Kryetarja e LSi Monika Kryemadhi ishte e ftuar sot në emisionin “JAVA” në RTSH ku i është përgjigjur pyetjeve të analistëve Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Artan Hoxha lidhur me situatën politike. Siç ëhstë bërë e shpeshtë tashmë ajo ka kritikuar bashkëhsortin e saj, ish-kryetarin e LSI Ilir Meta për pushtetin që sipas saj i dha ramës.
Por midis rreshtash ajo ka pranuar një akuzë publike që shpesh herë rëndon në opinion ndaj LSI si “parti që pëlqen pushtetin”.
“LSI i dha pushtet të paparë Edi Ramës. Ne duhet të ishim larguar. Por shikonim, flisnim por nuk reagonim si duhej. Hajt se na pëlqente edhe pushteti. Ne i dhamë pushtet Ramës. Meta është njeriu i politikës stabile por politika e tij ka prodhuar këtë destabilitet sot”, tha mes të tjerash Kryemadhi në JAVA./a.m.