• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse më 24 mars të vitit 2021, Serbia nuk do bombardohej!

by Mero Baze
24/03/2021 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sikur 24 marsin e vitit 1999 ta zhvendosim në vitin 2021, Serbia nuk do të bombardohej, Kosova nuk do çlirohej dhe ajo që diskutohet sot për pakicën serbe në Kosovë, do të diskutohej për shumicën shqiptare.

Edhe pse duket paradoks, kjo zhvendosje artificiale në kohë e kësaj ngjarje të madhe për kombin shqiptar, tregon se sa rëndësi ka momenti historik, dhe akoma më shumë, sa rëndësi ka që elita politike e një vendi, të jetë e qartë në atë moment.

Sikur Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi si bashkëkryetarë të delegacionit të Rambujesë, të mos kishin nënshkruar marrëveshjen, por të kishin dëgjuar Sali Berishën në Tiranë, apo Adem Demaçin dhe Albin Kurtin në Prishtinë, sot Kosova do ishte nën Serbi.

Sikur në Rusi të mos ishte president Boris Jelcin, që nuk mbante dot p..dhët në konferencë shtypi me Klintonin, por të ishte Vladimir Putini, Serbia nuk do bombardohej.

Sikur Kina të mos ishte ajo e 22 viteve më parë, por kjo e sotmja, që po sfidon SHBA-në, Serbia nuk do bombardohej.

Sikur në krye të Francës të ishte Makron, e jo Zhak Shirak,  Serbia nuk do bombardohej.

Sikur në Britani të Madhe, të mos ishte në krye Toni Blair, por Boris Xhonson, Serbia nuk do bombardohej. Biles Xhonson atëhere dhe e pat bërë publik qëndrimin e tij kundër bombardimeve.

Por mbi të gjitha, sikur në Beograd të mos ishte në pushtet Sllobodan Milosheviçi dogmatik dhe nacionalist i shkollës së vjetër, por një tip si Vuçiç, që di ta mashtrojë Perëndimin, edhe pse është nacionalist i kulluar serb, përsëri Serbia nuk do të bombardohej.

Nga ana tjetër, sikur në krye të shqiptarëve në Kosovë, të ishte Albin Kurti dhe Adem Demaçi, Seria përsëri nuk do bombardohej, pasi ata ishin kundër nënshkrimit të “Marrëveshjes së Rambujesë”, që solli bombardimet.

Për fatin tone, kundërshtimi i Albin Kurtit, që ishte zëdhënës i Adem Demaçit dhe shefit të tij, nuk i ndali dot bombardimet dhe as lirinë e Kosovës.

Për ironi të fatit, Albin Kurti e pranoi shtetin e Kosovës, 22 vite më vonë, vetëm kur u bë kryeministër. Tani ata që e bënë Kosovën të pavarur, janë të vdekur, ose të burgosur, kurse ai në krye të Kosovës, për shkak të populizmit të tij.

Mjafton kjo përmbysje e plotë e raporteve ndërkombëtare dhe kombëtare për Kosovën, 22 vite më pas, për të kuptuar se Kosova ka pasur fat SHBA-në dhe liderët perëndimorë të asaj kohe.

Nëse do ishim vonuar atë muaj, atë javë, atë ditë që duhej nënshkruar, si sot më 24 mars, 22 vite më parë, nuk do të binin bombat që sollën lirinë e atij vendi.

Ndaj sot më shumë se kurrë, ata që janë në krye të Kosovës dhe që nuk kanë asnjë meritë për shtetin e Kosovës, duhet të kuptojnë se ata po drejtojnë një shtet që e bëri të tillë SHBA, NATO dhe aleanca e vendeve perëndimore me ta, kundër Rusisë dhe Kinës, që nuk kishin fuqi të kundërshtonin.

Sot shumica ka ndryshuar kundër Kosovës. Rusia dhe Kina, nuk janë më ato që ishin, ku njërës i ngatërroheshin këmbët e presidentit nga pija, e tjetrës i ngatërronin bombat, adresën e Ambasadës në Beograd, për shkak të “hartave të vjetra”.

Ato sot janë sfiduese të Perëndimit. Evropa nuk është më e bashkuar rreth Kosovës, ndërkohë që pesë anëtarë të saj ende nuk po e njohin.

SHBA është e vetmja fuqi e madhe që qëndron krah saj dhe mbron investimin e saj politik, diplomatik dhe ushtarak në Ballkan, përmes Kosovës.

Dhe kur mendon këtë dhe dëgjon kryeministrin e ri të Kosovës, të injorojë si prioritet, njohjen ndërkombëtare të Kosovës, e kupton sa afër rrezikut të zhbërjes së shtetit të Kosovës jemi.

Mjafton një shenjë lodhje nga SHBA dhe bota nuk është më ajo që bëri Kosovën. Përkundrazi, është një botë, shumica  e së cilës ngjan e penduar, edhe për shkak të Kosovës.

Ndaj mos u gënjeni nga ata që thonë kemi prioritet punësimin, kreditë për punëtorët e fshatarët, ndërrimin e bordeve, apo hakmarrjen politike. Ata janë frikacakët që nuk i vënë dot gjoksin fatit të Kosovës, por duan vetëm karrigen e pushtetit të saj.

Shteti i Kosovës është ende një mision i papërfunduar, dhe injorimi i betejës për njohjen e plotë ndërkombëtare të Kosovës, është goditja më e madhe që mund t’i jepet Kosovës në këto momente. Dhe kjo dhemb shumë sonte, më 24 mars 2021.

Next Post
FOTO / Xhelal Mziu maskohet si Lenini: Nga maja e Ilnicës do të nisë stuhia e fitores

FOTO / Xhelal Mziu maskohet si Lenini: Nga maja e Ilnicës do të nisë stuhia e fitores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In