• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse njeriu i Merkel e ka Shqipërinë e Ballkanin në krye të axhendës, kush është McAllister

by A R
24/04/2017 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush është njeriu që mbërrin të martën në Tiranë me misionin për të përarfruar palët? I lindur në Berlin me një baba skocez, pse europarlamentari, që pritet të jetë kanceli i ardhshëm i Gjermanisë, e ka Ballkanin dhe Shqipërinë në krye të axhendës së tij…

Burri me kostum elegant përshëndeti turmën që thërriste “Mac” dhe ndau një buzëqeshje enigmatike me kancelaren Angela Merkel në konferencën e CDU-së duke lënë të kuptohej qartë se ai ishte vizioni i së ardhmes për gjermanët. David McAllister është “princi i kurorës” së Merkel shkruajnë gazetat angleze (The Guardian, The Telegraph) për të cilat politikani 46-vjeçar gjerman ka një tërheqje të veçantë për shkak të origjinës së tij.

McAllister mbërriti në Tiranë të hënën në mbrëmje me një mision të vështirë: të zgjidhë situatën konfliktuale mes forcave kryesore politike. Pas disa takimeve në Bruksel me ish-ministren e Integrimit, deputeten e PD-së Majlinda Bregu, besohet se i dërguari i Merkelit dhe i PPE-së vjen me një platformë konkrete për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Synimi është që të nxirret PD-ja nga çadra dhe të kthehet në Kuvend dhe në zgjedhje. I kujdesshëm dhe fitimtar në çdo lëvizje që ka bërë në karrierën e tij, shpresat janë që negociatat e tij të dalin me sukses.

Anglezi i vogël i Berlinit

David është i biri i një kapiteni të ushtrisë britanike në kohën e luftës dhe i një mësueseje gjermane. Ai është i pari shtetas gjermano-britanik pretendent për detyrën më të lartë publike në Gjermani. I njohur me pseudonimin “Mac” – mbiemri i tij skocez ende nuk shqiptohet siç duhet nga gjermanët – kjo se ndalon të jetë një nga politikanët e preferuar dhe të shihet si pasardhësi i sigurt i Merkel në Bashkimin Kristian-Demokrat (CDU), ku është anëtarësuar që kur ishte një djalë i ri.

Fëmijëria e tij mund të përshkruhet me togfjalëshin “anglezi i vogël”. “Kam pasur një edukim britanik në mes të Berlinit Perëndimor, kemi pasur autobusë britanikë, vishnim uniformë në shkollë dhe flisnim anglisht në shtëpi. Babai im sillte gazetat angleze në shtëpi dhe dëgjonimin radion e forcave britanike”- tregon ai. McAllister e përshkruan “kthimin në gjerman” në moshën 8 vjeç, kur prindërit vendosën të qëndronin në Gjermani dhe ai u fut në një shkollë gjermane. Më vonë kreu shërbimin ushtarak në ushtrinë gjermane, por vijon të mbajë të dyja pasaportat, gjermane dhe britanike. Ai pranon se britanizmi i tij ka mbetur një pjesë e rëndësishme e identitetit të tij, veçanërisht humori, “një dozë, e cila do të ishte e mirë për politikën gjermane”.

Ndryshe nga shumë nga kolegë të tij të CDU-së, ai qëndron në kontakt me konservatorët britanikë. Sikurse dikush që ka një sy në të dyja sistemet ai e di se “dallimet ideologjike midis partive, më të fuqishmet në Europë, janë të mëdha”.

Nga politika gjermane në atë europiane

Me profesion avokat, McAllister ka pasur një karrierë të shkëlqyer në politikën gjermane para se të vendoste të kandidonte për Parlamentin Europian. Në vitin 2016 ai tha se e shikonte të ardhmen e tij në politikën europiane dhe vetëm një vit më pas u emërua kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, shkurt 2017.

McAllister vazhdon të jetë një zë me rëndësi në CDU ku mban postin e zv/kryetarit dhe gjithashtu është nënkryetar i Partive Popullore Europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Para se të niste udhëtimin në PE ai ka qenë kryeministër i shtetit të Saksonisë së Ulët 2010-2013, ku pasoi Christian Ëulff, i cili u zgjiodh president i Gjermanisë.

Negociatori i caktuar nga PPE për të zgjidhur ngërçin shqiptar nuk është një europarlamentar i thjeshtë që vjen në Tiranë për të dështuar. McAllistetr është një nga zërat më të fortë në institucionet e BE-së dhe emri i tij shihet si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.

Ballkani, si vokacion kryesor

Ka vetëm dy muaj që ka marrë detyrën si kreu i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian; por politikani gjerman McAllister e ka të qartë se ku qëndron “thembra e Akilit” për Europën: është Ballkani dhe ndikimi rus në këtë rajon të nxehtë që ka mbetur akoma jashtë dyerve të BE-së.

“Ballkani është një rajon me rrezikshmëri të lartë, ku në një kohë të shkurtër një veprim i papërgjegjshëm mund të rindezë konfliktet që besonim se i kishim tejkaluar”- shkruan ai në një artikull të botuar pak javë më parë tek “Die Welt”.

Po Shqipëria? Për të Shqipëria e ka problemin brenda vetes dhe nëse ndërton shtetin ligjor ajo është shumë afër hapjes së negociatave për anëtarësim.

“Sipas Komisionit Europian, parlamentit dhe qeverive ky vend është në rrugën e duhur. Bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë mund të hapen brenda 12 muajve të ardhshëm, më së voni në fillim të vitit 2018”- shkruante ai. /Tesheshi.com/a.m.

Next Post
Investigimi/ Kontrabandimi i naftës nga Maqedonia në Shqipëri

Investigimi/ Kontrabandimi i naftës nga Maqedonia në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In