dhe e emëruan, nuk po ankohen ndaj Olsian Çelës.

Edhe kur u arrestuan tre prokurorë në një javë, as pas arrestimeve të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të nivelit të mesëm, si në Lushnjë, MB, Pogradec, nuk pati asnjë akuzë ndaj tij.

Edhe kur kritikojnë Reformën në Drejtësi, edhe kur sulmojnë SPAK, askush nuk guxon sot të merret me emrin e kryeprokurorit.

Me siguri ai do të kenë në duar shumë dosje, ose ata do të kenë pasiguri për ndonjë hetim të pavarur nga ana e tij. Nuk mund të shpjegohet ndryshe e tërë kjo heshtje e pazakontë.

Megjithatë, vështirë se edhe ai një ditë do të mbetet pa u sulmuar. Ndoshta do të sulmohet kur t’i vijë radha ndonjë “peshku të madh”, por si ndryshim nga paraardhësit e tij, vartësit e tij nuk po kritikohen për “rrjetën”, por për vendin dhe kohën se ku dhe kur duhet ta hedhin atë.

Edhe pse ende nga SPAK nuk ka të ndëshkuar për korrupsion të madh, siç kërkojnë ndërkombëtarët, “trimat” nuk po japin më urdhra, por indirekt ka thjesht ndonjë sugjerim.

Një prokuror sulmohet kur është i korruptuar, i paaftë ose kërcënohet për të ushtruar detyrën e tij, përgjithësisht kur ekziston perceptimi në publik se ai është pjesë e një sistemi të kapur nga politika ose krimi.

Kur u zgjodh në krye të prokurorisë, Olsian Çela  u përbalt nga disa media të ‘rekomanduara’ për t’u njollusor siç ndodh rëndom në këtë vend me çdokënd, për ndonjë lidhje familjare me ish-kryeprokurorin e tmerrshëm të regjimit komunist, Aranit Çela.

Por rezultoi të kishte po aq lidhje sa Sinan Hoxha me Enver Hoxhën, Migjen Basha me Lulzim Bashën, Sali Berisha me Lulzim Berishën, Ilir Meta me Dom Gjergj Metën, apo Edi Rama me Ina Ramën.

Olsian Çela e kaloi Vettingun, duke u vlerësuar shkëlqyeshëm në të trija kriteret. Më e rëndësishmja, të ardhurat e tij ishin të barazvlefshme me pagat që kishte marrë nga puna si prokuror. Ishte pa vila, pa makina luksoze dhe bënte jetë modeste si shumica e shqiptarëve, duke shmangur ndryshe nga shumica e kolegëve të tij, kafet, drekat dhe darkat me politikanë dhe kriminelë të spikatur.

Gjatë punës hetimore Olsian Çela zbardhi me profesionalizëm dosjet që iu besuan, ku ndër më të njohurat ishin ato të vrasjes së “Mirit të Xhikes” si dhe ajo e trafikut të kokainës ku u përfshi nipi i Enver Hoxhës.

Por kolegët e tjerë “profesionistë” u sëmurën paparitur në një ditë dhe me “short” i besuan dosjen “Shullazi”, të cilën ai e refuzoi, dhe për këtë shkak u transferua për pak kohë në Berat.

Olsian Çela u rikthye shpejt në Tiranë, me ndihmën e ndërkombëtarëve, për t’u ngjitur më pas në krye të organit të akuzës.

Në heshtje dhe me profesionalizmin që e karakterizon, drejton sot një ndër institucionet më të rëndësishme ligjzbatuese në vend, pa premtuar si dikur as arrestime të bujshme që nuk ndodhën kurrë dhe as ndonjë “shtator” të dytë.

Kush politikan nuk do të dëshironte të pinte një kafe me kryeprokurorin sot? Kush trafikant dhe kriminel nuk do të donte të pinte një kafe me shoferin e tij sot? Cili avokat nuk do të preferonte të bisedonte në telefon me Olsian Çelën sot?

Për të gjithë skeptikët e Reformës në Drejtësi, le të pyesim më mirë, pse nuk guxon sot askush, zullumqarë jo se jo, që t’i përmendin emrin kryeprokurorit që mban mbiemrin Çela?!

Next Post
FOTO/ Buzëqeshje e shtrëngim duarsh, Basha tregon hapur qëndrimin e tij ndaj Berishës edhe pasi SHBA e shpalli ‘non grata’

“Dashuria” Berisha-Basha, mungesa e “at-vrasjes” në PD dhe një mesazh “ekspres” nga SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In