• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ndryshoi Duma/ Dridhe Grida, dridhe: Kë Gridë të besojmë?

by Java News
21/02/2023 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grida Duma, ish deputetja e PD që kontestoi Bashën si kryetar partie, por që sot ka rezerva edhe për Sali Berishën, gjendet në një qorsokak qëndrimesh politike. Kjo vështirësi nisi me misionin e ri, drejtimin e emisionit politik në Top Channel, ‘Top Story’. Dikur një zë i fortë i opozitës në sallën e kuvendit, sot, kë përfaqëson Grida Duma me zërin e saj?

Vetëm pak ditë më parë, televizioni Top Channel në bashkëpunim me Grida Dumën vendosin që kjo e fundit të udhëtojë në Dubai, me qëllim intervistën me themeluesin dhe pronarin e kompanisë EMAAR, Mohamed Alabbar, investitori i projektit të transformimit të portit të Durrësit.

Grida Duma në Top Story: “Uroj që prralla të investimeve të tilla të bëhen realitete në Shqipëri, me një bukuri të tillë, me ndërtesa kaq modern dhe me stil”

Por le të kthehemi pas në kohë. Në vitin 2021 ku u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Deputetja Duma në një intervistë për Euroneës shprehu se nuk pranonte bashkëpunimin e kërkuar nga Kryeministri Rama, i cili pas daljes së rezultateve u bëri ftesë opozitarëve të uleshin në tryeza të përbashkëta. Por ama per projektit “Durrës Yachts & Marina”, zonja Duma kishte një mendim tjeter.

Grida Duma për Euronews: Për cështje themeltare, porti I Durrësit është projekt nacional. Ti nuk mund ta marrësh vetëm atë. Në kushtet që ti e di që opozita reale është në rrugë, ti edhe mund të presësh dhe të presësh një marrëveshje tjetër, sic u ule në tavolinën e Kodit electoral, se ne nuk ishim në parlament kur u ulë. Porti I Durrësit është një projekt shumë I madh, që ka të bëjë me pronën publike të shqiptarëve, me sa vijon ky koncesion. Pse nuk e thërret edhe opozitën reale”.

Dje e shënjestroi këtë projekt, ndërsa sot pranoi rëndësinë dhe peshën pozitive që mban. Përgëzimet për punën e sapo nisur te projektit strategjik “Durrës Yachts & Marina”, si edhe lëvdatat për Mohamed Alabbar, nuk munguan nga ana e Dumës.

Grida Duma në Top Story: Faleminderit edhe nga shqiptarët për investimet tuaja dhe kujdesin tuaj. Uroj të shuhet cdo dyshim për këtë investim të madh, por edhe vetë historia jua është një përrallë. Kjo është një përrallë, është një histori e mbushur me besim, me pozitivitet.

Por çfarë ndodhi që ndryshoi pozicionin e Grida Dumës për projektin e Jaht Marina? E sigurt që nuk ndryshoi as projekti dhe as Alabar. Ndryshoi Grida Duma, me siguri përpara se të merrte rrugën e gjatë dhe të mundimshme deri në Dubai.

Grida Duma në Top Story: Sigurisht një investitori të huaj, ne nuk mund t’i adresojmë ato që janë përgjegjësi politike mbi investimin e tij.

Next Post
Kur të rreh edhe budallai i lagjes dhe…‘thyerja në mes’ e ortakut ‘marsian’

A do të bëjnë revolucion Berisha dhe Meta? Islami: Nuk mund të bëhet se kështu vendos partia...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In