• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

by Aalison Pearse Stevens
19/09/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hulumtimi i fundit i bërë në Kosovë nga UNFPA, Agjencia e Statistikave të Kosovës si dhe INDEX Kosova, ka rezultuar me një disproporcion në numrin e vajzave dhe djemve të lindur, duke indikuar se në Kosovë kryhen aborte selektive. Kështu ka thënë Visare Mujku Nimani, udhëheqëse e këtij hulumtimi të UNFPA-së në Kosovë.

Sipas saj, në bazë të regjistrimit të popullsisë dhe hulumtimit, del se raporti gjinor në mes vajzave dhe djemve që normalisht është 105 djem për 100 vajza të lindura, në Kosovë është 112 djem për 100 vajza të lindura.

“Në hulumtimin që ne kemi bërë, është parë kronologjikisht diskrepancë mes vajzave dhe djemve në Kosovë, që ndikon që kemi preference më shumë ndaj djemve, e që nënkupton se ka aborte selektive në Kosovë. Edhe vendet e Ballkanit, por edhe Kaukazi, Armenia. Gjeorgjia etj, kanë diskrepancë gjinore, por Kosova, në krahasim me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, prin në këtë aspekt”, ka thënë Mujku.

Në këtë studim, në mesin e shumë vendeve tjera është përfshirë edhe Shqipëria, dhe Mali i Zi, ku thuhet se këto vende kanë arritur nivelin 110-111 djem në 100 vajza.

Ndryshe, Kosova ka në fuqi Ligjin për abortin, i cili parasheh që pas javës së 10, aborti mund të kryhet vetëm në raste specifike, por assesi për përzgjedhje të gjinisë.

Por, në Klinikën gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, drejtoresha Myrvete Paçarada i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjatë vitit 2015, në këtë institucion kanë lindur 4,817 djem, ndërsa 4,227 kanë qenë vajza.

Sipas zonjës Paçarada, në Klinikën gjinekologjike, nuk vërehet ndonjë diskrepancë mes lindjeve gjinore. “Diku 10 për qind diferenca gjinore në lindje dhe ajo mund të tolerohet. Ne jemi në korniza të normales, andaj nuk ka dyshim se po bëhet abort selektiv. Edhe me ligj është i ndaluar seleksionimi i aborteve, por edhe caktimi i gjinisë me IVF është i ndaluar me ligj”, ka deklaruar për Rel Paçarada.

Ali Krasniqi, kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se preferenca e lindshmërisë ndër vite në Kosovë, është në favor të djemve, duke u bazuar, siç thotë ai, në statistikat që ata i posedojnë.

Krasniqi përmend faktin se, Kosova ka më shumë femra rezidente, e që siç thotë ai, kjo po ndodh për shkak të lëvizjes së popullsisë në vendet e Bashkimit Evropian e më gjerë, kryesisht të gjinisë mashkullore.

“Në popullsinë rezidente kemi një ndryshim. Ne kemi publikuar edhe vlerësimin e popullsisë në vitin 2015, për arsye se kemi një lëvizshmëri gjatë fundit të vitit 2015 dhe fillimi i 2016 jashtë Kosovës, dhe në kuptimin e strukturës gjinore tash raporti ka ndryshuar në favor të femrave. Pra, kemi një numër më të madh të femrave rezidente në Kosovë për arsye të lëvizjes”.

“Këtu ka shumë faktorë që përcaktojnë selektimin e lindshmërisë në Kosovë. Trendi i lindjes së meshkujve me preferencë ende vazhdon, por ka një rënie graduale, në krahasim me dekadat e mëparshme”, është shprehur Krasniqi

Sipas studimit, shkalla e dallimit në gjini edhe në vendet e Kaukazit Jugor, në Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji, duke përfshirë edhe disa pjesë të Ballkanit, është rritur ndërmjet 110 – 117 djem në 100 vajza, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Klosi: Në Tiranë, Durrës e Korçë do hapen shkolla të ngjashme me atë austriake

Klosi: Në Tiranë, Durrës e Korçë do hapen shkolla të ngjashme me atë austriake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In