• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

by A R
09/02/2023 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit e kaluan kufirin vendimtar prej 72 orësh, tha një ekspert i reagimit të shpejtë dhe shpëtimit, të mërkurën.

Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, tha Ilan Kelman, një profesor i fatkeqësive dhe shëndetit në University College London.

Por, ky numër mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të motit, pasgoditjeve dhe sa shpejt ekipet e shpëtimit dhe pajisjet mund të mbërrijnë në vendngjarje. Aktualisht, të gjithë faktorët janë kundër këtyre përpjekjeve në Turqi dhe Siri.

Më shumë se 12 000 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë në orën 04:17 në mëngjesin e së hënës.

Në prag të mbylljes së dritares vendimtare 72-orëshe të enjten në mëngjes, Kelman i shpjegoi agjencisë së lajmeve, AFP, pse kjo kornizë kohore është kaq e rëndësishme.

Lëndimet, temperaturat, uji

“Përgjithësisht, tërmetet nuk vrasin njerëz, infrastruktura që shembet vret njerëz”, tha Kelman, i cili ka publikuar hulumtime mbi reagimet e shpëtimit nga tërmetet.

Faktori më urgjent është marrja e kujdesit mjekësor për njerëzit e shtypur nën ndërtesat e shembura “përpara se të vdesin“, tha ai.

Kelman tha se moti është gjithashtu një faktor kyç dhe se “aktualisht, është plotësisht kundër nesh”.

Rajonet e goditura nga tërmetet janë përballur me temperaturat të ulëta, ngrica, shi e borë që nga 6 shkurti.

“Kjo për fat të keq do të thotë mund të shkaktohet hipotermia dhe njerëzit me siguri po vdesin, për fat të keq, edhe për shkak të motit”, tha Kelman.

Ata që arrijnë t’i mbijetojnë të ftohtit dhe lëndimeve të tyre kanë ende nevojë për ushqim dhe ujë. Pa ujë, shumë njerëz “do të fillojnë të vdesin në tri, katër, pesë ditë”, tha Kelman.

Pasgoditjet, të cilat ndodhën në ditët pas tërmetit të fuqishëm, mund t’i shembin më tej ndërtesat, duke paraqitur “një rrezik të madh dhe të frikshëm”, si për të mbijetuarit, ashtu edhe për ata që përpiqen t’i shpëtojnë ata, shtoi ai.

Rajonet e goditura nga tërmeti janë tronditur nga pasgoditje të pamëshirshme, duke përfshirë një lëkundje masive me magnitudë 7.5 të hënën.

Marrja e ndihmës në vendin e ngjarjes

Kelman tha se në rrethana normale, “shumica dërrmuese e të mbijetuarve nxirren jashtë brenda 24-orëve nga ekipet lokale, shpesh duke përdorur jo më shumë se duart e tyre ose ndonjë lopatë”.

Dhjetëra vende janë zotuar se do të dërgojnë ekipe kërkimi dhe shpëtimi, si dhe furnizime ndihme në Turqi dhe Siri.

Por, tërmeti ndodhi në “një zonë të largët, në një zonë konflikti, ku është shumë e vështirë të intervenohet”, tha Kelman.

Në përgjithësi duhen të paktën 24 orë që ekipet ndërkombëtare të shpëtimit të arrijnë dhe të fillojnë përpjekjet për shpëtim.

“Në atë pikë, një numër i madh i njerëzve që mund të kishin mbijetuar, tashmë kanë vdekur”, tha Kelman.

Sa i përket zonave të goditura, që janë në mes të konfliktit pranë kufirit sirian, qasja është edhe më e ndërlikuar.

“Dhe me sa kam parë unë, ekipet e shpëtimit as nuk kanë arritur të kenë qasje të plotë në shumë nga zonat apo vendbanimet e përkohshme për njerëzit e zhvendosur“, tha Kelman.

Si gjenden të mbijetuarit?

Ka një sërë mënyrash që ekipet e shpëtimit mund të gjejnë të mbijetuarit e tërmetit, duke përfshirë qentë që nuhasin nëpër rrënoja.

Një ekip i famshëm i qenve të shpëtimit nga tërmeti është duke ardhur nga Meksika në Turqi, bëri të ditur Kelman.

Gjithashtu, robotët dhe dronët po përdoren për të hyrë në hapësira të vogla që janë shumë të rrezikshme për njerëzit.

Pasi të gjendet një i mbijetuar, shpëtimtarët duhet të vendosin se si t’i nxjerrin nga aty.

Mund të nevojiten pajisje të mëdha, si vinça, për të ngritur pllakat e ndërtesave të shembura.

Ndonjëherë është e nevojshme të amputohet një gjymtyrë “e cila është e shtypur nën një shtyllë ose një copë muri”, tha Kelman.

Para fillimit të 72 orëve

Kelman theksoi se “një operacion i suksesshëm shpëtimi duhet të fillojë dekada para tërmetit – në përpjekje për të ndaluar në radhë të parë kolapsin e infrastrukturës”.

Bota mobilizohet për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë
Bota mobilizohet për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë

Një operacion ndërkombëtar shpëtimi si ai në Turqi dhe Siri, kushton mesatarisht 1 milion dollarë për një jetë të shpëtuar, tha ai.

“Nëse do të vepronim me investime në parandalimin e fatkeqësive, siç veprojmë në reagim ndaj fatkeqësive, nuk do të ishim në këtë situatë”./REL

/a.r

Next Post
Municionet shqiptare, tragjedia e Gërdecit sërish në qendër të investigimeve ndërkombëtare

"Diveroli ka dëshmuar për aferat me zyrtarët e Tiranës", gazetari jep detaje të reja për "Gërdecin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In