• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Lulzim Basha nuk ka qëndrim politik ndaj akuzave për UÇK-në

by Mero Baze
15/11/2020 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha duket se po kryqëzohet mbi rolin e tij të paqartë në mbledhjen e fakteve për krimet e luftës në Kosovë nga ana e shqiptarëve. Dhe shkaku kryesor, nuk është sulmi frontal i Qeverisë ndaj tij në këtë pikë, por mungesa e një qëndrimi serioz nga ana e tij.

Ai përveçse duhet të jetë i vërtetë në shpjegime, duhet doemos të ketë qëndrimin e vet publik sot, për atë që ka ndodhur.

Edhe pse është shumë populiste dhe në modë të jesh pro UÇK-së, siç është Qeveria, nuk do të thotë që të mos kesh një qëndrim për atë që ka ndodhur, edhe të ndryshëm nga Qeveria.

Sali Berisha përshembull ka një qëndrim të ndryshëm nga Qeveria e Tiranës. Ai këmbëngul se UÇK ka kryer krime në Kosovë dhe dikush prej tyre duhet të dënohet.

Lulzim Basha nuk ka as qëndrimin e Sali Berishës, as atë të Edi Ramës. Dhe problemin e ka, se ai dëshiron të ketë qëndrimin e Edi Ramës, por është i kompleksuar nga puna si hetues i UÇK-së, dhe nga ana tjetër, nuk do t’i afrohet fare qëndrimit të Berishës, edhe pse ai qëndrim ëshë formuar edhe nga puan e Lulzim Bashës.

Për një të huaj që e ndjek këtë debat në Shqipëri, nuk përbën problem populizmi i Qeverisë. Ajo e ka të qartë aleancën me liderët politikë të UÇK-së. Për një të huaj është e paqartë se çfarë mendon në të vërtetë Lulzim Basha si politikan, jo si hetues i UÇK-së.

Mungesa e një qëndrimi prej tij, pafuqia për të mbajtur qëndrim politik ndaj kësaj historie, e bëjnë atë viktimë të besueshme edhe si hetues, biles dhe manipulues provash.

Kur ti shikon se ai nuk mban dot qëndrim politik ndaj asaj që ka ndodhur, bindesh se ai i druhet konfliktit të interesit në dosjet e UÇK-së.

Dhe kjo e bën atë sot politikanin atipik në trojet shqiptare, që nuk ka asnjë qëndrim politik ndaj historisë së gjykimit të UÇK-së.

Fjala vjen dhe në Kosovë ka politikanë që mbështesin Berishën e thonë që ata duhet të dënohen për krime lufte. Ka dhe gazetarë.

Shumica mendojnë se kjo është dispropocionale në raport me Serbinë, apo që dosjet janë fabrikuar. Por ama kanë një qëndrim.

Bile dhe vetë qëndrimi i Kadri Veselit ishte shumë më burrëror dhe professional, se gjithë folklori shqiptar rreth kësaj historie, pasi ai deklaroi se ‘po shkojmë në Hagë të pastrojmë historinë tonë’.

Lulzim Basha nuk ka asnjë qëndrim politik dhe kjo e lë atë të lidhur me këtë histori, vetëm si hetues krimesh të UÇK-së.

Është një zgjedhje që vjen, ose nga fakti se e di çfarë ka bërë, ose nga fakti që nuk di çfarë bën.

Next Post
U shoqërua në Polici, flet Kastriot Islami: Ma bëri Edi Rama, u thashë që jam figurë publike po nuk pyetën

U shoqërua në Polici, flet Kastriot Islami: Ma bëri Edi Rama, u thashë që jam figurë publike po nuk pyetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In