• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ngrefosen pas burgosjes?

by Ylli Pata
09/07/2025 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Dy personazhet që dolën nga izolimi, njëri në burg e tjetri në shtëpi, kanë dalë si triumfues në publik, duke u ngrefosur para kamerave të të gjithë televizioneve.

Kohën e të cilëve e kanë pushtuar prej 48 orësh në të gjithë programacionin e talkshow-ve që nuk kanë të mbaruar nga mëngjesi në darkë

Të dy personazhet, si Ervin Saljanji, ashtu edhe Jamarbër Malltezi, janë liruar për çështje teknike, e nuk kanë marrë vulën e thatë të pafajsisë. Njëri u lirua për sjellje të mirë, ndërkohë që kishte edhe tre muaj për të kryer denimin, tjetri ka ndryshuar masën e sigurisë, ndërkohë që përpara e pret një proces i gjatë dhe impenjativ.

Në realitet, ata, por edhe mbështetësit e tyre, kanë të gjithë të drejtën e lirinë të thonë çfarë të duan, të qëllojnë pafund në ekrane e rrjete municionin e ndërgjegjes dhe nëndërgjegjes së tyre, apo edhe të shpalosin të gjithë bagazhin e tyre intelektual para kamerave.

Megjithatë, në realitet, asnjëri prej tyre nuk ka bërë lajm. Pavarësisht se tek palinsestet tona televizive, hapësira e opinioneve merr një hiperinflacion, si pasojë e mos planifikimit të ekuilibruar të skaletave, por dhe ndikimit të qëllimshëm që këta persona me enturazhin e tyre kanë në mediat televizive në vend.

Jemi fiks, si në kohën e rastit “Babale”, kur thuajse të gjithë emisionet e mbushnin programin e tyre vetëm me versionin saljijanesk të trillerit që i dha burgun ish-deputetit të vet, pa ballafaquar versionin alternativ të së vërtetës.

Jemi në një një situatë polarizuese ku ndërsa Jamarbër Malltezi flet në një emision se prokurorët nuk i kanë gjetur asnjë gjë, ndërsa në një tjetër, gazetarë investigues shpjegojnë me detaje dosjen e SPAK, që flet pikërisht për të kundërtën.

Ky lloj diskutimi natyrisht që do të mbetet i tillë, sepse në fund të fundit, Malltezi mendon se i takonte të merrte klubin Partizani, ta prishte atë, të ndërtonte kullat, t’i shiste e të bëhej pronari kryesor i qytezës që u ndërtua në pronën e ish-shtetit italian që e mori shteti shqiptar.

Ky diskutim ka vite që bëhet dhe ndarjen reale do ta vulosin Gjykatat e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, por edhe shkallët e tjera të gjyqësorit, për të vendosur verdiktin e atij që quhet me Kushtetutë- “arbitri”.

Si Ervin Saljanji, ashtu edhe dhëndri i Berishës, sado që të fryhen përpara kamerave duke marrë pozat e martirit, ata nuk quhen të tillë, jo vetëm nga shumica e opinionit shqiptar, por edhe shumica e elektoratit opozitar.

Një nga arsyet që PD e Berishës ka ulur votat drastikisht në krahasim me PD-në e Lulzim Bashës, është pikërisht raporti i saj dhe i njerëzve të saj me drejtësinë, akuzat zyrtare, apo proceset penale.

Deri në një vendim gjykate, zoti Malltezi është i pafajshëm, por nga ana tjetër ai mbetet i akuzuar deri sa të jepet verdikti i drejtësisë.

Standardi që kjo kulturë politike sillet me të tjeret egërsisht, jo vetëm kur kanë akuzë zyrtare, por edhe kur këta mendojnë se duhet të ketë akuzë, ndërkohë që për rastin e tyre sulmojnë drejtësinë, është pikërisht thelbi i problemit politik që i ka dhënë mandatin e katërt Edi Ramës.

Kjo shikohet qartë në të gjitha sondazhet ku SPAK, ose më mirë logjika e dhënies fund të pandëshkueshmërisë ka një mbështetje prej 70%, ku me po këtë shifër gjykohet negativisht Sali Berisha. Kjo është thelbi i gjësë.

Për të marrë një rezultat tjetër kërkohet ndryshim, por jo nga ngrefosësit profesionistë, pasi po u insistua me këtë logjikë, do kemi të njëjtin rezultat, ndoshta edhe më thellë. Këta mund të mbushin televizionet nga program i mëngjesit, e deri ai i mesnatës, sërish asgjë nuk do të ndryshojnë, madje mund të rrëshqasin edhe më keq.

Pasi pikërisht ngrefosja dhe jo luksi, ka qenë perceptimi bazë pse shqiptarët kanë kërkuar një ndryshim nga drejtësia. Se mban republikë dhëndri, apo ka mbjellur flokët tjetri, as nuk i intereson njeriu fare. Madje nuk e lodh edhe trurin për të menduar si mbillen flokët kur je në burg…

Next Post
Pamje të frikshme! Momenti kur raketat balistike ruse godasin Ukrainën, sulmi la pas 34 të vrarë

Pas toneve të ashpra të Trump ndaj Putin, Rusia kryen sulmin më të madh ajror në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por ajo nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por ajo nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In