• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse monologu i Kurtit për dialogun me Serbinë është i lodhshëm?!

by Ben Andoni
15/07/2021 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Katër qeveri përpara tij, qysh pas pavarësisë së Kosovës, punuan seriozisht për dialogun e vështirë me Serbinë. Kuptohet të asistuar jo pak nga aleatët strategjikë dhe shumë dashamirë ngado. I fundit, ish-kryeministri Avdullah Hoti, ardhur nga LDK, mundi edhe të nënshkruante përballë ish-presidentit Trump, sëbashku me presidentin serb Vuçiç një marrëveshje të ngatërruar tre palëshe nga e cila u dol me disa realitete. Falë saj Kosova mori një njohje të madhe, si ajo e Izraelit…

Kanë kaluar vetëm pak muaj dhe kryeministri aktual Albin Kurti jo vetëm nuk i respekton por madje i ka përfolur jashtëzakonisht ato dokumente që iu lanë përkushtueshëm sipër tavolinës. E jo vetëm punën e bërë nga paraardhësi dhe të gjithë para tij, porse ka gjetur kohë edhe t’i nëpërkëmbë duke e treguar çdo gjë sëprapthi. Vetëm se tani ndryshe nga kur ishte në opozitë, kur luante një rol tejet patetik, duhet të shpërfaqë sesa efikase ishte ajo që mëtonte si strategji për këtë dialog, që ka marrë aq shumë energji, vite dhe durim. Anipse monologu i tij, nuk është më humbje kohe për të gjithë këtë proces por i lodhshëm për ato energji të stërmëdha që i janë vendosur dialogut nga të gjitha palët vendase dhe të huaja.

Duket se sfida kryesore e z. Kurti është të gjejë gjuhën e duhur me kryetarët e partive kryesore në Kosovë duke u respektuar mendimin për dialogun por edhe duke zgjidhur mosmarrëveshjet e shumta që ka ngritur me arrogancën e vet. E fundit erdhi me shkarkimin e bordit të RTK-së. Por ai nuk i begenis më fare. Asimetria për Kosovën është tejet e vështirë: ndërsa ata që e përkrahin flasin se në fund duhet të ketë njohje reciproke; palët pro-sllave dhe vetë Beogradi këmbëngulin se nuk ka njohje dhe nuk ka pse të ketë. Për fat të keq, për Kosovën është shumë më e kushtueshme zgjatja e dialogut sesa për Serbinë që e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Madje, prononcimi cinik i Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, kur reagoi pas deklaratave të bëra së fundmi nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sipas së cilës nëse ushtria serbe mësyn drejt kufirit të Kosovës do të përballet me ushtarët amerikanë, ai iu përgjigj përmes medias se: “mes Kosovës dhe Serbisë s’ekziston vija kufitare. Vetëm një vijë administrative është me provincën tonë jugore, që ka dallim të madh”.

Cinizëm i hidhur, e nuk mbaron këtu, sepse Serbia edhe pse e ka një përgjigje negative për deklarimin e pavarësisë së Kosovës dhe nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut, më shqetësuese është insistimi i saj dhe sidomos i Rusisë për respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas këndvështrimit të tyre. Rezoluta sot konsiderohet e tejkaluar.

Edhe pse pakrye ky debat nuk e justifikon aspak, nga ana tjetër, mosndarjen e përvojës me opozitën. Si gjithnjë Kurti e ka një justifikim: fitorja e 14 Shkurtit 2021, i atribuon një mandat pakushtëzim për të kryer bisedimet pa pasur ndihmën e rivalëve të tij politikë të brendshëm, që gati i përçmon.

