• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse nuk çuditem nga kriza e çmimeve”/ Artan Fuga: Ne duam ‘Benz’ e ‘Toyota’, s’e honepsim trenin

by Java News
30/06/2022 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Artan Fuga komentoi në një lidhje me “Skype” për rubrikën “Opinion”, në News24, krizën bujqësore në vend, e cila së fundi ka tërhequr jo pak vëmendje, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk njihte shifrat e INSTAT për uljen e bagëtive dhe prodhimit të qumështit në vend.

Lidhur me këtë, akademiku Fuga tha se nuk çuditet, pasi një krizë të tillë e ka parashikuar dhe menduar që 20-30 vite më parë.

“Nuk ka asgjë për t’u çuditur. Nuk ka asnjë lloj habie dhe dua të them që statistikisht i kam parë këto fakte 20 vjet përpara dhe kam 30 vjet që i ndjek. Nuk habitem, sepse në analizat e mia ndodhin dy gjëra. PO të shikosh strukturën e tregtisë së jashtme të Shqipërisë, atë që quhet balanca eksport-import, do të shikojmë që në raport me vitet e shoqërisë moniste, është e njëjta strukturë. Pra, ne eksportojmë produkte që kanë një vlerë të shtuar të vogël dhe importojmë mallra që kanë një vlerë të shtuar shumë të madhe. Ajo që dallon sot nga e kaluara është se sot eksportohet mish dhe importohet mish, pra eksportohet mish qengji dhe importohen sasi të mëdha mish lope, etj. me një cilësi më të dobët.

Kjo vjen, sepse prodhuesi i vendit e shet jashtë me çmime më të larta se brenda vendit. Kjo ulje ndodh, sepse jemi në një ekonomi bujqësore të parcelizuar, sipas ligjit që rrënon bujqësinë, florën e faunën. Nuk është ulur vetëm numri i dhenve e dhive, por edhe numri i shqiptarëve. Ndaj, nuk ka asgjë të çuditshme. Ne kemi 40 vjet që jemi në këtë zbritje të tmerrshme nga pikëpamja ekonomike e sociale, ndërkohë që jemi futur në një shoqëri, që duhet të ishte e zhvillimit, e progresit. Në fakt, ka ndodhur një regres. Në 30 vjet, po të shikosh mesataren, konsumi është rritur, por varet si e mat. Mos harro se inflacioni në raport me vitet 1993, ku di unë sa herë është rritur.

Unë jam shqetësuar që përpara 20 vitesh për këto kriza. Unë tani ndihem mirë, sepse tani shoh edhe të tjerët që janë të shqetësuar si unë. Kështu që unë nuk mërzitem me këtë. Problemet e shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare sot janë probleme strukturore, që nuk zgjidhen me mekanizmin financiar vetëm të taksimit, taksë e sheshtë, e pasheshtë, progresive, jo progresive. Jo, janë probleme strukturore. Kjo do të thotë nëse do të punohen tokat në Shqipëri, nëse do të kemi një brez që do i kthehet punës, apo do të ikë. Duhet të nisim nga e para e të mendojmë në mënyrë bazike. Nëse nuk ndodhin këto, patjetër që çmimet do shkojnë në stratosferë, sepse ne duhet të kemi ose “Benzin” e “Toyotën”, pasi trenin nuk e honepsim. Ne kemi qenë të shtypur dhe sa nxorëm pak kokën te drita e pusit si bretkosa, thamë se arritëm parajsën, por nuk është kështu”, u shpreh Artan Fuga./m.j

Next Post
Borell takohet sot me ministrat e Jashtëm të BE-së: Sanksionet kundër Rusisë janë gjithmonë në tavolinë

Shqipëria pranë negociatave! Borrell: Koha për të sjellë Ballkanin Perëndimor në Union

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In