• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse këto zgjedhje do të prodhojnë një Kingmaker

by Roland Lami
19/04/2025 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Vështirë se dikush ka ndonjë dilemë se cili subjekt politik do të jete forcë e parë në këto zgjedhje, përfshirë këtu edhe vet kandidatët e Partisë Demokratike. Partia Socialiste ka shumë gjasa të fitoj mandatit e katërt duke krijuar një precedente të ri me jo dy por katër mandate radhazi jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë bllokun e ishlindjes komuniste. E vetjma dilemë në këto zgjedhje mbetet nëse do të arrij Partia Socialiste e vetme të formojë shumicën e thjeshtë, duke përsëritur rezultatin e 2017 dhe 2021 me 74 mandate  apo jo ? E shprehur ndryshe,  A do të arrij Partia Socialiste të mos kushtëzohet në formimin e qeverisë nga ndonjë subjekt apo koalicion sic ishte rasti i PD në 2009 dhe i PS në 2013 ?

Zgjedhjet e 2025 ofrojnë disa rrethana që mund të kemi një Kingmaker – parti ose grup deputetësh të dal nga partitë e reja që mund të kushtëzojnë  sigurimin e shumicës qeverisëse e ngjashme me rastin e LSI në 2009 dhe 2013 ndryshe nga cfarë pretedon PS – ja që deklaron që jo vetëm do të përsëris  suksesin e 2017 dhe 2021 por mund të fitoj edhe 80 mandatet. Arsyet janë disa për të besuar në formimin e një poli të tretë mbas këtyre zgjedhjeve.

Së pari, referuar KQZ janë regjistruar për të votuar më shumë se 230.000 votues nga diaspora e përkthyer në mandate  janë rreth 22 – 23 mandate potencialisht që mund të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin zgjedhore. Shpërndarja e emigranteve të regjistruar sipas qarqeve janë të perqëndruar  në qarqet që prodhojnë më shumë mandate si Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Korca, Vlora, kështu që ka më pak gjasa që vota të humbas apo të mos përkthehet në mandat krahasuar me qarqe të tjera si Gjiokastra, Kukësi dhe Dibra ku numri i emigrantëve të regjistruar është shumë hërë më i ulët.  Grup mosha 25 – 35  dominon më së shumti votuesin e diasporës.  Janë pikërisht këto dy të dhëna që rrisin gjasat që vota e diasporës të kanalizohet jo vetëm te dy partitë kryesore PS dhe PD por edhe te partitë e reja, për disa arsye. A) është votues kryesisht urban dhe preferon parti të reja që dominohen kryesisht nga të rinjtë, ky është trendi I sjelljes së bashkëmoshatarëve në cdo vend në perëndim. B) është brez që është larguar jashtë pikërisht nga mungesa e shpresës që ka krijuar si qeveria nga keqqeverisja dhe mungesa e alternativës serioze nga PD duke u perceptuar si të ngjashëm jo të ndryshme nëse ndryshon qeveria nesër. C) vet mosha referuar bashkmoshatarëve në perëndim janë kundra establishmentit politik dhe pro ndryshimit të klasës së vjetër politike. Së fundmi, janë brez që joshen nga populizmi i partive të reja në rrjetet sociale më shumë se grup moshat 45 vjec e lartë. Të gjitha këto arsye rrisin shanset që në këto zgjedhje të kemi disa deputet nga forcat e reja  politike që mund të formojnë një grup parlamentar.

Së dyti, larmia e shpërndarjes së votës në Shqipëri në këto zgjedhje është e tillë që kercënon si voten e majtë të PS por më shumë atë të djathtë të PD. Për spektrin e qendrës së djathtë dhe të djathtë parti si: Aleanca Euroatlantike, Partia Mundësia, Djathtas për Zhvillim marrin kryesisht vota tek e djathta dhe qendra e djathte dhe shume me pak tek e majta. Ky konfigurim te e djathta ul mundësitë që Koalicioni Shqipëria Madhështor të maksimizoj votat dhe të ketë një rezultat më të mirë se 2021. Në krahun tjetër, partitë e reja që garojnë brenda së djathtës kanë gjasa të nxjerrin disa deputet.

