• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Moldavia është një bekim politik për Shqipërinë në BE?

by Ylli Pata
29/09/2025 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Para disa vitesh, Moldavia dhe Shqipëria përveçse vendet më të varfëra të Europës, ishin edhe vendet me imazhin më rëndë për opinionin publik europian. 

Kronikat e zeza të vendeve europiane për vite janë ushqyer me steriotipin apo klishenë e tutorit shqiptar dhe së trafikuarës moldave. Një klishe që vinte nga varfëria, që vinte nga një e kaluar e errët që shpërtheu qelbin e mbledhur ndër vite të infeksionit nën zgjedha diktatoriale. 

Moldavia ngjan shumë me Shqipërinë, jo vetëm nga varfëria dhe klishetë që u kanë ngjitur në mënyrë bulliste mediat dhe politikanët racistë, por edhe nga uritë gjeopolitike që fqinjët kanë dashur në vite që tu marrin pjesë të tokës, kur nuk janë ngopur në shekuj duke i marrë e i marrë pafund. 

Moldavia si Shqipëria që janë vende të vogla, u kanë gjetur pakica etnike shumë vende fqinjë, të cilët investojnë në politikanë e media lokale për të ruajtur e mbajtur axhendën e tyre. 

Moldavia, një vend i varfër në kufi me Rusinë, deri para pak kohësh ishte një zonë për të cilën askush nuk interesohej. Përveç Rumanisë që thonte që nuk ka Moldavi sepse është pjesë e jona, apo Rusisë që e konsideron një apendiks të saj, ngaqë ka edhe një enklavë si zonë kushinete ndërmjet Rumanisë e Moldavisë, nga disa qarqe të ndryshme “rilevante” të gjeopolitikës europiane rreshtohej në grupin e vendeve që konsideroheshin të dështuara. Ku përveç Modavisë hynte Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e disa vende të tjera. 

Por, dy vjet më parë, shërbimi sekret gjerman shpërndau një material për mediat e vendit të tij se të gjithë këto të ashtuquajtur institute apo “vatra studimi”, a “qendra gjeopolitike”, nuk ishin gjë tjetër vetëm degë të shërbimit sekret rus. Dhe ky narracion kundër këtyre vendeve ishte pjesë e asaj që quhet “luftë hibride”. 

Pas luftës në Ukrainë, Bashkimi Europian ka ndryshuar totalisht qasjen për vendet që konsideroheshin edhenga qarqe “raciste” brenda saj si object për tu tallur e bullizuar. 

Një muaj më parë në Chișinău, në një event për të përkujtuar pavarësinë e këtij vendi nga Rusia, atje ishin liderët kryesorë të Europës. Përkatësisht kryeministri Gjerman Frederich Merz dhe presidenti francez, Emanuel Macron. Të cilët e premtuar shkoqur e pa asnjë fyshim se Moldavia do të jetë një vend anëtar i Bashkimit Europian. Madje Macron foli në gjuhën moldave, duke ngritur peshë ndjenjat e pjesëmarrësve të shumtë në tubim, duke përfituar edhe nga një afërsi frankofone e vendit. 

Zgjedhjet e djeshme në Moldavi ishin një sfidë jo thjeshtë politike por gjeopolitike, ku vendosej se ky do qëndrojë ky vend në kufi me Rusinë. i cili vendosi në shumicë absolute të qëndrojë me Europën. 

Ky rezultat, përveç aspektit të përgjithshëm të Europës politike, i jep edhe një mbështetje vendeve që kërkojnë integrimin në BE, ku Ballkani e veçanërisht Shqipëria janë më të interesuarit. 

Avancimi i Moldavisë, e cila sot është kthyer në hirushën e BE-së, heq logjikën apo klishenë e deleve të zeza, ku bënte pjesë edhe Shqipëria./Tema 

Next Post
Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia

Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In