• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Monika dhe Iliri po krijojnë një parti të re politike?

by Kreshnik Spahiu
23/05/2020 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Ilir Meta dhe “Zonja e Parë” Monika kanë afro 6 muaj, që po përgatisin themelimin e një partie të re politike.

Shumëkush e ka të vështirë ta kuptojë arsyen pasi dihet që ata kanë Lëvizjen Socialiste për Integrim të hipotekuar familjarisht.

Për të mos u zgjatur shumë, po ju numëroj disa arsye pse Meta dhe Kryemadhi po organizojnë një parti të re:

– Sepse ka një hapësirë bosh në Shqipëri që duhet pushtuar. Afro 50% e elektoratit nuk duan asnjë nga partitë e vjetra. Duke krijuar një Partinë të Re, ata djegin mundësinë që faktorët e tjerë të themelojnë një Pol të Tretë.

– Sepse ata mbajnë të hapur një Plan B, në rast se shkarkohet nga posti i Presidentit të Republikës prej komisionit socialist.

– Sepse ata mendojnë një Plan C në rast se SHBA kërkon proçedimin penal të Ilir Metës dhe izolimin e tij.

– Sepse kanë aq shumë para dhe burime financiare me lopatë, sa nuk ju kushton asgjë të vënë në punë lekët KESH nëpërmjet krijimit një partie tjetër.

– Sepse LSI është dobësuar aq shumë duke qëndruar në opozitē dhe ka rrjedhje pa fund në struktuara për shkak se janë larguar gjithë interesaxhinjtë që u antarësuan për një vend pune.

– Sepse LSI rrezikon mos e kaloj pragun elektoral në zgjedhjet e reja në rast se ndryshon sistemi elektoral.

– Sepse çiftit Meta i duhet të luaj me dy porta: 1- LSI e Monikës me Partinë Demikratike djathtas, 2- Partia e Re “Meta” e pavarur nga të fryjë pushteti.

– Sepse duke qenë me 2 parti mund të mbledhin çdo thërime, rrjedhje apo grupe interesi me qëllim që të hanë nga dy krahët.

– Sepse Berisha ja ka kërkuar të kopjojë lëvizjen Kuqezi për ti vjedhur kauzën dhe elektoratin nacionalist apo patriotik në Shqipëri ende të pa përfaqsuar në parlament, dhe për këtë ka nisur kopjon çdo simbol dhe slogan.

– Sepse në Shqipëri ka një elektorat që është edhe kundër ndërkombëtarve apo ambasadave dhe këtë mund ta tërheq veç Ilir Meta

– Sepse duke krijuar një parti të Re e shantazhojnë më shumë Edi Ramën.

– Sepse kjo është mënyra e vetme që me sistemin aktual mos lejojnë që Partia Socialiste të marr një mandat të tretë.

– Sepse bashkshortja e tij Monika, ka larguar çdo personalitet nga LSI dhe e ka katandisur kryesinë me 5 gjimnaziste më të shkurtra se vetja me qëllim që të mos e rivalizojnë në parti. Të larguarit nga LSI do i mbledh ai tek partia e re.

Lista me arsyet pse çifti presidencial do bēj parti të re është shumë e gjatë, por duhet të presim edhe ca muaj.

Tani ka marr rolin e viktimës. Kërkon të bind publikun që mafia rajonale duan kokën e tij.

Ka shpikur sërish idenë e atentateve!

Janë i vetmi çift në shqipëri që mbushën 30 vjet në politikë.

Ai mbetet personi që do hyj në histori si njeriu që rrogën e tij të parë e pati si kryeministër sepse s’kish bërë asnjë punë tjetër, më parë në jetë.

Tani si ka mbetur gjë tjetër. I duhet t’ja kaloj dhe Enver Hoxhës duke projektuar 30 vite të tjera.

Fundja ende janë të rinj. Mosha e tyre është 50 vjeç. Për çiftin Gryk-Madhi s’është asgjë krijimi i dy partive apo blerja 50% e aksioneve në Partinë Demokratike.

Ata e kanë “lekun letër”……

Next Post
8 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit/ Shkon në 989 numri i të prekurve me koronavirus në vend

8 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit/ Shkon në 989 numri i të prekurve me koronavirus në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In