• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse Merkel mbetet skeptike për lehtësimin e masave/ Virologët thanë “po” shumë të kujdesshme, por nëse shtohen rastet…

by Java News
07/05/2020 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presionet e ekonomisë dhe landeve dhanë rezultate: masat drastike të kufizimeve për shkak të virusit Corona do të lehtësohen. Por duhet shikuar nëse ka ndonjë rrezik për kthimin e valës së infektimeve.

Gjërat po shkojnë përpara – të gjitha dyqanet do t’i hapin dyert, shkollat dhe kopshtet poashtu. Sërish do të ketë sport dhe futboll në televizor, ndonëse pa shikues. Vera po vjen ndërsa birraritë do të hapin dyert. Ata që duan së shpejti mund të shkojnë edhe në pushim brenda Gjermanisë – madje edhe në hotele.

Virologët kanë thënë një “po” të kujdesshme. Por ata nuk kanë pasur ndonjë zgjidhje tjetër, ndonëse e kanë të qartë se rreziku i një vale tjetër të infektimeve është i madh. Vendi, ekspertët, mjekët dhe sanitetët, sistemi i shëndetësisë, por edhe politikanët kanë bërë më të mirën e mundshme. Gati asnjë vend tjetër në botë nuk ka menaxhuar më mirë deri tani pandeminë me virusin Corona si Gjermania. Shikuar nga numri i infektimeve të reja, ka ardhur koha që të pezullohen kufizimet drastike.

Kancelarja mbetet skeptike

Deutschland Berlin | Pressekonferenz | Angela Merkel (Getty Images/Pool)

Ditët e kaluara kancelarja Merkel i ka shikuar me mosbesim përpjekjet e politikanëve të landeve për lehtësimin e masave – prej restoranteve në Bavari e deri tek hapja e hoteleve në Mecklenburg-Vorpommern. Angela Merkel tani e ka hedhur përgjegjësinë tek landet. Nëse rikthehen infeksionet, ato duhet të ndërmarrin masa të shpejta për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme, për ndalimin e kontakteve sociale. Kancelarja ka insistuar që gjërat të jenë kështu.

Merkel është skeptike nëse masat do të rezultojnë me sukses. Shumë komentatorë e kritikojnë se Merkelin se po e trajton popullin e vet sikur të ishin fëmijë. Merkel konsiderohet në botën e jashtme si një udhëheqëse shumë e mirë, por në vend janë të shumtë ata që e kontestojnë ate. Ndaj ajo ka vendosur që  të dakordohet me kërkesat e shumta për hapjen e shoqërisë dhe zhvillimeve, por me kusht që të mbahen maskat dhe distanca. Me fjalë të tjera, shteti ka vendosur të kufizojë jetën shoqërore, ndërsa njerëzit janë përgjigjur pozitivisht. Tani ka ardhur koha kur përgjegjësinë duhet të bartë secili për vete. Kështu po ndodhë në shumë vende.

Prova më e madhe para nesh

Deutschland Berlin | Pressekonferenz | Angela Merkel (Getty Images/Pool)

Ajo që kemi mësuar në javët e kaluara është se gjërat janë të brishta dhe mund të ndryshojnë nga dita në ditë. Maskat janë përjashtuar në fillim nga ekspertët si jo të domosdoshme, si të pakuptimta. Ndërsa tani të gjithë thonë se duhet të mbahen. Njerëzit tani janë duke kuptuar të gjithë fuqinë e pushtetit të landeve. Ato e kanë detyruar kancelaren që hezitonte të pezullojë masat.

Bundesliga në futboll do të fillojë së shpejti, ndonëse me masa të forta higjiene. Sidoqoftë, tani vjen koha e testit të vërtetë për gjermanët, të cilët deri tani kanë kaluar relativisht mirë këtë pandemi. Tani duhet të jemi të përgjegjshëm, të mbajmë distancë, maska dhe të kujdesemi për veten dhe të tjerët. Virusi mbetet mes nesh. DW

Next Post
Po hapnin pus për vaditje, bllokohen brenda tij tre persona në Berat

Po hapnin pus për vaditje, bllokohen brenda tij tre persona në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In