• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse ligji për arsimin e lartë nuk kaloi dot pragun e Presidencës?

by
14/08/2015 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikes, z. Bujar Nishani e ktheu mprapsht Ligjin per arsimin e larte. Ai ka veshtrimin e tij per kete ligj.

Media te ndryshme kane miresine te me drejtojne pyetjen se cfare mendoj lidhur me kete?

Dhe eshte e natyrshme meqe bashke me qindra pedagoge te tjere edhe une kam qene kunder ketij ligji te formuluar pa kulture juridike e qe sipas meje nuk e ben dot reformen e shumepritur ne arsim, por eshte konceptuar nga dhe per interesa te ngushta private.

Privatizimi i sektorit te arsimit dhe futja e konkurrences te tregut si mekanizmi kryesor i menaxhimit te kultures, arsimit dhe shkences, eshte vete dora e padukshme qe i con gjerat me per dreq sec jane.

Cfare mendoj une tani qe ligji nuk e kaloi dot pragun e Presidences ?

E para gje qe mendoj eshte te falenderoj thellesisht median, pronaret e saj, gazetaret, qe diten ta percjellin kete debat me profesionalizem, objektivitet dhe paanesi. Kjo verteton se gazetaret dhe mediat po te lihen te qete ne punen e tyre e mos u ngaterrohen neper kembe te tjere dine ta bejne bukur punen e tyre. Per kete ndihem i lumtur, kuptohet se perse…

E dyta, shoh se tani masa pedagogesh, studentesh, eksperte te huaj, keshilla profesoresh, institucione arsimore, deputete te opozites, Presidenti i Republikes si edhe mijra e mijra qytetare jane kunder ketij ligji, kurse qeveria, e kuptohet, shumica parlamentare, si edhe pak operatore private e te punesuar te tyre ne arsim jane dakord me te. Ligji nuk ka arritur pra aspak dhe fatkeqesisht te siguroje gjithepranimin e nevojshem per legjitimitet moral dhe besueshmeri.

E treta, cfare mendoj per vendimin refuzues te Presidentit te Republikes?

Une e kam thene modestisht qe kur dola nga Presidenca pra nga tavolina e konsultimit qe zoti President pati miresine te organizoje.

Perderisa te gjitha palet vajten te Presidenti, edhe palet pro edhe palet kunder ligjit, kuptohet qe vajten sepse besonin se ai do te jepte nje verdikt te drejte. Cfare kuptimi do te kishte nga ana morale qe sikur Presidenti te kishte vendosur kunder asaj qe une mendoja, te nisja ta akuzoja e fyeja se nuk kishte marre vendim te drejte???

Morali im ne debatin publik eshte respektimi si i atyre qe ndaj mendime te njejta, ashtu edhe atyre me te cilet kam kundershtime. Nuk e njoh as fyerjen dhe as kritere te tjera vec atyre qe ndertohen nga argumente racionale.

Pra, edhe ne kete rast qe ai rikonfirmoi bindjet tona kunder ketij ligji, perseri me qetesi gjykoj se ne cdo rast do te respektoja cdo vendim te tij.

Per institucionet dhe personat qe i personifikojne ato, ne politiken e moralshme nuk perdoren insinuatat ofenduese, pra une asnjehere nuk e kaloj kete cak moral ne debatin publik. Kjo eshte abc e politikes demokratike bazuar ne vlera.

A mendoj, e katerta, se kjo qe ndodhi do te beje qe Kuvendi t’i rishikoje keto pika qe ngre Presidenti?

Nuk besoj poqese nisem nga perceptimi qe kam tani per konjukturen politike. Shumica parlamentare nuk me duket se eshte e gatshme te kuptoje se perse ky ligj nuk eshte ai qe duhet.

Cfare duhet bere? Sipas meje nuk ka kuptim qe as Presidenti t’i imponohet Kuvendit dhe as Kuvendi t’i imponohet Presidentit.

As t’i gjuajne me topuze njeri tjetrit. Kjo nuk do te sillte asgje te mire, po asgje te mire fare nga ana institucionale.

Une mendoj se Kuvendi ka nevoje te porosise nje kunderekspertize per kete ligj.

Une jam i bindur dhe i sigurt se kjo kundereskpertize do te nxirrte fakte qe do ta trondisnin Kuvendin nisur nga nje analize per gjendjen e sotme te arsimit, e cila derimesot as qe eshte bere, dhe duke paraqitur fakte te rendesishem per interesat qe kerkojne te shfaqen ne realitet.

Do ta trondiste.

Pastaj ekspertiza pro ligjit dhe ekspertiza kunder ligjit te studjohen nga eksperte te huaj qe te angazhohen nga Kuvendi dhe mbi kete baze, sipas gjykimit te tyre, te merret nje vendim.

Kete vendim do ta respektoja sidoqe te ishte.

Perndryshe nuk do te kemi vecse nje loje institucionale, nje perleshje elektoraliste, nje inskenim politik me debat shterp e qe ne universitareve nuk na sherben aspak.

Next Post

Alketa Vejsiu publikon foto të fëmijërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nis pakot me fletët e votimit drejt shteteve ku jetojnë zgjedhës të regjistruar

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

February 22, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

February 22, 2026
Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

February 22, 2026
Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

February 22, 2026
“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

February 22, 2026
Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

February 22, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Të humbësh ndjenjat… në trafik dhe trafiku si emergjencë kombëtare!

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In