Në karantinën shtetërore në kavalishencën e Durrësit ndodhen personat e kontaktit të ngushtë me rastin e konfirmuar me rastin pozotiv me COVID 19.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga ISHP, sipas të cilit personat që ndodhen në karantinë nuk janë të prekur nga COVID 19, por që deri më tani kanë rezultuar negativ në teste.
“Në karantinën shtetërore futëm personat e kontaktit të ngushtë me rastin e konfirmuar me rastin pozotiv me COVID 19. Aktualisht personat që janë në karantinë nuk janë të konfirmuar me COVID, por po ndiqen mbështetur në protokollin e ndjekjes që janë Brenda kësaj strukture.” tha Tomini.
Lidhur me kurën që po ndiqet për personat e prekur nga koronavirusi Tomini tha se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar medikamentet bazë për COVID 19. /e.s/