• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk duhet të mërzitemi nga dalja në shesh e mbrojtësve të sistemit?

by Astrit Patozi
07/01/2020 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Po shoh se po përjetohet me shumë zemërim dhe revoltë shfaqja e pjesës kryesore të politikës zyrtare si mbrojtëse e sistemit tonë të kalbur politik. Ndërsa unë, nuk jam, as i çuditur dhe, as i zemëruar, sepse e kam thënë dhe e kam pritur prej kohësh që pikërisht këtu do të mbërrinim.

Arsyeja se përse pritën deri sot dhe pastaj shpërhyen të gjithë njëherësh si fishekzjarre me telekomandë, nuk ka të bëjë me ndonjë mëdyshje, e aq më pak me ndonjë debat midis tyre gjatë kësaj letargjie politike, që nisi menjëherë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Thjesht e bëjnë tani për t’i paraprirë shpalljes së të ashtuquajturës platformë për reformën zgjedhore nga Partia Demokratike, për të mos ia lënë Lulzim Bashës të gjithë ngarkesën e këtij akti tè qartë dhe të pastër kundër interesit publik. Ndaj janë duke u shtyrë me njëri-tjetrin kush ta mbrojë më shumë statuskuonë, prej së cilës deri tani kanë mbërritur në rekorde të pabesueshme përfaqësimi. Anjë deputet dhe asnjë këshilltar bashkie në gjithë Shqipërinë.

Është dita që i bashkon në një unitet të admirueshëm me të gjithë të ngjashmit e vet, pavarësisht se ata të tjeret i përkasin mazhorancës së krimit dhe të korrupsionit. Ndaj mos prisni asnjë koment, e jo më reagim, nga përfaqësuesit e qeverisë së bandave dhe të drogës kundër tyre. Sepse sot ata janë plotësisht dakord. Sot ata janë një.

Por megjithë këtë solidaritet të madh mes të fortëve, sot nuk është dita për t’u qarë e ankuar, e aq më pak, për të rënë në dëshpërimin që “ky vend nuk bëhet”. Kush ka menduar se ndryshimi do të vinte lehtësisht në Shqipëri, nuk ka kuptuar asgjë nga kjo histori. Dhe, jo rastësisht, optimistët për rrëzimin e shpejtë të kryetarokracisë përkojnë me entuziastët romantikë, që shpresojnë në një mrekulli të menjëhershme prej reformës së drejtësisë. Si ëndërrimtarë nuk janë keq, por në këtë rast ajo që ka vlerë është sensi i realizmit.

Ndryshimi i sistemit politik, jo si qëllim në vetvete, por si instrumenti më i përshtatshëm për të sjellë ndryshimin, duhet të kthehet në një kauzë të fortë për të gjithë ata që e besojnë atë. Sot i kemi të identifikuar kundërshtarët, të cilët nuk po fshihen më pas heshtjes së tyre dhe as nuk po bëjnë më sikur po mendohen. Janë të njëjtët, në fakt, po ata që kanë qenë edhe para nisjes së këtij debati. Natyrisht, që janë të mëdhenj edhe të fuqishëm, por nuk janë të pathyeshëm.

Ajo është një kauzë e madhe, sepse përkrahet nga një masë dërrmuese shqiptarësh të papërfaqësuar, të cilët e duan dëshpërimisht ndryshimin në këtë vend. Dhe si e tillë ajo është e mjaftueshme për të mbledhur rreth vetes të gjithë ata, që nuk pajtohen me këtë sistem të degraduar politik, që ka prodhuar përbindësha dhe mënxyra për Shqipërinë, në këto 30 vjet.

Që do të thotë se ky është një motiv shumë më i fortë për të bashkuar të gjithë të ndryshmit e këtij vendi, se sa ai që ka bërë bashkë me njëri-tjetrin në një aleancë djallëzore armiqtë-vëllezër, që për çështje të tjera janë gati t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Le të shërbejë qëndrimi ndaj sistemit si një vatër thithëse për të gjithë ata që nuk e pranojnë regjimin e kryetarokracisë dhe që kanë vendosur të luftojnë apo të bëjnë përpjekejn e tyre për këtë kauzë. Natyrisht, që kjo nuk mund të jetë një aleancë qelbësirash, sepse edhe po mblidhej e ta kishte të sigurt fitoren, ajo nuk do t’ia vlente hiç.

Ndaj edhe sot nuk është ndonjë ditë e trishtueshme për ata që e duan realisht ndryshimin. Veçse ata duhet ta marrin sa më shpejt vendimin për t’iu përkushtuar një beteje të gjatë dhe të vështirë. E cila, sipas të gjitha shenjave dhe gjasave, do të luhet në fushën e kundërshtarit, pra me rregullat e pandryshuara të statuskosë, me ndonjë arnim të vogël dhe të ngjyrosur me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Ndryshe, nuk kanë pse lodhen kot të bëjnë sikur po merren me këtë punë. Sepse kam dëgjuar edhe prej tyre dikë që thotë se, po nuk u ndryshua sistemi, nuk ia vlen fare barra qiranë. Sepse i bie, ose të jenë naivë fare, që kanë shpresuar tek lënia e fushës pa asnjë rezistencë nga balozët e vjetër të politikës, ose e kanë pasur që në fillim me hile për t’u dukur interesantë, duke ndjekur një çështje me ndjeshmëri të fortë publike.

Next Post
FOTO/ Shpërthim eksplozivi te dera e lokalit tek Komuna e Parisit, nuk ka të lënduar

Detaje tronditëse nga vrasja në Mallakastër, të afërmit: Kanë pirë kafe dhe e kanë mbytur me shall

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In