• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse loja me forcën është pika e dobët e Bashës

by Agron Gjekmarkaj
02/09/2018 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Dje, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, bëri një deklaratë të fortë para gazetarëve. Në çdo këndvështrim, ajo dukej korrekte. Basha tha një sërë gjerash të vërteta në lidhje me aktualitetin politik, ekonomik e kriminal në vend, i cili kulmoi me agresionin e armatosur ndaj gazetares Klodiana Lala. Ajo çka bënte përshtypje ishte paralajmërimi ndaj Ramës për të mos kaluar vijën e kuqe!

Loja me forcën, në fakt, ka qenë gjithmonë pika e tij e dobët. Raporti mes retorikës dhe faktit ka pasur në mes përrenj të rrëmbyeshëm ngjarjesh, që i kanë mbajtur pafund larg brigjet e tyre.

Nuk është rasti për t’i përmendur ato me radhë sepse në 5 vite që Lul Basha qeveris PD-në, ato janë shumë. Një farë mundi për t’i kujtuar e shkruar duhet, por është momenti për të pranuar se ka trokitur e thekshme nevoja për të ndërtuar një mur të kuq, të cilin, për delikatesë, e thërrasim vijë! Dje, Basha u vetofrua si murator i tij.

Le t’i urojmë punë të mbarë, paçka se do duhej ta kishte filluar me kohë atë punë. Ajo që ka ndodhur me ministrat e Brendshëm gjatë këtyre viteve është e pazakontë, tronditëse, por ende më tepër produkti i punës së tyre, kanabizimi i vendit dhe shndërrimi i Shqipërisë në bazë të narkotrafikut, kapja e të gjitha institucioneve, vakumi me gjykatat e plot bëma të tjera, e kanë merituar me kohë vijën e kuqe. Sot, korrupsioni e tejkalon edhe fantazinë e zënë rob nga propaganda e rilindjes.

Por, çështja është se shpesh opozita nuk ka besuar në kauzat e veta. E fundit qe mosbindja civile, që u katandis në vrasje kohe. Edhe kur ajo ka pasur të drejtë, ua ka ngarkuar në shpinë atyre që s’i mbanin dot. Këtë e ka kuptuar edhe elektorati, i cili ia zvogëloi asaj ndjeshëm mbështetjen në zgjedhjet e fundit.

Duket si paradoks, por është thjesht logjikë. Në këtë kontekst ku Edi Rama hyn si elefanti në kinkalerinë e varfër te shtetit tone pa asnjë vrasje ndërgjegjeje e sidomos pa shenja frike për të prishur Teatrin Kombëtar dhe në vend të tij ta mbushë me kulla e në rrëzë të tyre një hajat që do zëvendësojë godinën klasike, ndjeshmëritë që e tejkalojnë opozitën janë zgjuar.

Personalisht, qysh ditën e parë kur ky lajm i çmendur na zuri derën, kam besuar që opozita duhet ta politizojë maksimalisht këtë kauzë. Shembja e Teatrit ose mbijetesa e tij janë simbolika ndërmjet një demokracie në agoni (siç ngjan teatri i vjetër e i rrjepur) me autoritarizmin pa kundërshtar (simbolikisht i përfaqësuar nga kullat e betonit).

Basha ka premtuar vijën e kuqe. Ai duhet ta dijë se inflacioni me deklaratat dëmton, së pari, autoritetin e tij, së dyti, fuqinë opozitare dhe çka do të ishte më tronditëse, i jep mundësi Ramës të dëshmojë forcë dhe të ndjellë frikë për kohën në vazhdim.

Kryetari i PD-së ka një mundësi të madhe për të futur në një kallëp identitar, deri tash të munguar, lidershipin e tij. (Basha të kujdeset që të mos i trembë qytetarët me disa prej deputetëve të tij.

Ata le të sjellin ujë e panine për protestuesit e të largohen me vrap). Por pas çdo mundësie fshihet një rrezik i madh.

Fati ndihmon guximtarët, na ka mësuar Virgjili dhe sa herë guximi mungon, ai s’të ndihmon dot. Me çadrën, Basha e mori një leksion kësisoj.

Nëse e zbyth Ramën nga zgrapsja e tokës publike, Lulzim Basha duhet të merret seriozisht pas asaj dite. Nëse vija e kuqe shndërrohet në llastik si plënci, që fryhet sa më shumë që ha, opozita s’i ka bash mirë punët për gjatë. Deri tani, ndërtimi i vijave të kuqe ngjan me legjendën e Rozafës që endet ditën e prishet natën. Të shpresojmë që nga folklori po kalojmë në realitet.

Një gjë nuk ndryshon përtej veglave të opozitës për të ndërtuar apo jo, e vërteta se Edi Rama ka nevojë për një mur të kuq për të na shpëtuar ne nga mënyra si qeveris dhe veten nga barra e madhe e mëkateve.

Duhet ta ndihmojmë veten dhe qytetarin Edi Rama, pse jo duke i besuar edhe dje Lulzim Bashës me shpresën që nuk do kalojnë mbi trupin e tij përsëri.

(Panorama)

Next Post
Kush e vrau 30-vjeçarin në Shkodër? 20 të shoqëruar në polici

Kush e vrau 30-vjeçarin në Shkodër? 20 të shoqëruar në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

February 4, 2026
Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

February 4, 2026
Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

February 4, 2026
Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Rrënimi moral i një sistemi

February 4, 2026
“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

February 4, 2026
Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

February 4, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje plot surpriza artistike mbresëlënëse

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje plot surpriza artistike mbresëlënëse

February 4, 2026
Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë

Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In