Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar llogari deputetit Tomorr Alizoti pasi ky i fundit i dha fjalën e tij ish-kryeministrit Sali Berisha.
Berisha u përfshi në replika të ashpra me kryeministrin e vendit Edi Rama ku nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj njeri tjetrit.
Ky veprim i deputetit demokrat vjen pasi Sali Berisha nuk ikte nga podium dhe Tomorr Alizoti ‘u detyrua’ që t’i linte radhën Berishës duke ‘ia falur’ katër minutat e tij.
g.kosovari