• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse me ‘Top’ mbi Minishengenin Ballkanik?!

by Pajtim Bello
29/07/2021 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Me radarët e ndezur dhe topat e mbushur mezi kanë pritur mbylljen e takimit të radhës Rama-Vuçiç-Zaev sot në Shkup, mbajtur sipas kalendarit te veprimtarive të Iniciativës së Minishengenit Ballkanik. E kishin të lehtë ti shkrepnin topat dhe i lëshuan gjylet e rënda jo vetëm mbi Iniciativën, në thelb, por më ashpër mbi Edi Ramën. Janë të njëjtët opinionistë e politikanë që kanë xhongluar me qëndrimin ndaj kësaj iniciative, sipas interesave politike të çastit. Në spektrin e politikanëve shqiptarë veçohen deklaratat e bëra nga Z.Sali Berisha dhe Z.Tritan Shehu, të cilët duan të rritin kreditet e tyre patriotike. Të dy janë memorizuar si furnizuesit me kaburante të makinës vrastare serbe të Millosheviçit.

Me karburantet e furnizuara prej tyre u masakruan, u vranë dhe u zhdukën pa lënë gjurmë me mijëra boshnjakë e kosovarë. Tashmë, mbasi makineria serbe e luftës e kreu misionin, këta patriotë u zgjuan nga gjumi. Duke gogësitur zbuluan se: Minishengeni Ballkanik sjell popullimin e Shqipërisë me serbë; se aleancat trilaterale nuk i shërbejnë stabilitet, hapësirës ekonomike, lirive të qytetarëve, por nxisin fantazmat e vjetra; se po ndërtohet Jugosllavia e re etj.. Kur vjen fjala për vlerësimin e lartë që SHBA dhe BE i japin kësaj iniciative, mjeshtërisht strehohen në hije.

Jo pak opinionistë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë “ndjehen të preokupuar”: se po shkohet drejt Serbisë së Madhe, se marrveshja favorizon Serbinë si vend ekonomikisht më i zhvilluar në rajon, se po shkelet mbi pavarësinë e Kosovës dhe dhimbjen e kosovarëve shkaktuar nga genocidi serb etj.. Këta, së bashku politikanë e opinionistë, e kanë bërë si adet që mbi Ramën të hedhin gurë e çfarë të mundin.

Duket se të tillë janë gatuar, të shajnë e të anatemojnë!… Por, larg çfarë thonë e rekomandojnë këta, na duhet të qendrojmë me këmbë në tokë. Dihet se marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor historikisht kanë qenë dhe ende janë problematike. Klima politike në këtë rajon është ende e trazuar, e ngarkuar me re. Kjo situatë pengon zhvillimin ekonomik të secilit vend dhe integrimin ekonomik mes tyre; njëkohësisht vështirëson e ngadalëson edhe anëtarësimin e tyre në BE.

Gijthmonë Bashkimi Evropian ka kërkuar dhe nxitur që vendet e Ballkanit Perëndimor të evidontojnë e zhvillojnë projekte të përbashkëta me standarde evropiane, në fushën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore, energjetike, doganore etj.. dhe në thelb të garantojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve në rajon. Zëvendës-Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer gjatë Forumit të Prespës u shpreh: ”Shtetet e Bashkuara besojnë se përpjekjet e rajonit për të krijuar një treg të përbashkët rajonal, janë hapa normalë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.”.

Por si do të krijohet ky bashkëpunim rajonal? Mbase disa e mendojnë përmes rrugës së konfliktit. Pa dyshim, jo se janë më patriotët dhe shpresoj që këta mes nesh të jenë të paktët! I gjithë faktori ndërkombëtar perëndimor sugjeron që rruga e duhur është dialogu dhe bashkëpunimi, ku pa dyshim edhe ai rajonal siç është vetë Iniciativa e Minishengenit Ballkanik.

Iniciuesit e kanë ditur dhe e dinë se Bashkëpunimi rajonal në kuadrin e Ballkanit Perëndimor nuk është rrugë e lehtë, përkundrazi e mbushur me vështirësi e sfida që duhen kapërcyer. Për ta realizuar këtë duhet largpamësi, durim, qëndresë, guxim dhe trimëri në vendim marrje. Kjo është detyra e vështirë që historia ia ka ngarkuar klasës politike të kohës.

Askush nuk duhet të fshihet pas parullave patriotike, por të bëhet pjesë e atyre që duan të shpien përpara këtë proces historik për secilin vend dhe për të gjithë rajonin. Të gjithë të bashkojmë mendjet e fuqitë dhe të ndajmë përgjegjësitë; larg fantazmave që na shfaqen e na pengojnë të shkojmë drejt botës së qytetëruar perëndimore.

Next Post
Kush është 30-vjeçari që u vra në Lushnje, zanafilla e sherrit me kushërinjtë

Vrasja dhe plagosja e trefishtë për tokën në Lushnje, kapen autorët Marjus & Afrim Hasalla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In