• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ngjan Vuçiç me Ramën dhe anasjelltas?!

by Ben Andoni
20/10/2016 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka shumë gjëra të ngjashme në përshkrimin e dy kryeministrave aktualë të Serbisë dhe Shqipërisë. E para dhe e pamohueshmja është etja e të dyve për pushtet dhe mënyrat fleksible që përdorin, duke shfrytëzuar maksimalisht fuqinë e imazhit dhe aftësinë e tyre si demagogë. Ndërkohë, që të dy homologët ballkanikë, kanë një hapësirë të madhe në ligjërimin politik sa i përket asaj që kumtojnë dhe asaj që mbetet për t’u zbatuar ose që mund të vihet në jetë.

Ndërkohë nuk duhet mohuar se të dy liderët, që tashmë janë në krye të axhendave të Ballkanit kanë një të mirë të përbashkët. Ajo lidhet me përsëritjen e vazhdueshme në diskursin e tyre, e që mund të veçohet për të dy vendet tona, sa i përket përkatësisë sonë evropiane. Aleksandar Vuçiç bën dhe vazhdon me deklarata për të filluar diçka të re në Serbi dhe për ta modernizuar vendin, ashtu si ka bërë Rama në Shqipëri, për një drejtim krejt të ri, sa ka marrë fuqinë e Ekzekutivit, ku nënvizohet lufta për të braktisur të shkuarën. Kjo është realisht për t’u përshëndetur, ndërkohë që pas fjalëve duhet puna dhe sa i përket kësaj, të dy kryeministrat +1.90 centimetra, nuk duket se ia thonë shumë. Vuçiç, kohë më parë në vendin e tij, shpalli një si lloj Plani Marshall dhe më pas kaluan më shumë se 14 muaj në të cilin nuk bëri pothuaj asgjë deri në zgjedhjet e parakohshme. Njësoj Edi Rama, në të njëjtën kohë, pas Berlinit dhe Vjenës e bombardoi publikun shqiptar me projektet, që dukeshin sikur ishin pas dere, në radhë për t’u zbatuar: Investimet e mëdha kineze, zonat e lira, që sot e kësaj dite nuk janë në funksion etj.

Historikisht të dy personalitetet nuk kanë dallime thelbësore përveç karakterit të background-eve, që edhe aty i dallon disi. Vuçiç  një pjesë më të madhe të jetës së tij, i përkiste partisë së ekstremit të djathtë të Sheshelj dhe kjo mbase e bën ndryshimin që ka bërë në vitet e fundit, t’i përshtatet Perëndimit shumë mirë. Ashtu si Rama, në fillimet e veta, ka qenë shumë i lidhur me grupet e djathta. Por, që nga aty, të dy duket se u shquan mbi shumë personazhe të tjerë për demagogjinë dhe aftësinë mediatike për të komunikuar, si edhe shfrytëzimin e paraardhësve.

Aleksandër Vuçiç e përdori në mënyrë të tërthortë figurën e Zoran Xhinxhiç, njërit nga paraardhësit e tij, për t’u njëjtësuar si mit që kërkonte evropianizimin, paçka se i ndjeri ishte liberal; Rama nuk do ta përmendë fare Fatos Nanon, një nga njerëzit që u bë shkak për ardhjen e tij në politikën aktive, por do të shfrytëzoj shumë mirë filozofinë e shtrimit ose uljes së formacionit të tij politik.

Ndërkohë që Vuçiç shpesh në median sllave e paraqet tërthorazi veten si një Zoran Xhinxhiç, si reformatori i vetëm vizionar, një të tillë rol e bën edhe Rama, por duke mos aluduar për askënd, që t’i ketë zënë vendin.

Në fakt, të dy i bashkon edhe mënyra e artikulimit me Brukselin, paçka temave. Të dy mundohen të shpotisin zyrtarët evropianë, paçka se përfaqësojnë dy vende jo me potencialin e duhur ekonomiko-politik, ndërkohë që kur vjen puna për të prezantuar realitetet e vërteta të vendeve të tyre, mundohen të fshihen pas fjalimeve demagogjike, objektivave të pamundshme…dhe kuptohet fillimeve të reja.

