• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pse në Kosovë nuk e duan Reformën Zgjedhore?!

by Java News
13/10/2018 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita s’e do reformën sepse kërkon zgjedhje, e pushteti e do për t’i shtyrë zgjedhjet. Albert Kransiqi i KDI-së dhe Selatin Kllokoqi nga INDEP, kanë folur në Interaktiv për nevojën e reformës zgjedhore në Kosovë.

Sipas Kllokoqit, koha më e mirë për ta diskutuar reformën zgjedhore është menjëherë pas zgjedhjeve, por, siç ka thënë ai, në Kosovë pas çdo qeverie po ka probleme dhe ajo nuk po ndodh.

“Ne si shoqëri civile kemi provuar vazhdimisht që të ngremë zërin për nevojën e reformës zgjedhore. Aktualisht mendojmë se është mirë që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me rregullat ekzistuese, dhe menjëherë pas zgjedhjeve të nisë reforma zgjedhore”, ka thënë Kllokoqi.

Nga ana tjetër, Krasniqi ka treguar se në bazë të Komisionit të Venecias reforma zgjedhore duhet të miratohet së paku një vit para zgjedhjeve të ardhshme në mënyrë që t’u japë kohë edhe menaxhuesve të zgjedhjeve edhe partive politike për t’u ambientuar me këtë reformë zgjedhore.

“Duhet të ketë vullnet të partive politike për të hyrë në reformë zgjedhore. Aktualisht nuk ka vullnet për reformë. Partitë që janë në opozitë dëshirojnë që të shkojnë në zgjedhje sa më shpejt dhe pa reformë, derisa partitë në pushtet sikur duan që të nisin reformën zgjedhore vetëm sa për të shtyrë zgjedhjet.

Dhe kjo është kthyer në një cikël që përsëritet në këto vitet e fundit, derisa shumë dokumente që janë krijuar dhe për të cilat janë shpenzuar edhe para mbesin në sirtarë të Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.Krasniqi ka thënë se reformës duhet t’i paraprijë një diskutim i gjerë politik e shoqëror.

Kur ka numëruar disa nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet aktualisht Kosova në organizimin e zgjedhjeve, Krasniqi ka thënë se “kemi problem me përfaqësimin e qytetarëve në Kuvend, me ngërçet e pas zgjedhjeve, me certifikimin e listave para ditës së heshtjes së zgjedhjeve, e të tjera”.

Kllokoqi ka thënë se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ai që del i pari nuk i merr të gjitha po sjell edhe ngërç pas zgjedhjeve”.

“Duhet t’i kthehet e drejta Kuvendit për të zgjedhur, shumica duhet të vendosë se kush duhet ta udhëheqë Kuvendin, pavarësisht cili subjekt del i pari në zgjedhje. Shumica është që vendos, nuk është i pari që vendos. Në Kuvend gjithçka është për 61 vota, nëse i pari nuk i ka atëherë i bëjnë të tjerët.

I pari nuk duhet të vendosë gjithçka”, ka thënë Kllokoqi.Të dy kanë thënë se është më mirë që Kosova të mbetet një zonë zgjedhore. Krasniqi e ka arsyetuar këtë me faktin se vendet e vogla si Kosova me shumë zona vetëm sa do të fragmentarizoheshin, dhe gara, sipas tij, është më mirë që të jetë në nivel të ideve se sa në nivel të gjeografisë.Kllokoqi ka thënë “nëse shkojmë në regjione atëherë partitë do të fokusohen vetëm në disa prej tyre”.

“Nëse ndahet në zona atëherë do të parcializohet. E nëse është vetëm një zonë do të thotë se partitë duhet të fokusohen në tërë territorin, pasi është një vend i vogël”, ka thënë ai, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Pazar ballkanas?! Eksperti amerikan: SHBA s’e aprovon korrigjimin e kufijve Kosovë- Serbi

Pazar ballkanas?! Eksperti amerikan: SHBA s'e aprovon korrigjimin e kufijve Kosovë- Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In