• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Lulzim Basha nuk fiton dot vota me pandeminë

by Ardit Rada
04/11/2020 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alfred Peza

 

Përtacia për të menduar diçka tjetër, ose se dikush mund tja ketë mbushur mendjen se covid-19 mund ti japë disa vota më tepër, duket se e kanë detyruar Lulzim Bashën prej disa ditësh me radhë, që të meret vetëm me këtë çështje. Po meret edhe nëpër konferenca shtypi, edhe në takime me militantët që i shet si ekspertë të shëndetit publik, edhe në një takim të fundit me farmacistë, por edhe përmes propogandës së mediave pranë tij.

Ka shumë arsye se përse kjo çështje jo vetëm që nuk prodhon dot vota, por nëse vijon që të trajtohet si deri më sot me lotë krokodili si ato të Lulit, sigurisht që mund të sjelli edhe efektin e kundërt për opozitën në zgjedhje.

E para, pandemia nuk është një problem shqiptar. Nuk është një realitet i krijuar nga qeveria e Shqipërisë. Nuk është një problem lokal, që ka prekur vetëm zgjedhësit apo qytetarët tanë. Por, është një problem global, në luftën kundër së cilës janë angazhuar të gjitha qeveritë kudo në botë, organizmat e specializuara ndërkombëtare, shkenctarët, e deri tek organizatat humanitare që meren me trajtimin dhe menaxhimin e çështjeve të tilla masive që rrezikojnë shëndetin e popullsisë.

E dyta, Shqipëria nuk është në asnjë rast, në asnjë statistikë dhe në asnjë raport, pjesë e vendeve më problematike në drejtim të mënyrës së reagimit të qeverisë dhe strukturave të specializuara, në luftë kundër virusit vdekjeprurës. Përkundrazi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera prestigjoze, e kanë vlerësuar qasjen e Shqipërisë, konform të gjitha standardeve e protokolleve të përcaktuara dhe me pasoja në raport me numrin e popullsisë, shumë më të ulëta sesa shumë shtete të tjera të rajonit, kontinentit dhe botës.

E treta, nëse do të prodhonte vota shndërrimi i çështjes së pandemisë, në një kauzë politike dhe elektorale, atëherë kjo nuk mbetej për tu parë deri më 25 prill 2021, por do të ishte provuar deri më sot në të gjitha ato shtete që kanë zhvilluar zgjedhje përpara nesh. Por as në Malin e Zi e as në Maqedoninë e Veriut, kjo lloj qasje opozitare, nuk ndikoi në rezultatin final zgjedhor.

Përkundrazi. Përdorimi i një çështje mjekësore me pasoja për jetën e gjithësecilit pa asnjë përjashtim, për politikë, për vota, për interes të përfitimeve të ngushta vetiake në kurriz të qytetarëve, ka rezultuar ndëshkuese.

E katërta, nëse covid-19 do të prodhonte politikë dhe pasoja elektorale, ajo mund të provohej më mirë se kudo tjetër në botë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku numri i të prekurve dhe ai i viktimave prej saj është nga më të lartat në botë. Presidenti Donald Trump është nga të vetmit udhëheqës që refuzuan në mënyrë demonstrative mbajtjen e maskës si një masë e detyrueshme mbrojtëse dhe dëgjimin e këshillave të shkenctarëve, me të cilët ka qenë në konflikt të hapur e publik.

Fakti që rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit, në garën mes tij dhe sfidantit Joe Biden është rrotë më rrotë, dëshmon se pandemia nuk prodhoka dot as vota dhe as mandate. Aq e vërtetë duhet të jetë kjo, sa ka suprizuar edhe vetë Presidentin në detyrë, i cili tha se kishte arritur që të merte në këtë garë, shumë më tepër vota sesa e kishte menduar ai dhe strategët i tij elektoralë.

Dhe e fundit, asnjë opozitë politike sot në të gjithë botën demokratike nuk e ka kauzë dhe kalë beteje, çështjen e pandemisë globale. Ato që tentuan, e kanë marë menjëherë përgjigjen. Treguesi më i mirë për këtë, është rënia si kurrë më parë në historinë e viteve të fundit, e mbështetjes për forcat politike, rrymat dhe liderët populistë. Shembujt e Italisë, Francës dhe Gjermanisë, janë mëse të mjaftueshme për ta kuptuar dhe vërtetuar këtë.

Këto dhe argumenta të tjera, tregojnë sesa kundërproduktive është që të tentosh të fitosh kredo politike sot dhe elektorale nesër, me anë të pandemisë. Ndaj dikush duhet ti thotë Lulit se e ka kuptuar gabim, si shumë gjëra të tjera, se mund të fitojë vota me këtë çështje!

Next Post
Ish-ambasadori Tarifa tregon arsyet pse sondazhet nxorën fitues Biden me rezultate të thella

Ish-ambasadori Tarifa tregon arsyet pse sondazhet nxorën fitues Biden me rezultate të thella

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In