• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse grupet e WhatsApp-it i bëjnë keq shëndetit tonë

by A M
04/06/2023 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Korkor-in, 26 vjeç, celularët janë një burim i pafundmë ankthi.

“Kurdoherë që shoh se kam disa mesazhe njëkohësisht, më duket sikur dikush po përpiqet të më kontaktojë menjëherë kështu që mendoj se bëhet fjalë për ndonjë emergjencë. Menjëherë më zë paniku dhe shqetësohem”, thotë ai.

Por njësoj si mesazhet e shkurtra dhe të shpejta, edhe ato të gjata krijojnë shqetësim. “Tekstet e gjata më mbushin me frikë. Toni mund të keqkuptohet, është më mirë të dëgjosh zërin e një personi dhe ta dëgjosh në kohë reale”, thotë Korkor-i për The Independent.

Ditët e sotme nëse zotëron një smartfon, ka disa platforma të ndryshme mesazhesh në dispozicion të përdoruesve. WeChat. Signal. Viber. E kështu me radhë. Por më popullori është WhatsApp. I blerë në vitin 2014 nga Meta për 22 miliardë Dollarë, aplikacioni ka më shumë se dy miliard përdorues në total dhe është bërë mjeti kryesor për biseda profesionale dhe personale, duke i lejuar njerëzit që të shkëmbejnë informacion, thashetheme dhe shaka më shpejt dhe në mënyrë më eficente.

Mund ta përdorni për të dërguar video, foto, GIF-sa, mesazhe zanore etj. Është me pak fjalë, me gjithë qëllimin e saj, një litar shpëtimi për shumë prej nesh. Por me kalimin e viteve është bërë shkaktari i rritjes së ankthit, me çdo opsion që prezantohet si një shqetësim i ri për t’u menduar.

Këto përfshijnë, faktin kur sheh dikë që po shkruan online, duke e ditur se po shkruajnë një mesazh ndaj jush, kur sheh se kanë lexuar mesazhin dhe zgjedhin të mos kthejnë përgjigje, dhe kur sheh dikë kur ka qenë për herë të fundit aktiv. Megjithatë fatmirësisht këto opsione mund të fiken. Por kjo nuk mjafton për t’i dhënë fund shqetësimeve të njerëzve.

“Më duket dërrmuese”, thotë Tom Bourlet, një planifikues festash, i cili e përdor WhatsApp-in për punë, por edhe për t’u njohur me njerëz. E teksa shenja që tregon se mesazhi i dërguar është lexuar shkakton shqetësim, për Bourlet burim i veçantë shqetësimi janë grupet.

“Po bëhen kaq shumë grupe për çdo takim dhe event. Njerëzit po postojnë pa pushim. Unë kam ADHD (një sëmundje e zhvillimit neurologjik që ndodh më së shumti në fëmijëri) dhe duhet të fokusohem tek ajo që po bëj, pra nuk kam kohë të kontrolloj mesazhet sepse përndryshe do të shpërqendrohem. Por herë pas here e gjej veten duke lexuar me dhjetëra mesazhe”, tregon ai.

Por edhe në rastin kur fik telefonin në punë, kur e rindez do të shikosh që ke më shumë se 100 mesazhe të humbura në një grup të veçantë. Presioni për të kapur çdo gjë që ke humbur mund të bëhet shqetësues.

Dhe këtë nuk e ndihmon as fakti që njerëzit sot krijojnë grupe në WhatsApp për arsye nga më banalet.

“Grupet e WhatsApp-it, karakterizohen nga të gjitha tipet e kualitetit që shihen në rregullimet e tjera shoqërore ku individët konkurrojnë për vëmendje”, shpjegon Marc Hekster, psikolog.

Për të sa më shumë njerëz të ketë grupi, më e vështirë bëhet që të vendosësh dinamikat e grupit.

“Si rrjedhojë, bisedat mund të bëhen një hapësirë e pakontrolluar ku individët projektojnë se cilat janë ndjenjat e dërguesit të mesazhit, qofshin ato pozitive apo negative. Kjo do të rrisë ankthin”, thotë ai.

Më e keqja për psikologun është përfshirja në një grup pa miratimin e personit.

Pastaj është art me vete edhe të largohesh nga një grup, pa u marrë me personat e tjerë që ju shikojnë të ikni. Tashmë, WhatsApp ka dhënë mundësinë që të largohesh në heshtje dhe të vetmit që njoftohen janë administratorët e grupit.

Zoe Clews e cila është e specializuar për ankthin thotë se është më mirë që njerëzit të kuptojnë që nuk mund t’u përgjigjen të gjitha mesazheve në moment dhe ky nuk është problem.

“Jepini vetes leje për të ndaluar dhe fjetur dhe duke thënë se do të përgjigjeni nesër për këtë mesazh”, shprehet ajo kur vjen fjala tek mesazhet që ndihemi nën presion për t’u përgjigjur.

 

Next Post
FOTO/ Policia djeg 116 rrënjë kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Malësinë e Madhe

FOTO/ Policia djeg 116 rrënjë kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Malësinë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In