• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ndryshon nga Shukri Xhelili/ Safet Gjici mund të akuzohet për shpërdorim detyre

by Java News
16/06/2023 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasojat e publikimit të një video, ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij, janë të shumëfishta. Karriera politike e kryebashkiakut socialist ka marrë një goditje shkatërrimtare, ndërsa qeveria nuk vonoi shkarkimin nga detyra. Ndërkaq, SPAK ka nisur hetimet kryesisht, meqenëse Gjici është subjekt i SPAK-ut për shkak të cilësisë si kryetar bashkie, pavarësisht veprës penale që dyshohet. Në rastin konkret, Gjici mund të akuzohet nga SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrë, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.

Gjici implikohet penalisht për faktin sepse marrëdhënien seksuale e ka kryer në zyrën e shtetit, duke pasjellë përfitime jo materiale. Ndërkaq, rasati i Safet Gjicit ndryshon nga ish kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Gjici ka shfrytëzuar zyrën e shtetit në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, ndërsa Shukri Xhelili përdori postin zyrtar për favore seksuale, duke i ofruar një vajze vend pune në bashkinë që drejtonte në këmbim një raporti seksual. Pikërisht për këtë rrethanë Shukri Xhelili u dënua me 2.8 vite burg për korrupsion dhe jo për shpërdorim detyre.

Nëse SPAK do të ngrejë ndaj Gjicit vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës, Gjici i shpëton verifikimit pasuror. Për shkak të veprimtarisë në fushën e biznesit, Safet Gjici është një nga kryebashkiakët më të pasur. Gjici rezulton pronar i 9 apartamenteve dhe njësive në Tiranë, lokal në Tiranë, pronar i një vile 3 katëshe në Tiranë me sipërfaqe 432 m2, dy sipërfaqe ullishte rreth 2 mijë m2, 400 m2 tokë arë etj.

Gjici deklaron transaksione me vlertë qindra mijëra euro, mbi 500 mijë euro huamarrje, mbi 600 mijë euro obligacione, rreth 300 mijë euro hua për shoqërinë “Eurogjici Security” që e kontrollon përmes të afërmeve të tij si dhe dhjetëra mijëra euro në llogari bankare. Safet Gjici menaxhon përmes familjarëve të tij kompanitë si: Euro-Gjici, -Eurogjici-Security, Kevin Construksion, Futboll Klub Kukësi, Manjola Gjici dhe Eronaldo./shqiptarja.com

Next Post
Berisha akuzon Yuri Kim për humbjen në zgjedhje: Përpjekje mafioze shqiptaro-ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën

Berisha reagon për videoskandalin e Gjicit: Rama të njoftojë Presidentin për vakancën, Begaj të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin

Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin

January 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

January 15, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

Po transportonte 60 kilogramë kanabis që ishte planifikuar të shitej në Tiranë dhe Krujë, arrestohet 52-vjeçari

January 15, 2026
15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

January 15, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

January 15, 2026
Gjoba ditore deri në 500 mijë lekë, ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjeve të dëmshme online

Gjoba ditore deri në 500 mijë lekë, ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjeve të dëmshme online

January 15, 2026
“Është bërë gati vendi për ekzekutime”. Irani përgatitet për hakmarrjen e madhe?

“Është bërë gati vendi për ekzekutime”. Irani përgatitet për hakmarrjen e madhe?

January 15, 2026
Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

Pezullimi i vizave amerikane, eksperti zbulon detajet: Thelbi është barra buxhetore, ja deri kur do qëndrojë në fuqi

January 15, 2026
Reagon ashpër Gjin Gjoni: Rama na urren, nuk emëroi asnjë ministër nga Veriu

Qendrimi i Berishës ndaj SPAK, Gjin Gjoni: Ai ka kritika ndaj individëve, jo ndaj institucionit

January 15, 2026
Vendimi i Apelit për PD nxjerr në pah domosdoshmërinë e rekursit në Gjykatën e Lartë

“Pasuritë e tyre, në sitë të prokurorisë”, Gjikondi: Basha ka orientuar SPAK drejt Berishës për “21 janarin”

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In