Partia Demokratike organizoi sot një tubim para kryeministrisë, tubim i cili vijon ende me një grupim mbështetësish të opozitës të ngujuar në çadra para selisë së qeverisë.
Në protestë merrnin pjesë drejtuesit e partive opozitare dhe deputetët e PD.
Por ajo që ra në sy ishte mungesa e deputeteve Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli të cilat njihen për qëndrimet e tyre kritike ndaj kryetarit Basha.
Pas komentimit të gjerë të mungesës së tyre, dy deputetet i’u përgjigjën interesit të mediave për mungesën teksa thanë se ndodhen jashtë vendit për vizita zyrtare./a.m.