• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse heshtet për “Qipro depozitat”?

by Xhovani Shyti
12/04/2016 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Xhovani Shyti

Qënia në fokusin ditor mediatik e skandalit “Panama Papers” është e përligjur nga vete fakti se ai përbën më të madhen aferë korruptive financiare globale, ku përfshihen edhe burrat më të fuqishëm të planetit. Megjithatë, në aspekt të interesit që ka publiku ynë për të ditur strofën, ku fle lepuri shqiptar i këtij lloj skandali, “Panama Papers” paraqet më pak interes se”Qipro depozitat”, pra  depozitat bankare qipriote, të cilat, jo pak herë janë lakuar, madje vazhdojnë të lakohen, si parajsa fiskale, strehuese të parave të pista të pushtetpolitikanëve shqiptarë.

E megjithatë, çuditërisht, “Qipro depozitat” vazhdon të mbetet një temë tabu, mediatike dhe institucionale, ndonëse është e sigurt se po të gërvishtet do të nxjerrë në dritë shumë më shumë emra shqiptarësh të përfshirë në offshoret korruptive sesa ndodhen, apo pritet të dalin në listat e “Panama Papers”, kur të hapet loja ballkanike e të përfshirëve në këtë skandal.

Që kur ka plasur skandali “Panama Papers” e deri më sot maja prej gozhde trari e penës mediatike është fiksuar tek vetëm një emër: Ismail Mulleti, i rezultuar shqiptari i vetëm, pjesë e derisotme e listës së zezë, dhe të gjithë çekanët mediatike, madje edhe institucional, bien mbi të.

Vazhdojnë të gjëmojnë veç mbi Mulletin e vipat globalë të listës së “Panama Papers” edhe kur dikush, si ish shefi i Shërbimit Sekret (SHIK), Fatos Klosi hedh si bombë lajmin se institucioni që ai ka drejtuar, prej disa vitesh, u ka raportuar qeverive të kohës ekzistencën e “Qipro depozitave”, dhe qënien e bankavet të saj lavatriçe pastrimi e parave të pista të pushtetarëve tanë.

Një sekret-lajm ky që sigurisht do të ishte shqetësues e do të provokonte trazira në çdo vend tjetër, një lajm do të hapte jo vetëm debat të ashpër, por do të ndizte protesta masive hesapkërkuese, një lajmbombë që do të alarmonte krerët e qeverive, që do të mobilizonte hetimin, njësitë mbikqyrëse të operacioneve të pista financiare etj., në çdo vend normal, që nuk drejtohet nga elita politike e individë të pushtetshëm që kanë bërë fole në këtë parajsë fiskale.

Fatos Klosi ka folur disa ditë më pare publikisht. Ka thënë tekstualisht, troç, qartë e trimërisht:

“Në vitin 2001 amerikanët ofruan të dhëna konfidenciale pranë Shërbimit, në lidhje me politikanët shqiptarë të cilët i kishin fshehur paratë në Qipro…”, duke u treguar i rezervuar, e i kujdesshëm. Duke mos dhenë emra konkret, duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave, siç detyron ligji për të tilla raste, por duke ja lenë topin në derë institucioneve kompetente të hetimit të ndjekin raportimet e asaj kohe që edhe sot e gjithë ditët janë të vlefshme për të ndriçuar e ndëshkuar krimin e rendë financiar të zhvatjes së parave publike.

Politikanët e pushtetarët shqiptarë kanë fshehur paratë në emër të tyre ose njerëzve të afërt, në Qipro, ka artikuluar Klosi, e përsërisim: duke konfirmuar zyrtarisht gjithsa ishte përfolur prej kohësh në Shqipëri, ndërkohë që media e etur për të tilla “skupe”, çuditshëm e anashkaloi lajm bombën, sikurse nga institucionet kompetente nuk u komunikoi ndërmarrja e ndonjë hapi konkret për të nisur qoftë edhe gërvishtjen e dosjes “Qipro depozitat”.

Dosjen në të cilën, po ti referohesh arkivave mediatike të asaj kohe, do të gjesh jo pak emra qeverisësish e pushtetarësh shqiptarë me depozita bankare të padeklaruara në këtë parajsë fiskale mesdhetare.

Janë persona me profil politik mozaikal: të majtë, të djathtë, qendror e fundorë, të njohur si lojtarë aferash korruptive përgjatë ushtrimit të detyrave të larta drejtuese etj., por që ende vazhdojnë të mbeten anonime përderisa organet mediatike dhe ato të hetimit të merren me interesin global dhe jo atë kombëtar.

Sepse jo vetëm media, por edhe Prokuroria e Përgjithshme u përfshi në lojën e politikës, kur deklaroi se do hap hetim për “Panama Papers”, për të pare nëse ka ndonjë të ngjashëm si Mulleti në lista, duke mos i përmendur fare listat e “Qipro depozitave”, në të cilat, edhe sipas ish shefit të SHIK, gjallon ujqëria e burrështetësisë shqiptare.

“Shërbimet sekrete janë të bllokuara, për aq kohë sa shtetarët janë të ngatërruar. Qysh nga ajo kohë dhe deri tani, pavarësisht informacionit, nuk është bërë praktikisht asgjë”, pohoi dhimbshëm Fatos Klosi, duke dhenë edhe përgjigjen e heshtjes masive për “Qipro depozitat” e pa gërvishtura ende.

Next Post

T’ja lëmë Zotit plakën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ismaili dhe VanHorn diskutojnë për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit në Tiranë

Ismaili dhe VanHorn diskutojnë për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit në Tiranë

March 30, 2026
Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

March 30, 2026
Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In