• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk besohet PD, kur flet për kriza dhe korrupsion ?

by Artur Ajazi
29/03/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI 

Edi Rama, nuk kishte mbushur 100 ditët në pushtet, dhe prej frëngjive të Partisë Demokratike, doli deklarata e parë politike e pabazuar asgjëkundi “qeveria po zhytet në korrupsion…”. Dhe pastaj me rradhë nisën “betejat” e Sanço Panços me “mullinjtë e erës”. Duke dashur të mbajë të ndezur tek mbështetësit e saj, ndjenjën e “opozitës luftarake”, gjithmonë Partia Demokratike e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, kanë synuar të godasin me “gurë” gjithçka bënte dhe gjithçka po bën qeveria. Edhe sikur mrekullitë e botës të sjellë Rama në Shqipëri, ajo do të thotë “mos i besoni janë fallco”. Partia Demokratike gjithmonë ka qenë e pabesueshme në deklaratat e saj, në aksionet e saj opozitariste, në betejat e saj, në protestat e saj, në bashkëpunimet e saj institucionale me qeverisjen dhe institucionet ligjzbatuese.Kjo ka ndodhur dhe po ndodh, sepse shqiptarët “krizën dhe korrupsionin” që trumbeton dhe përpiqet ta shpalosë si “betejë opozitare” Partia Demokratike, ende nuk e ka luftuar nga vetja. Aktualisht sot ajo parti, ka në seli një “non-grata” nga SHBA, (aleati ynë stradegjik) një ish-kryetar dhe ish-kryeministër i akuzuar për afera të tmerrshme korruptive dhe vepra të tjera penale. Askush nuk mund të besojë se, lufta ndaj “korrupsionit dhe krimit të organizuar” e bërë nga Berisha apo Basha, është betejë serioze, ligjore, korrekte, dhe e sinqertë. Mjafton të kalosh nën “filtrin” e SPAK-ut, 80 per qind të atyre që ka me vehte Berisha apo dhe Basha, për tu bindur sa të korruptuar janë, sa të lidhur kanë qenë dhe janë, me oligarkët e Shqipërisë. Do të bindemi sa para kanë fituar, sa prona kanë blerë apo kanë marrë nga rrjetet e krimit dhe korrupsionit në këmbim të favoreve, kur kanë patur pushtetin apo edhe kur kanë qenë në opozitë. Për ç’luftë ndaj krimit dhe korrupsionit flasin Alibeaj, Tabaku apo dhe ndonjë sejmen tjetër, kur “garda” e vjetër apo dhe vetë ata, janë ngjyer në afera të tilla ? Për ç’luftë ndaj krimit dhe korrupsionit flasin në Partinë Demokratike, kur ish-ministrat dhe ish-kryeministri, janë të akuzuar dhe pasuruar me para tenderash, konçesionesh, dhe rryshfetesh nga oligarkët sa kishin pushtetin ? Shqiptarët u lodhën, u drobitën, dhe nuk besojnë më beteja donkishiteske të një opozite të shkatërruar nga lufta e brëndshme klanore. Si mund ti besohet një opozite apo një partie politike, që po bën betejë me “krimin dhe korrupsionin e qeverisë”, kur nuk ka shlyer akoma mëkatet e saj. Kur mban mbi shpinë faturën e 1997, si shkaku kryesor i krimeve që po ndodhin edhe sot e kësaj dite në këtë vend. Apo, kur nuk ka shlyer akoma nga vetja,akuzat për shkatërrimin e shtetit, zhytjen e vendit në informalitet, shkatërrimin e institucioneve ligjzbatuese, krijimin e një klime aspak favorizuese për investimet e huaja dhe ato vendese, dhe është shkaktare kryesore e vuajtjeve të këtij populli, për mungesën e shtetit ligjor sa kishte pushtetin. Zonja Tabaku, mirë bën që kërkon arrestimin e ndonjë ministri në qoftëse ai ka shkelur ligjin, por do të ishte më e besueshme në rast se kërkonte edhe arrestimin e ish-ministrave dhe ish-kryeministrit saj. Atëhere do ta besonim se e kishte vërtetë seriozisht këmbënguljen e saj, për të shtyrë SPAK-un të zbatonte ligjin.
Next Post
Dhjetë ditë luftë në Ukrainë/ Rusët avancojnë drejt Kievit. Mijëra civilë janë vrarë, Moska konfirmon hapjen e korridoreve humanitare

Ministri rus i mbrojtjes: Qëllimi kryesor i Rusisë në pushtimin e Ukrainës është ‘çlirimi’ i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

March 30, 2026
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

March 30, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

March 30, 2026
Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

March 30, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

March 30, 2026
Zelensky akuza Rusisë: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve

Zelensky akuza Rusisë: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve

March 30, 2026
Ministri Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale

Ministri Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale

March 30, 2026
Ukraina feston Pavarësinë, Merz: Ukrainasit po luftojnë për rendin liberal në Evropë

Kancelari gjerman synon kthimin e 80 përqind të sirianëve në atdhe: Vetëm mjekët të qëndrojnë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In