• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse macet e zeza përfaqësojnë fatin e keq? Ja shpjegimi

by
09/09/2015 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse macet e zeza përfaqësojnë fatin e keq? Ja shpjegimi

Miqtë dhe fansat e maceve e dinë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga këto krijesa të buta të botës. Por besimi se macet e zeza janë fatsjellëse të këqija ka ekzistuar për shekuj me radhë. Gjatë krijimit të shtetit egjiptian (rreth 3000 vjet para Krishtit), të gjitha macet nderoheshin dhe adhuroheshin. Të vrisje një prej tyre ishte krim. Macet e zeza konsiderohen të frikshme shpesh në të gjitha llojet e kulturave, dhe edhe pse shumë prej miteve e shohin ndryshe, si diçka pozitive, por tradita perëndimore ka një përfytyrim tjetër.

PERIUDHA E MESJETËS

Duket se lidhja mes fatit të keq dhe maceve të zeza daton në mesin e shekullit të 14. Nuk dihet saktësisht si dhe pse macet u lidhën me Djallin në Mesjetë, por besimi ishte aq i fortë sa që ato shfarosën gjatë vitit 1348 se mendoheshin si shkaktare të një sëmundje të rëndë infektuese. Por ironikisht nuk ndodhi kështu, sepse plagët e sëmundjes u përkeqësuan edhe pas shfarosjes së maceve të zeza. Shkaku i vërtetë kishin qenë minjtë, dhe macet mund t’i kishin përdorur për kapjen e minjve.

FOLKLORI SKOCEZ

Folklori skocez përmban një zanë të njohur me emrin Macja Sith, një mace gjigande e zezë (me një pikë të bardhë në gjoks) që besohej se kishte aftësinë për të vjedhur shpirtin e njerëzve të vdekur. Ky besim çoi në ruajtjen e trupave të njerëzve përpara se të digjeshin.

EPOKA E MAGJISË

Macet u fajësuan edhe për magjinë e zezë. Zërat për magjinë e zezë filluan të përhapeshin nëpër Europë gjatë shekullit të 16. Macet e zeza ishin të parat që u bënë pjesë e gjuetisë, vetëm sepse shumë shtriga mbanin me vete mace të zeza. Besimi se magjistricat mund të shndërroheshin në vetë macet e zeza, kaloi deri në Amerikë.

LËVIZJET E MACEVE

Ekzistojnë edhe shumë legjenda të lidhura me lëvizjet e maceve të zeza. Në shumë vende të Europës, ku macet e zeza shihen akoma si ‘fat i keq’, ekziston një shenjë akoma më e keqe kur një mace e zezë të ndërpret rrugën. Por duket se gjermanët e kanë lehtësuar disi këtë legjendë duke thënë se kur macja kalon nga e djathta në të majtë është lajm i keq. E kundërta ndodh kur macja kalon nga e majta në të djathtë. Shpresojmë që macja t’ju kalojë në drejtimin që ju dëshironi. E njëjta gjë ndodh edhe për lojtarët e pokerit. Nëse një mace e zezë kalon para rrugës së lojtarit që po largohet nga kazinoja, atëherë do të thotë se ata do të kthehen prapë. Edhe piratët kohë përpara thoshin se nëse macja e zezë është drejtuar drejt teje, është lajm i keq, nëse po largohet atëherë është lajm i mirë.

TË FLASËSH MBI BAZA SHKENCORE

Ndërsa pigmenti i zi nuk është i kufizuar në raca të veçanta, raca Bombay është lloji i maces që ju pikturoni më shpesh kur keni parasysh një mace të zezë klasike. Shumica e maceve të zeza kanë sy të verdhë ari, falë sasisë së lartë të melaninës në trupin e tyre. Macet meshkuj e kanë pigmentin e zi më të theksuar se ato femra.

NUK JANË DHE AQ FAT I KEQ SA MENDOHEN

Sipas disa legjendave, macet e zeza janë fat i mirë, si në rastin e Britanisë së Madhe. Besimi në fuqinë e maceve të zeza, është aq i fortë sa ata i përdorin për dhurata macet e zeza për të bekuar çiftet e reja.

Ndikimi i egjiptianëve dhe dashuria e tyre për macet ka ndikuar në disa kultura europiane. Marinarët dhe gratë e tyre besonin në fatin e mirë që vinte nga fuqia e maceve të zeza. Ata mendonin se do t’i shtonin pasurinë. Japonezët gjithashtu i nderojnë macet e zeza si simbol i fatit të mirë. Ato shihen si shumë të rëndësishme veçanërisht për gratë beqare. Edhe në Rusi, për shekuj me radhë macet janë parë si fat i mirë.

VLERËSIMI

Imazhi i maceve të zeza përdoret shumë gjatë festës së Halloween-it. Data 17 gusht i është kushtuar maces së zezë dhe është quajtur “Dita e Vlerësimit të Maces së Zezë”.

Next Post

Tom Doshi e Mark Frroku: S'jena mo, s'jena mo, s'jena mo...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In