• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Lulzimi s’kap dot, as lartësinë e “Big-Benit”, as majat e Tomorit?

by Kreshnik Spahiu
30/10/2021 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Dje zyra e shtypit të Lulzim Bashës sulmoi ashpër deputetin Tomor Alizoti.

“Çdo parti ka Blush-ët e saj” ishte referenca negative që ju referua zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Në fakt Lulzim Basha nuk i afrohet as tek gishtat e këmbës dhe jo më tek mendimi politik as Ben Blushit dhe as Tomor Alizotit për këto arsye:

– Beni dhe Tomori e kanë politikën genetike. Beni është djali i publicistit dhe intelektualit Kiço Blushi, ndërsa Tomori është nipi i Riza Alizotit, disidentit politik të orëve të para të komunizmit, i cili së bashku me një grup deputetësh krijuan opozitën e parë anti-komuniste në Shqipëri.

Ndërkohë 100% e demokratëve nuk ja dinë as emrin babait apo gjyshit të Lulzim Bashës, sepse jo vetëm i ka anonym, po dhe i mban në hije, sepse ai baba, mama, vëlla dhe mentor ka Xhafën, vjehrrin e tij me të cilin tallet gjithë partia.

– Ben Blushi është publicist dhe politikan në ADN dhe ka nisur karrierën e tij që 20 vjeç në lëvizjen e dhjetorit, në të njëjtën ditë kur Tomori ishte i internuar, ndërsa Lulzimi nisej në Holandë me paratë e Soros për të studiuar.

– Ben Blushi hyri dhe doli në politikë me “markën” dhe profilin e tij politik dhe jo duke iu lëpirë si Lulzimi dy fëmijëve të Sali Berishës.

– Beni dhe Tomori përfaqësojnë ideologji të ndryshme, por e rëndësishme është që janë përfaqësues dinjitoz dhe avokatë të paepur të këtyre doktrinave, ndërsa Lulzim Basha ka qenë, është dhe do mbetet një hije e berishizmit në Shqipëri.

Madje nuk po e braktis metodologjinë berishiste edhe pasi braktisi Berishën.

– Beni dhe Tomori nuk kanë marrë dhurata politike në jetë, por i kanë fituar ato. Ndërsa Lulzim Basha është ish-pushtetari më i konsumuar dhe pa merita, i cili në 16 vjet ka marrë qyl 16 poste.

– Beni dhe Tomori kanë dhënë prova që mbijetojnë me emrin e tyre edhe kur nuk janë në listat e parlamentit.

Ndërkohë Lulzimi veç dy punë ka bërë në jetë jashtë politike: Kamerier në Rinas dhe asistent përkthimesh i Argitës në Mitrovicë.

– Beni dhe Tomori kanë demostruar shpirtin kritik dhe opozitarizmin kundër lidershipit, duke qenë brenda në parlament, ndërkohë Lulzim Basha kurrë në jetën e tij nuk ka bërë një kritik ndaj Sali Berishës kur ishte kryeministër i Shqipërisë.

– Ben Blushi me karizmën e tij 2013-2017 eklipsoi opozitën shqiptare në Parlament dhe populli shijonte fjalimet dhe denoncimet e Blushit nga foltorja e Kuvendit, ndërkohë që kryetari i opozitës Lulzim Basha flinte gjumë apo i merrte leje Berishës se kur do i jepte leje për të folur në Parlament.

Ahhh më falni se për një gjë i jap të drejtë akuzave të Partisë Demokratike që ndryshe nga Blushi, Tomori nuk di të shkruajë libra.

Gjithsesi është më dinjitoze të mos shkruash fare libra si Tomori, sesa të vetmin libër në jetë që publikoi në jetë Lulzimi “Misioni im”, ia shkruajti tjetër kush dhe e shpërbleu me futjen në listë si deputete.

Beni dhe Tomori janë 10 vjet më të mëdhenj në moshë se Lulzimi, por 50 vjet më të rinj referuar mendimit dhe intelektit të tyre krahasuar me njeriun i cili ngjan më plak se Saliu, në shterpësinë apo impotencën e mendimit politik në Shqipëri.

Ai është i veçantë në llojin e tij, por me një karakteristikë që do harrohet shpejt pasi ta flakë Saliu, sepse ndryshe nga Beni dhe Tomori, ky nuk di as shkrim dhe as këndim politik.

Të gjithë do themi: “Na ishte një herë një manekin, që na e bëri peshqesh Saliu”.

Next Post
Topi: Mes Bashës e Berishës ka mbaruar gjithçka, ruajnë njëri tjetrin se ishin bashkë tek marrëveshja e detit apo “21 janari”

Bamir Topi shprehet për “Foltoren": Ish-kryeministri gaboi për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In