• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse jemi krenarë në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

by Java News
26/01/2020 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Gjinushi*

Sot zhvillohet në Berat një veprimtari shumë e rëndësishme në muzeun Solomon : DITA E KUJTESËS. Jam i nderuar që, në emër të Akademisë së Shkencave, të vlerësoj Bashkinë e Beratit, muzeun ku ndodhemi, kryetarin e shoqatës Izrael-Shqipëri, prof. Petrit Zorba dhe studiuesit Prof. Pëllumb Xhufi dhe Akad. e as. prof. Shaban Sinani për kuntributet në këtë anë të historisë së shqiptarëve. Dua të vlerësoj me këtë rast edhe ambasadoren e Francës zonjën Vasak që merr pjesë në këtë ditë të veçantë.

Berati ka qenë i rëndësishëm në Shqipëri për përgjegjësinë dhe peshën që ka mbajtur në mbrojtje të hebrenjve, por jo vetëm. Edhe qytete të tjera të Shqipërisë, shqiptarët në tërësi, kanë shkruar faqen më të rëndësishme në mbrojtje të hebrenjve që rrezikoheshin të shfaroseshin nga nazistët.

Në kohën kur përgatitej ligji për këtë ditë europiane dhe botërore të reflektimit mbi dhunën kolektive, në çfarëdo forme qoftë dhe me çfarëdo motivi që të nxitet, kam qenë i ngarkuar nga Qeveria për të ushtruar nismën ligjore në emër të saj. Shqipëria ishte një prej vendeve pjesëmarrëse në Forumin e Stokholmit, 20 vjet më parë, ku u vendos që 27 janari të shpallej Ditë e Kujtesës për Holokaustin, ditë homazhi dhe reflektimi ndaj urrejtjes racore, etnike, fetare, kulturore, në të gjitha format e shprehjes së saj. Në Kuvendin e Shqipërisë nuk është dukuri e zakonshme që ligjet të miratohen me mbivotim. Ligji për Ditën e Kujtesës është një përjashtim.

Gjatë luftës antifashiste populli shqiptar bëri një zgjedhje historike, duke u renditur në krahun e aleancës më përparimtare të asaj kohe. Mbi vlerat e antifashizmit është ngritur morali i politikës botërore prej mesit të shekullit të kaluar e në vijim. Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri është një prej shprehjeve më të shkëlqyera të antifashizmit të popullit tonë. Ligji për Ditën e Kujtesës konfirmoi një realitet të rrallë në historinë europiane e botërore: realitetin e një vendi që nuk dorëzoi asnjë hebre në duart e nazifashistëve, realitetin e një vendi që u dha strehë disa mijëra hebrenjve të rrezikuar me zhdukje fizike në vendet fqinje e në shkallë rajonale. Shqipëria dhe shqiptarët morën në mbrojtje jo thjesht hebrenjtë e vet, hebrenjtë rezidentë, por edhe ata të ardhur nga rajonet më të rrezikuara të Europës.

Këtë ligj e përgatitën dy institucione të rëndësishme të shkencës dhe kujtesës kombëtare: Akademia e Shkencave dhe Arkivat Kombëtare. Me këtë akt Shqipëria analogoi një standard ligjor të rëndësishëm, një referencë tjetër shpirtërore, me vlerat e bashkësisë europiane. Shqipëria konfirmoi e promovoi kështu një cilësi të shkëlqyer të botës së saj, një virtyt popullor që bën pjesë në imazhin e një vendi të përparuar. Do të dëshironim që atë shpirt humanist që populli shqiptar ka shprehur jo vetëm ndaj hebrenjve, por ndaj tjetrit në përgjithësi kur ka qenë i rrezikuar ose në moment dobësie, ta shprehte edhe gjithë veprimtaria tjetër e përfaqësuesve të tij, duke përfshirë atë politike. Nga humanizmi i shprehur ndaj çdo bashkësie në rrezik, nga toleranca ndërfetare dhe vlera të tjera të qytetarisë shqiptare, ka kohë e vend për të mësuar të gjithë, por në mënyrë të veçantë ata që provokojnë frymë konflikti dhe mosdurimi.

Në Ligjin për Ditën e Kujtesës bashkohet homazhi ndaj shfarosjes masive dhe katastrofës që pësoi populli hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nderimi për shqiptarët që e penguan këtë katastrofë në atë masë që ishte në fuqinë e tyre, si dhe për nxitjen e kujtesës historike për tw mos harruar edhe pwrpjekjet pwr shfarosjen e vetë popullit shqiptar në formën e gjenocidit, etnocidit, dhe në forma të tjera, sidomos në kohën e spastrimit etnik të Milosheviçit në Kosovë. Pas hebrenjve ndoshta nuk ka një popull tjetër në botë që të ketë provuar mbi fatin e vet aq dhunë kolektive dhe as verbëri ksenofobike sa shqiptarët, sidomos ata jashtë kufijve shtetërorë. Kjo dhimbje e përbashkët i bën dy popujt më të afërt dhe më të ndjeshëm ndaj njëri-tjetrit. Kjo dhimbje e përbashkët duhet të provohet vazhdimisht para opinioneve ndërkombëtare, që popujt të jenë sa më të garantuar për mospërsëritjen e të njëjtit fat tragjik. Prandaj duhet jo një ditë kujtesë, por një kohë kujtesë në vijimësi. Dita e Kujtesës do të jetë një ditë reflektimi për efektet shkatërrimtare çnjerëzore të dhunës kolektive. Bota e sotme është bërë e vogël. Europa e sotme është një bashkësi pa kufij, një bashkësi multietnike, multikulturore,

multifetare dhe multialfabetike. Shqipëria, që përgatitet për të bashkuar veten me federatën europiane të popujve dhe kombeve, do ta pasurojë atë me dy tri vlera themelore: humanizmin që shprehet në mbrojtjen e tjetrit në rrezik dhe tolerancën fetare. Tek shqiptarët toleranca fetare dhe ajo etnike kanë qenë historikisht të pandara. Sikur me këtë tolerancë të bashkohej edhe ajo politike në raportet e brendshme, kjo do të kishte qenë një arritje tjetër e shkëlqyer. Në këtë kuptim, Dita e Kujtesës nuk është vetëm një problem i ndarjes nga e kaluara, sepse shqiptarët nuk kanë probleme me të kaluarën, nuk kanë probleme me ndërgjegjen e tyre historike, por edhe një thirrje aktuale për frymë bashkëjetese dhe qytetari moderne.

*Kryetari i Akademisë së Shkencave.

 

(Dita ndërkombëtare e Kujtesës që u mbajt në Berat do të vijojë edhe në Korçë dhe është një veprimtari e Akademisë së Shkencave për të kujtuar një nga faqet më të ndritura të historisë së shqiptarëve dhe për të promovuar, po ashtu, edhe një nga cilësitë më të mira tonat : tolerancën, respektimin e tjetrit të ndryshëm dhe mungesën e urrejtjes kolektive.)

Next Post
Mos e ndalni rrjedhjën e lirë të Vjosës!

Mos e ndalni rrjedhjën e lirë të Vjosës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

January 27, 2026
Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

“Shqipëria, i vetmi vend në Europë që penalizon me burg parkimin dysh”/ Bardhi: Si do të kualifikohet një gazetar për të përfituar nga..

January 27, 2026
“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

January 27, 2026
Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In