• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Gjin Gjoni u bë kryetar i foltores në Lezhë e jo në Shkodër?

by Ylli Pata
09/04/2024 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Gjin Gjoni është një personazh mjaft kontraversal, i ardhur në drejtësi nga një mbështetje e Berishës, por që ne sot nuk njohim një qëndrim publik intelektual të tij.

Zgjedhja e Gjin Gjonit si kryetar i partisë së Berishës në Lezhë nuk shkaktoi asnjë çudi nga aspekti politik i përgjithshëm. Ish-anëtari i KLD-së dhe shumë të tjerë që ju shmangën apo u rrëzuan nga vettingu, janë realisht mbështetës të Sali Berishës. Kjo jo vetëm tani, që kanë edhe arsye, por edhe më para, njiheshin si të tillë. Megjithatë ka një dilemë jo të vogël në ngjarjen e Lezhës.

Përse zoti Gjin Gjoni u zgjodh kryetar i Foltores për Lezhën, ndërkohë që mund të ishte zgjedhur në Shkodër. Pasi ai origjinën e ka nga Dukagjini, që është një nga zemrat territorial të bashkisë së Shkodrës.

Lezha si qark, është një zonë që prej vitit 2009 lëkundet drejt përkrahjes pro Berishës, por në vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar.

Pjerin Ndreu, një mirditor në ADN por që ka lindur në Pukë, Lezhë, Tiranë, Shkodër etj, sot është kryetar i bashkisë së Lezhës në mandatin e dytë.

Më 14 maj, Ndreu mundi një mjek, që ishte një emër i rëndësishëm i opozitës, por në zgjedhjet e 2021 PD mori shumicën.

Gjin Gjoni është një personazh mjaft kontraversal, i ardhur në drejtësi nga një mbështetje e Berishës, por që ne sot nuk njohim një qëndrim publik intelektual të tij.

Ai shkon në Lezhë, duke mënjanuar Agron Gjekmarkajn që sot është nënkryetar i Foltores. Gjekmarkaj, keq mirë, ka shumë vite në publik, herë si analist, herë si aktivist, herë si politikan, e më pas si analist, që sot është një berishist.

Gjekmarkaj mund të ishte krejt normalisht kreu i PD-së së Lezhës, edhe pse nuk duket se është një person që ka qejf të bëjë militantin. Drejtimi i një dege, më shumë se militim është përfaqësim politik. Po ç’lidhje ka Gjin Gjoni me degën e Lezhës?

Realisht nuk se ka lidhje. E vetmja lidhje e të nderuarit Gjin Gjoni me degën e PD-së Lezhë është thjeshtë dëshira për tu bërë deputet apo për të bërë karrierë politike.

Votimi i të ashtuquajturave primare është nul sepse baza e PD-së në bashkinë Lezhë, Mirditë e Kurbin, as ka pasur kurrë lidhje e Gjin Gjonin. Madje së fundmi atje ka qenë e deleguar Jozefina Topalli.

Por Gjin Gjoni doli që kur u fol për kandidaët për deputetë në Lezhë, natyrisht me katapultë. Po përse Berisha e solli personazhin emblematik të drejtësisë së vjetër e për se në Lezhë. Sepse në Shkodër Sali Berisha nuk hyn dot. Ka dështuar më 14 maj, e sipas gjasave nuk do të qaset më në mënyrë mazhoritare.

Ndaj po synon të krijojë një synopsis tip Himare, në një zonë ku fuqinë politike PD e ka më të madhe se në Shkodër.

Por më shumë është një sinjal politik që kërkon t’i japë qoftë Gaz Bardhit apo Gjekmarkajt se si e kërkon përfaqësimin e foltores.

Gjasat janë që në 2025 Gjekmarkaj të kandidojë në Lezhë nën Gjinin, e të bëjë fushatë për të. Natyrisht duke sjellë në eter vlerat politike të kreut të qarkut, që nga drejtësia erdhi në politikë për të shkrirë SPAK. Së paku politikisht…

Next Post
U zhduk para 4 muajsh, gjendet i dekompozuar trupi i 46-vjeçarit në Pogradec

U zhduk para 4 muajsh, gjendet i dekompozuar trupi i 46-vjeçarit në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In