Belgjika do të përballet me Japoninë në takimin e 1/16-ave në Botërorin e Rusisë dhe vëmendja e mediave është e përqendruar te Adnan Januzaj.
Kryevepra e tij ndaj Anglisë bëri që emri i mesfushorit shqiptar të rikthehej edhe njëherë si protagonist, pasi e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë besimin që i dha trajneri i Belgjikës.
Në konferencën për shtyp përpara Japonisë, Januzaj ka folur me incidentin qesharak të Batshuajit, por edhe për festën e golave me shqiponjë, gjë të cilën e pamë te Shaqiri dhe Xhaka.
“Batshuaji donte gjithashtu të shënonte dhe e bëri këtë gjë me kokë. E shohim shpeshherë atë moment dhe mund të them se ishte vërtet qesharake.
Sa i përket imitimit të festës së Xhakës apo Shaqirit, mund të them se nuk mendoj për politikën gjatë shënimit, por preferoj t’i festoj golat me shokët e skuadrës”, ka thënë Januzaj. /b.d