Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së prodhuesve tha në emisionin Now në Euronews Albania se bumi turistik i këtij viti në Shqipëri është fakt dhe i paparashikuar në këto përmasa.
Shkodra renditi tre faktorë që sipas tij kanë ndikuar në fluksin e madh të turistëve këtë verë në Shqipëri.
“Duhet bërë një analizë pse ndodhi kjo; janë tre faktorë të rëndësishëm; edhe ajo ekstravaganca e kryeministrit në daljet publike ndërkombëtare është një lloj brendimi i Shqipërisë. E dyta, ke pasur një transmetim të Shqipërisë në rrjetet sociale të frikshme. Rrjetet sociale të japin të mirën dhe të keqen në 3 sekonda, sidomos Tik-Tok. E treta, duke pasur një vend që tashmë nuk është i pasigurt, të gjithë jemi turistë dhe gjëja e arë që shohim është a po shkojmë në një vend të sigurt. Shqipërua është një vend ku bëhet turizëm i qetë, e pamë sivjet që patëm një fluks të frikshëm turistësh”, tha Shkodra.