• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë Shqipërisë dhe po i afrohet Serbisë?

by Kreshnik Spahiu
20/08/2021 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Shqipëria dhe Kosova s’kanë qenë kurrë më larg njëra-tjetrës sesa në regjimin e Albin Kurtit.

– Kosova ka qenë më pranë, në epokën e Mbretit Zog, i cili nuk u quajt Mbret i Shqipërisë por “Mbret i Shqiptrave”.

– Kosova ka qenë më pranë Shqipërisë gjatë qeverisjes Mustafa Krujës 1941-1943, ku zyrtarisht Kosova ju bashkua Shqipërisë duke u pranuar edhe nga Musolini dhe Hitleri

– Kosova ka qenë më pranë Enver Hoxhës i cili ndonëse nuk bëri asnjë sakrificë për bashkim por çuditrisht ishte idhull për çdo kosovar ku në çdo dasëm këndohej “Enver Hoxha tungjatjeta” apo ne Stadiume tifozët bërtisnin E-Ho, E-Ho, E-Ho.

– Kosova ka qenë më pranë në kohën e luftës kur liderët e UÇK dhe FARK u strehuan dhe u furnizuan me armë nga kryemninistrat Fatos Nano dhe Pandeli Majko

– Kosova ka qenë më pranë gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt apo Abdulla Hotit, ku dy qeveritë shqiptare takoheshin sistematikisht në Tiranë, Prishtinë, Prizren…

Kosova ka qenë gjithmonë më pranë Shqipërisë, krahasuar me shtetin aktual i cili ka vendosur të njëjtën distancë si me Serbinë.

Paaftësia e Kryeministrit Albin Kurti për dialog shfaqet në çdo tryezë.

– konflikt me amerkanët

– opozitë me Shqipërinë

– bojkot tryezës ballkanike

– mungesë dialogu me Serbinë

Qeveria Kurti do hyj në historinë e zezë të Shqipërisë për dy aspekte:

1- E para herë, që një qeveri shqiptare që zyrtarisht voton kundër një marrveshje amerkiane të nënshkruar në shtëpinë e Bardhë.

2- E para herë, që një qeveri e Prishtinës që kërkon rrëzimin e qeverisë së Tiranës.

Kurrë në histori Kosova nuk ka tentuar të rrëzoj pushtetin në Shqipëri.

Humbja e turpshme e zgjedhjeve të 25 Prill me 0.001% të votave në Shqipëri duhet ta reflektonte Vetëvendosjen e cila fatkeqsisht s’po mundet të tërhiqet nga ego dhe ambicja kundër Tiranës zyrtare.

– A ju kujtohet platforma dhe premtimet e Albin Kurtit për referendum per bashkim kombëtar?

– A ju kujtohet premtimi i Vetvendosjes per heqjen e flamurit verdh dhe blu dhe vendosje te flamurit kuqezi?

– A ju kujtohet premtimi per taksen 100% dhe mallrar e Serbisë?

– A ju kujtohet thirrja e Albinit kunder Shtepise se Bardhe, duke quajtur shtepia e gjelbërt?

Jam i sigurt që përgjigjia e tij dhe e disa tifozave psikopat mund të jetë:

“Vetvendosja e do bashkimi me Shqipërinë por jo me Edi Ramën.”

Pra Albini me pak fjalë do pushtetin dhe jo shtetin.

Per keto arsye Vetvendosja vazhdon luftën politike që të marr pushtetin ne Shqipëri dhe ende s’kërkon falje për gabimin e saj.

Harron se çfarë mund të ndodh, nëse Edi Rama dhe Partia Socialiste bëjnë të njëjtën gjë dhe garojne ne Kosovë per ta rrezuar Albinin nga pushteti.

Kjo pra është logjika e sëmure politike e Albin Kurtit ku: Kosova kërkon rrezimin e pushtetit në Shqipëri dhe më pas Shqiperia te çohet të rrëzoj regjimin e Albinit ne Kosove.

Ky ishte bashkimi qe na premtoi Albin Kurti, ego e sëmurë e të cilit e ka larguar Kosovën, një shekull larg nga Shqiperia.

Ahhh ndoshta ka pritur të vij në pushtet Berisha dhe prandaj është politikani i fundit që e ka takuar, kur gjithë bota e kish bojkotuar, por paska harruar Albin Kurti se kur Berisha ishte mbi kalë si kryeministër, e kishte shpallur Non-Grata Albin Kurtin në Shqipëri si marksistin e Ballkanit.

Albini përpara se të dojë malet dhe fushat e Shqipërisë, duhet të dojë popullin e saj dhe t’ja respektoj vullnetin që kanë votuar Edi Ramën 60% dhe Vetvendosjen 0.001%.

Në këto raste ke dy zgjedhje:

– tërheqjen

– bashkpunimin

Rruga e tretë: Pengesat dhe lufta, është mungesë karakteri dhe urrejtje kombëtare.

Albini e don Shqiperinë dhe Kosovën të bashkuar por me një kusht: Që ajo të shpallet komunë, nën flamurin e Vetvendosjes, në të kundërt është gati ta mos njoh juridikisht as si shtet SHQIPËRINË, njësoj si Serbinë.

O Zot i Madh mbaji mendjen se nuk është çudi që një ditë të lodhi aq shumë amerikanët, sa ata të ngrihen me gjithë bazat ushtarake dhe të largohen nga Kosova, njësoj si Afganistani dhe pastaj do ta shohim “patriotizmin” e atyre që thonë se:

“Pavarësinë nuk na e solli Amerika”.

Mos mendoni se Albini është mërzitur me Shqipërinë, për shkak të turistëve serb që pushuan në plazhet e Sarandës, sepse ai nuk është aq injorant sa mos ketë parë që:

– Amerika është plot me turistë Japonez.

– Izraeli plote turist gjerman.

– Berlini plot me turist rusë ……..

Thjesht ky patriotizmi turistik është i njëjtë si tifozllëku artistik.

Pas këtij debati Kosova e Albinit, u largua edhe disa vite nga Shqipëria.

Gjithsesi një gjë është e sigurtë: “Albini shkon e vjen nga pushteti, por Kosova s’do e mohoj kurrë nënën Shqipëri.”

Next Post
Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset një 2-vjeçar

Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset një 2-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In