I pyetur për mungesën e djeshme në seancën për Ballukun të Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt, Rama tha se nuk është puna e tij, por e kreut të grupit parlamentar të kuptojë arsyet.
“Nuk merrem unë me këtë punë, është kryetari i grupit që të kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.
Kujtojmë se në seancën e së enjtes në Parlament ku u votua kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, munguan 3 deputetë nga Partia Socialiste; Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Blendi Gonxhe, nuk ishin të pranishëm në sallë.
Blendi Gonxhe njoftoi përmes një statusi në rrjetet sociale se ndodhej në MIPIM 2026 në Cannes, duke prezantuar Shqipërinë, si një destinacion tërheqës për turizmin dhe investimet ndërkombëtare.
Ndersa per Fatmir Xhafajn, A2 CNN mësoi se ishte jashtë vendit prej ditësh dhe e ka pasur të pamundur të jetë në seancë, ashtu si dhe në mbledhjen e grupit ditën e hënë.











