• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse kush zbaton ligjin, është “diktator” në Shqipëri?

by Artur Ajazi
18/05/2020 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kush ka zbatuar ligjin, kush ka qenë në mbrojtje të ligjit, kush ka denoncuar shkelet e vërteta ligjore, është shpallur gjithmonë i paligjshëm dhe “diktator” në Shqipëri. Kush ka luftuar me kokëfortësi për ta zbatuar ligjin, për tu njehsuar edhe ne si vendet e tjera në Europë, gjithmonë është shpallur “kriminel, i poshtër, diktator, komunist”. Por le të kthehemi pas në vite…Pas vitit 1992, kur në pushtet erdhi partia e ish-opozitaristëve të sotëm, në politikën e brishtë shqiptare zbatimi i ligjit, u deklarua si “mëndësi diktatoriale”, kurse ata që tentuan ta zbatonin ligjin u deklaruan dhe u shpallën “armiq të demokracisë”.

Shkelja e ligjit me dy këmbët, nisi nga kioskëzimi i vendit, nga mbushja e Tiranës dhe qyteteve tona, me lokale metalike dhe lloj-lloj lokalesh me tulla dhe qerpiçi, duke i dhënë kryeqytetit të vendit dhe qyteteve tona, një fizionomi mesjetare, dhe “kapitalizmit” një fytyrë edhe më egërsuese e injoruese. Natyrisht mes zallamahisë, do të dilte dikush që do të rikthente frymëmarrjen e Tiranës, që do të rrafshonte kioskat zhulanjose, dhe objektet 2-3 dhe 4 katëshe, të cilat kishin bllokuar investimet, zhvillimin dhe europianizimin e saj, dhe krejt qyteteve tona.

Një erë e re, nisi të frynte kur Edi Rama, nisi luftën me barbarët dhe përfituesit e demokracisë, me “pionierët” e kapitalizmit që mbanin shtërnguar fort teserën dhe logon e partisë, kioskat ku çdo gjë bëhej, veç ekonomi tregu jo. Shkelja e ligjit, u kthye në normë. Ishte Edi Rama që zbatoi ligjin, por u shpall “i korruptuar, diktator, bllokmen”, u hetua, u gjykua, madje u mblodh edhe një goxha komision parlamentar, që u mbyll me turp për partinë dhe kryetarin e saj. I vetëm, në krye të bashkisë së Tiranës, Edi Rama i riktheu fytyrën dhe erëzin kryeqytetit, jo duke sulmuar dhe fyer, por duke zbatuar ligjin, duke menduar dhe zbatuar projekte të rëndësishme për zhvillimin e kryeqendrës së Shqipërisë.

Por ja q ë, partia e ish-opozitaristëve erdhi sërish në pushtet në 2005, duke u rikthyer në avazin e vjetër edhe për 8 vite të tjera, duke e thelluar përdhosjen e ligjit, duke mbledhur mes Tiranës sërish kioskat, lokalet pa leje dhe banesat e paligjshme. Duke u premtuar hallexhinjve të cilëve u mori votat se “sa të jemi ne, hani, pini, fitoni dhe këndoni”. Por pas 8 vitesh pushtet absolut, partia e ish-opozitaristëve, iku duke u mundur 1 milion me zero. Shqipëria, Tirana dhe qytetet e vendit, nisën të marrin sërish frymë,

shpresa dhe besimi u ngjallën, pasi investimet mbuluan cep më cep vendin. Ligji nisi të flakë në kanale, objekte 4-5 dhe 10 katëshe, zbatimi i ligjit nisi të rrafshojë “prona” dhe pasuri majtas dhe djathas, dhe sërish Edi Rama u shpall “diktator, bllokmen, antishqiptar, i korruptuar”. Sulmet vinin nga oborri i SHQUP-it, vinin nga ata që ligjin as e njohin, dhe as e kanë zbatuar ndonjëherë. Vinin nga ata që janë tallur me ligjin për 30 vjet, sulmet vinin nga ata që duke shkelur ligjin mbushën dhomat me euro dhe dollarë, vinin nga ata që erdhën në Tiranë dikur me xhaketa borxh, dhe u bënë “profesorë, doktorë”, ministra, rektorë, deputetë, dhe padyshim milionerë.

Por Edi Rama, nuk u tërhoq, dhe as ka ndërmend të tërhiqet, pasi një fjalë e urtë thotë “pemës me kokrra, i gjuhet me gurë”. Kush zbaton ligjin në Shqipëri, gjithmonë shpallet nga pakica e pakicës “armik, proserb, diktator, i korruptuar, mafioz”. Një refren i vjetër, që vjen nga zyrat qëndrore të një partie ekstremisht të majtë, që shkeljen e ligjit e quan “burrëri” kurse shkelësin e ligjit e quan “qëndrestar dhe viktimë e diktaturës komuniste”.

Next Post
Ish-presidenti Obama për Trump: E menaxhoi Covid-19 me një katastrofë kaotike

Trump kërcënon me burg Obamën dhe Biden: Janë të korruptuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In