Falë këtij pozicioni, Kurti po bën edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare një përballje aspak normale. Ku toni dhe vazhdimi që ai mendon i dialogut me Serbinë të jetë pa kompromis për çështjet që ai i konsideron të rëndësishme e që lidhen me sovranitetin e Kosovës (Kosova e ka një të tillë), po e lodh faktorin ndërkombëtar. Njohësit e mirë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi i përmendin trajtimin e komuniteteve jo-shumicë që Kurti e bën si të jenë një pakicë dhe të përsërisë se, për shkak se Kosova bëri lëshime më të dhimbshme sipas Planit të Ahtisaarit, vendi i tij nuk ka asgjë më shumë për të ofruar. Ashtu si mund të merret me mënd, plani i Ahtisarit po rishfaqet sërish në tryezë dhe djalli fshihet në detaje, ku serbët kanë ingranuar makinerinë më të madhe të individëve dhe strukturave që njohin kleçkat e Të Drejtës Ndërkombëtare. Përballë kësaj makinerie, Kosovës i duhet ndihma e stërmadhe e të gjithë aleatëve dhe sidomos e SHBA, duke pasur parasysh se mënyra e vetme që Serbia do ta njohë vendin është nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do i bëjnë presion e kushtëzime për ta bërë këtë. Për më tepër, kjo justifikohet edhe nga prania e NATO-s në Kosovë, e cila për fat të mirë është baza e vërtetë për ta mbrojtur Republikën e Re, nga kërcënimet ndaj integritetit të saj territorial dhe lloji i ndikimit rus të përhapur në Ukrainë. Të mjafton kjo e fundit për të kuptuar se Kurti jo vetëm duhet të ecë përkrah partnerëve të Kosovës në dialog, por edhe duhet të mendojë mirë vështirësitë, mendojnë sot ekspertë të ndryshëm, kur kemi parë sesa neglizhent është faktori ndërkombëtar kur flitet për pavarësi si ajo e Kosovës.

Shqetësimi tjetër lidhet me atë që kryeministri Kurti por jo pak dhe elementë të ndryshëm nga dy vendet në dialog i shpërfaqin dhe i konsiderojnë te marrëveshjet e arritura me shumë mundim në Bruksel, nga Kosova dhe Serbia. Jo thjesht diskursi publik e tregon ndryshe, por më shumë se kaq ka interpretime shumë të kundërta. Duket sikur palët flasin ndryshe sy-për-sy dhe ndryshe në publik. Në rastin e Asosacionit ( ASM), ajo paraqitet nga pala kosovare se duhet të funksionojë si një shoqatë me një status të OJQ-së të ngjashme me Asociacionin ekzistues të Komunave të Kosovës. Kurse Beogradi e paraqet ASM si “Srpska”, një organ autonom me kompetenca ekzekutive. “Sot ne votojmë Srpska, nesër ndërtojmë Srpska” ishte parulla e Listës Serbe në zgjedhjet e 2013, një mesazh që tregoi realitetin e hidhur me komunitetin serb të Kosovës në atë kohë dhe zgjatimin e tyre politik nga Beogradi. Duke e kuptuar me të drejtë këtë, Vetëvendosje, partia në pushtet e Kosovës, që ka qenë e para që ka treguar shumë profesionalisht rrezikun e kësaj ndërmarrje, e përshkroi ASM si “Zajednica” (bashkësi), një alegori gjuhe kundër interesave politike të komunitetit serb. Sikur të mos mjaftojë kjo, një faj i madh është i Brukselit që e fut kokën në rërë si struci, duke mos e paraqitur në formë transparente atë rrezik që të gjithë parashohin nëse ajo do të bëhet sipas formulës serbe.

Ka ardhur koha që Kurti të kuptojë se komunave serbë që funksionojnë me logjikën e Beogradit t’u afrohet dhe t’u tregojë se shteti i tyre është Kosova. Që nga pamja e ndryshuar e narrativave për vendet e fesë, që edhe sot kanë shumë atribute përkrahëse në statutin e Kosovës, teksa ka nevojë për subjekte të reja ndaj Kishës Ortodokse Serbe, që jo pak herë përbëjnë një kërcënim për shtetësinë e Kosovës. Dhe, qasja e Kurtit dhe administratës së tij nuk duhet të jetë thjesht institucionale por edhe e zgjuar jo vetëm për të ardhmen e shqiptarëve por edhe të serbëve të Kosovës.

Ka ardhur koha që indiferenca, patetizmi dhe monologu i Kurtit të ndryshojë sepse deri tani është i lodhshëm dhe në një qorrsokak, që megjithëse duket këndshëm, mund t’i kaloj në të ardhmen e afërt si favor Serbisë. Vonesa e dialogut ndihmon Beogradin, nguti dhe kapja e konjukturave të duhura shqiptarët. (Homo Albanicus)

Next Post
Vendimi në ditën e fundit, dritë jeshile Durrësit: Gjeni zgjidhje për plehrat, lekët i jep qeveria

Vendimi në ditën e fundit, dritë jeshile Durrësit: Gjeni zgjidhje për plehrat, lekët i jep qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In