Gjatë përvjetorit të 23-të të masakrës në Krushë të Madhe, kryeministri i Kosovës është përballur me një moment jo të mirë.
Ndërsa po vizitonte varrezat e martirëve të lirisë në Krushë të Madhe, Kurti u përballë me motrën e dëshmorit, kushërirën e Ukshin Hotit.
Motra e dëshmorit i ka kërkuar nga shefi i ekzekutivit të dijë arsyet pse është shkarkuar si diplomate e Kosovës.
“Më vjen mirë që keni ardhur sot. Por, si është e mundur që unë para një jave jam pushuar nga puna si diplomate e Kosovës, duke dalë nga ky gjak, sakrifica e këtyre dëshmorëve më ka dërguar të shkollohem në Austri dhe unë sot me padrejtësinë më të madhe, para një jave shkarkohem nga puna si diplomate”, dëgjohet duke i thënë ajo, Kurtit.
Kurti është përgjigjur shkurt duke i thënë se “nuk e di këtë gjë, duhet ta kuptosh”.
Ajo sërish ka insistuar duke i treguar Kurtit se ka pasur padrejtësi gjatë shkarkimit të diplomatëve.
“E kuptoj, por padrejtësitë po vazhdojnë me të thënë të drejtën. Unë jam betuar para varrit, para gjakut të këtyre dëshmorëve”, thoshte ajo.
Kurti është zotuar se do të interesohet për shkarkimin e saj nga vartësja e tij, shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla.
“Do të interesohem për çka bëhet fjalë. Do ta shikojë për çka bëhet fjalë”, thotë Kurti.












Jasht cdo norme njerezore dhe edukative debati i zonjes me zotin Kurti,ne nje ceremoni te tille