Referuar spektri të majtë është e vertetë që ka më pak parti që kërcënojnë votën e së majtë sic është partia Lëvizja Bashkë  e cila është qartësisht e pozicionuar majtas, madje disa pika të programit të kësaj force politike sot i ka huazuar PS si pjesë të programit të saj, por rreziku mbetet aq sa mund të konsiderohet. Gjithashtu,  në spektrin e qendrës së majtës është pozicionuar koalicioni Thurje dhe Shqipëria Behet të cilët pavarësisht se janë parti populist dhe synojnë të marrin vota në të gjithë krahët, kanë shumë probabilitet të marrin votat e socialistëve të zhgenjyer, të papërfaqësuar, të neveritur nga niveli i korrupsionit qeverisës etj.

Së treti, strategjia e organizimit të fushatë së PS duke u mbështetur më së shumti te trurbofolku  dhe nxitja e imagjinatës së shqiptarëve me projektin “Shqiperia Eruopiane e 2030” sesa te bilanci dhe projektet që do të shoqërojnë mandatin e katërt, ulin mundësinë e maksimizimit të votave të së majtës duke përjashtuar votuesin gri. Kjo tipologji votuesish që analizon programet, ekipet, gjykon premtimet, krahason alternativat qeverisëse, shikon përtej interesit të ngushtë personal dhe sheh sa siguri ofron për të ardhmen e investimeve të tij/saj, sigurinë e fëmijve etj te kjo formë organizimi fushate ndryshe nga tipologjitë e tjera të votuesve nuk e gjen veten dhe nuk joshet apo bindet të votoj. Sigurisht, një fushatë e ngjashme e PS në 2017 dhe 2021 ka sjell sukses dhe pse mos pretendohet të sigurohet i njëjti sukses dhe në 2025 pavaresisht voton apo jo votuesi gri?  A) vota e majtë në këto zgjedhje kercënohet më shumë të kanalizohet edhe në parti të tjera të spektrit të majtë dhe qendrës së majtë sesa në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 të cilat sot kanë fuqi organizative dhe PR në media sociale që nuk e kishin më përpara. B ) përsëritja e të njetës strategji të të bërit fushatë nga ana e PS sic po bën edhe PD në krahun tjetër nuk përmbush pritshmiritë e të gjithë tipologjive të votuesve por vetëm të disave. C zbavitja, spektaktli, batuta me video apo sloganet endërrimtare kënaqin votuesin irracional apo sic nihet ndryshe votuesi i qendrueshëm por jo votuesin racional që ndryshe njihet si skeptik.

Së fundmi, arrestimi i kryetarit të Bashkise, Veliaj sjell kufizime të ndjeshme në rritjen e mundësive të maksimizimit të votave në qarkun që prodhon më shumë mandate si dhe të perdorimit të pushtetit lokal në funksion të zgjedhjeve të 11 Majit. Ndryshe nga 2017 dhe 2021, kryetari i Bashkisë nuk është në krah të Kryeministrit Rama. Mos harrojmë që imazhi që tentohet të krijohet në kohë fushate nga ana e Bashkisë Tiranë duke inaguruar punë të pëfunduara edhe të papërfunduara  në funksion të përforcimit të  perceptimin te publiku në nivel qarku dhe kombëtar se qeveria punon dhe mban premtimet. Mos harrojojmë se nevoja për protagonizëm i kryetarit të Bashkisisë Veliaj sidomos në kohë fushatash për të krijuar idenë e numrit dy në PS i ka shërbyer PS jo e kundërta. Mungesa e protagonizmit të tij dhe institucionit që drejton në këtë periudhe nuk do kaloj pa efekte te vota socialiste dhe më gjërë.

Next Post
420 mijë shqiptarë më pak në 12 vjet? Drejtoresha e INSTAT: S’janë vetëm emigrantët…

"Dje vendgrumbullim makinash, sot zemra që rreh për të gjithë qytetin", Valiaj: Sheshi Skënderbej, simbol i transformimit të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com