• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse heshtën kur duhej të flisnin?!

by Aalison Pearse Stevens
22/04/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë qenë rregullisht të pranishëm në media dhe në jetën poltike shqiptare, me deklarata, konferenca shtypi, këshilla,sugjerime, vërejtje, kritika e madje në disa raste edhe kërcënime. Me të drejtë kanë kërcënuar luksin korruptiv të politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë lobuar fort për reformën në drejtësi dhe kanë predikuar papushim uljen në tryezë të palëve politike, për të avancuar shpejt dhe pa hezitimme reformat.

Këta dy diplomatë të lartë, por edhe ambasadorë të tjerë të rëndësishëm si ai i Gjermanisë, Italisë apo Francës, janë prej kohësh garantët e vetëm që punët në këtë vend nuk do të marrin rrokopujën, për shkak të një klase politike të papërgjegjshme. Kështu ka qenë në fakt prej një çerek shekulli në këtë cep të Europës.

Dje papërgjegjshmëria e politikës shqiptare shpalosi edhe një herë “produktin” e saj më të mirë, në një shou parlamentar i cili kulmoi me apelin e ish-kryeministrit Berisha për të marrë armët. Thirrja e tij për vetarmatosjen e popullsisë gjeti vend gjerësisht në mediat perëndimore, ajo nuk la indiferent as aleatin më të lartë institucional të opozitës së sotme, kreun e shtetit Nishani. Por nuk mjaftoi për të lëvizur nga vendi diplomatët e huaj, të cilët rëndom kanë një barometër shumë të ndjeshëm, kur vjen puna për të kritikuar bëmat negative të politikës shqiptare. Ku ishin dje Donald Lu dhe Romana Vlahutin? Një pyetje që shumëkush e bëri, por që nuk mori përgjigje. Dje, dy selitë që zakonisht flasin, heshtën.

Apeli për të rrëmbyer armët hedh parimisht në erë jo vetëm muret e rendit demokratik, por edhe taktikat e vogla të diplomatëve perëndimorë për të mbajtur “në regjim valiumi” të prapët e këtij vendi, me shpresën se kështu avancon përpara reforma në drejtësi. Se çfarë reforme mund të ketë kur njëra palë kërkon armatosjen e popullatës, këtë vështirë ta kuptojë dikush me ligjikën minimale njerëzore.

Next Post

Dekriminalizimi/ As ata që e votuan nuk e zbatojnë/ KQZ: 13 % e zyrtarëve sollën vetëdeklarimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In