• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse kjo betejë nis nga Njeriu?

by Frrok Çupi
09/12/2020 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Mund të kishte nisur edhe nga prona. Në vendin tonë është bërë nami me grabitjen e pronës… Kjo pritej që nga dita kur në Tiranë u ngrit SPAK dhe BHK.

Dje, papritur, rrjedha mori kthesë. SPAK hapi dosjen e vrasjes së një njeriu para 15 vjetësh: drejtues në Policinë e shtetit dhe biznesmen, Vajdin Lamaj u vra mizorisht; dhe humbi. Ndërsa ja, u hap drita për te njeriu, qoftë ky edhe në jetën tjetër.

A është kjo një kthesë e hetimit nga krimi i korrupsionit të shtetarëve për te vrasja e njeriut?

Në thelb është e njëjta gjë, i njëjti krim kundër njeriut. Por Drejtësia, e vëzhguar nga Perëndimi, e nisi nga ‘kocka’. Çfarë po mësojmë?

1.

Po i kthehemi një thënie të vjetër e të vlerë në gjuhën tonë kombëtare: ‘Kush të vjedh, edhe të vret’, ose e kundërta. Në vendin tonë mafia që hyri nëpër të gjithë kapilarët e shtetit, prej presidentit të vendit e poshtë, u ngjiz në vitet 1992- 96, sipas studiuesve Xavier Raufier dhe Gus Xhudo (ky me origjinë shqiptare). Fillimisht kjo mafie vrau njerëz. Vrasësit në shtet nuk e kishin me Remzi Hoxhën, për shembull; aq më pak me Ali Ukën- një gazetar i urtë dhe njeri nobel; as  me Kosta Trebickën, ose Artan Santon, ose Eduard Belegun… Jo, këta shtetarët e kishin me atë që u zuri rrugën; mund të ishe edhe ti ose unë në atë rrugë dhe sot do të ishin duke na kërkuar eshtrat. Pastaj puna e mafies vazhdoi deri në ’98 e pastaj, e pastaj. Njeriu me pushtet është ai që e bën mafien, njeriu- njeri është ai që vritet nga mafia. Për këtë arsye beteja tani nisi nga njeriu.

2.

Kthimi te vrasja e njërit është një sipar i madh që i hapet njeriut të fjetur për të parë rreziqet që i kanosen. Këtu ka njerëz që akoma duartrokasin për pushtetarë që kanë vrarë njerëz. Po pse? Sepse njeriu është i prirur që ta ‘largojë’ të keqen prej tij. Ndërsa, në fakt, gjithë kështjella e mafies rëndon mbi familjen, kjo është ligjësi. Viktima e parë e mafies shqiptare janë vetë shqiptarët, këta që duartrokasin sa herë del në skenë mister kapo. Këta edhe të ‘vrasin’ e të shajnë po t’u thuash se ‘kapo e ka vendin në burg’. Fakti që beteja kësaj here nisi nga njeriu, kjo i bën një thirrje njeriut ‘të verbuar vullnetshëm’ që të shikojë përtej.

3.

Prapë te familja, jo veç te individi që rrezikon të vritet një ditë nga të fortët në pushtet. Çfarë ruan më shumë se gjithçka familja jonë tradicionale? Jetën e pjesëtarit dhe nderin e vet. Mirëpo vjen një moment kur familja mund të kthehet kundër vlerave të saj: familja kthehet në Mafie. Kemi plot raste gjatë këtyre tre dekadave; këto janë ose familjet e këtyre që po burgosen si mafioze dhe vrasës; ose familjet e njerëzve me pushtet të lartë. Vjen një ditë që këta e shikojnë veten shumë lart e të pasuruar, por në fakt janë kthyer në familje mafioze. Në rajonin tonë Ballkan dhe në vendin tonë, mafia familjare është më tipike dhe më e rrezikshme. E rrezikshme se ndërsa pjesëtari vdes, ‘familja mafioze’ nuk shuhet kurrë. Edhe sikur një nip i largët të mbetet… Ja pse kjo betejë, me të drejtë u kthye te njeriu.

4.

Vetëm njeriu mund ta kthejë vendin në vlerë edhe vetë kontinentin mund ta kthejë në qytetërim. Kjo është arsyeja pse beteja kthehet te njeriu, edhe pse mund të duket një përqasje e largët. Në vendin tonë dhe rreth nesh ka mbetur ende egërsia më e madhe kundër njeriut. Pse ishte ‘davaritur’, në kontinentin evropian vrasja ‘kundër njeriut’? Derisa erdhi puna në Bosnjë, në Serbi, në Kosovë, në Shqipëri… Që nga viti 1945, me gjyqin e Nurembergut, për 50 vjet nuk ka pasur nevojë për Gjykatë të Krimeve kundër Njerëzimit. Vetëm në vitin 1995- Gjykata për krimet në ish- Jugosllavi… Pastaj një gjykatë e tillë në Ruanda. Pastaj një gjykatë evropiane e Krimeve kundër Njeriut… Jetojmë në një vend kur ende kemi politikanë që kanë kryer ose kanë frymëzuar vrasje. Kjo është e tmerrshme.

Next Post
Rama zbardh takimet në SHBA: Me bosin e Pfizer! Synojmë që vaksinimi në Shqipëri të nisë dy muajt e parë të 2021

Rama zbardh takimet në SHBA: Me bosin e Pfizer! Synojmë që vaksinimi në Shqipëri të nisë dy muajt e parë të 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Berisha mori vulën dhe godinën, por jo bazën”/ Lami: Synimi i Salianjit, ende i paqartë

December 10, 2025
VIDEO/ Dronët ujorë ukrainas bombardojnë anijen cisternë të naftës në Detin e Zi, pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

VIDEO/ Dronët ujorë ukrainas bombardojnë anijen cisternë të naftës në Detin e Zi, pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

December 10, 2025
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

December 10, 2025
“570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit!

Gara për Avokatin e Popullit, Këlliçi zbulon dy kandidatët e opozitës: Shabani nuk ka lidhje me PD-në

December 10, 2025
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

December 10, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Çfarë “komploti” ka në SPAK që do mbikëqyret ndërkombtarisht?

December 10, 2025
Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

December 10, 2025
Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

December 10, 2025
LIVE-100 vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama ndan 2 medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun!

LIVE-100 vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama ndan 2 medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun!

December 10, 2025
“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In