• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse grupkapitulli i tretë i negociatave është nga më të rëndësishmit? Zv.ministrja zbulon detajet

by A R
23/05/2025 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten në Bruksel u zhvillua Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, që miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të përfshirë në Grupimin e 3-të: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.

Në një lidhje direkte për Klan News me moderatorin Leftion Peristeri, zv.ministrja e Ekonomisë, Olta Manja ka treguar më shumë se çfarë përmban ky grupkapitull.

Manjani tha se çelja e këtij grupkapitulli të tretë të negociatave është një nga më të rëndësishmit pasi prek një sërë reformash dhe ndryshimesh ligjore.

“Grupkapitulli i tretë është në fakt grupkapitulli i katërt, në kontekstin e hapjes së negociatave që nga viti 2022. Është një grupkapitull që përfshin një sërë reformash në sektorë të ndryshëm. Quhet grupkapitulli i Konkurrueshmërisë dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse. Prek sektorë shumë qendrorë dhe disa politika që lidhen me politikat industriale, për mënyrat se si do të operojnë bizneset. Politikat fiskale dhe monetare që kanë të bëjnë me taksat, me doganat, apo nga politika monetare që ndiqet nga Banka e Shqipërisë. Politikat e punësimit dhe politikat sociale, paketa dixhitale dhe paketa arsimore, pra që lidhen me gjithë çështjet e edukimit.

Është një ndër kapitujt më të rëndësishëm për shkak se për nga natyra prek një sërë reformash dhe një sërë ndryshimesh ligjore për të përafruar kuadrin shqiptar legjislativ me atë të Bashkimit Europian. Kjo nuk vlen vetëm për këtë grupkapitull, po për të gjithë grupkapitujt e tjerë.

Është një proces sa teknik, është edhe politik. Është shumë e rëndësishme që në kuadër të reformave, procesi cilësohet thjesht si proces teknik”, tha Manjani.

Next Post
Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón, mes tensioneve me Rusinë

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón, mes tensioneve me Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

March 8, 2026
Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

March 8, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In