Deri më tash, për të gjithë kohën si kryeministër nuk është e vështirë të kuptohet se Vuçiç mund të quhet një politikan i vërtetë populist. Njësoj kjo mund të thuhet edhe për kryeministrin Rama. Në ligjërimin e tyre të përbashkët e kupton hapur populizmin, kur në jo pak raste arrijnë t’i thjeshtëzojnë problemet dhe bëjnë retorika duke ua ofruar masave konfuze zgjidhjet e lehta, bashkë me ndryshimet. Duket sikur të dy shfaqen të kenë empati për shtresat në nevojë dhe që janë ndryshe nga liderët e tjerë, madje në takimet e Vuçiç dhe Ramës me njerëzit e thjeshtë të duket se ata kuptojnë dhe madje mbajnë një regjistër me ta. Vetëm se i tradhton realiteti dhe batuta e hidhur. Nëse populizimi në normalitet mban një lloj dëgjueshmërie, në krizën ku është Serbia dhe Shqipëria, paçka referimeve pozitive të rritjes ekonomike, njerëzit janë të pandjeshëm ndaj zgjedhjeve me numra abstrakte që u ofrohen. Vuçiç, këtë kartë, e përdori pak javë më parë në zgjedhjet e parakohshme, duke i manipuluar hapur njerëzit dhe për t’u vënë në një pozicion krejt të avancuar me kundërshtarët e vet. Njësoj Rama, megjithë papunësinë e lartë dhe drogën që ka mbuluar veten, është bërë i lodhshëm teksa mundohet të luajë me karta që s’kanë lidhje me realitetin.

Ndoshta fillimisht, të dukej se gjatësia gati e njëjtë e dy liderëve, të jepte një ndjesi ngjashmërie, por kur mëson dhe mënyrën e drejtimit në dy vendet respektive, kupton se dy liderat e vendeve tona ballkanike, u intereson më shumë vetja dhe kulti i tyre. Dhe, çuditërisht edhe karizma e njëri-tjetrit, kjo e fundit për ta përdorur për kredo politike, për të artikuluar teza, që sot nuk varen aq prej tyre.

Duket se kulti, që po mundohen të ngrenë Rama-Vuçiç, si dy lidera të vërtetë të historisë respektive, ende nuk mund të bëjë historinë e vërtetë në Serbi dhe në Shqipëri, që për hir të së vërtetës, janë drejtuar nga njerëz, që megjithë mëdyshjet dhe njollat kanë lënë gjurmë në histori pak për mirë dhe shumë më tepër për të keq. (Javanews)

 

Next Post
Itali, 32 vjeçarja humb jetën dhe dy binjakët, mjeku akuzohet për vrasje por… (VIDEO)

Itali, 32 vjeçarja humb jetën dhe dy binjakët, mjeku akuzohet për vrasje por... (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burri tentoi të vrasë gruan në Durrës, e moshuara u gjet në tokë e gjakosur nga fqinjët! Dëgjuan zhurmat

Burri tentoi të vrasë gruan në Durrës, e moshuara u gjet në tokë e gjakosur nga fqinjët! Dëgjuan zhurmat

December 6, 2025
E rëndë në Greqi, pitbulli sulmon për vdekje foshnjën e shqiptarit, po luante në oborrin e shtëpisë

E rëndë në Greqi, pitbulli sulmon për vdekje foshnjën e shqiptarit, po luante në oborrin e shtëpisë

December 6, 2025
Bashkëpunëtorët e Assadit në mërgim, plan për të përmbysur qeverinë e Al-Sarrah

Bashkëpunëtorët e Assadit në mërgim, plan për të përmbysur qeverinë e Al-Sarrah

December 6, 2025
‘Zgjedhjet ishin të lira’, Sali Berisha sulmon sërish komisioneren Marta Kos: Deklarata pasionante….

‘Zgjedhjet ishin të lira’, Sali Berisha sulmon sërish komisioneren Marta Kos: Deklarata pasionante….

December 6, 2025
“Kur vinin klientë ajo ikte, unë bëja seks me ta”- E mitura tregon tmerrin se si ra pre e trafikantëve: Më dërguan në shtëpinë e një shqiptareje!

“Kur vinin klientë ajo ikte, unë bëja seks me ta”- E mitura tregon tmerrin se si ra pre e trafikantëve: Më dërguan në shtëpinë e një shqiptareje!

December 6, 2025
Tragjedi e rëndë, gjyshi e mbesa 3-muajshe sulmohen për vdekje nga qentë pitbull të familjes

Tragjedi e rëndë, gjyshi e mbesa 3-muajshe sulmohen për vdekje nga qentë pitbull të familjes

December 6, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 7 dhjetor 2025

December 6, 2025
Sulm me dron ndaj kopshtit të fëmijëve, 50 viktima të raportuara, 33 të mitur

Sulm me dron ndaj kopshtit të fëmijëve, 50 viktima të raportuara, 33 të mitur

December 6, 2025
Gjenden qindra koli me mijëra fishekëzjarre, arrestohet pronari i magazinës

Gjenden qindra koli me mijëra fishekëzjarre, arrestohet pronari i magazinës

December 6, 2025
Humbja në 11 maj/ “Nuk jemi parti gjueti shtrigash, por as symbyllur”-Berisha ua lë fajin tradhtarëve: Kishte nga ata që punuan për PS, do japin llogari…

Humbja në 11 maj/ “Nuk jemi parti gjueti shtrigash, por as symbyllur”-Berisha ua lë fajin tradhtarëve: Kishte nga ata që punuan për PS, do japin llogari…

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In