• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pse gënjeni’, Rama-komentuesit: Do apo s’do ti, ekonomia është rritur

by Java News
28/09/2018 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën e tij “Përgjigja Ime” në Facebook, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një djali pyetjet e të cilit lidheshin me ekonominë, rrogat apo dhe largimin e shqiptarëve.

“Pse nuk ndjehet fare te xhepat e popullit kjo rritje? Pse rrogat mbeten njësoj? Pse pensjonet mbeten njësoj? Pse nuk rriten ndihmat ekonomike por pakësohen?  Pse paguajmë lekë për ilaçe, për doktorra? Pse paguajm rryshfete kudo në administrata? Pse osshe të faturon 2 muaj pak qe ti të mos marrësh rimbursim? Pse po largohen njerëzit nga Shqipëria? Pse gënjeni,” është pyetja e komentuesit që Rama ka vendosur t’i përgjigjet nëpërmjet një videoje.

Kreu i qeverisë fillon të rendisë fakte e shifra që sipas tij tregojnë që ekonomia është rritur, e një ndër to është konsumi. Pra, sipas Ramës, fakti që konsumi është rritur tregon që ka më shumë para në xhepat e shqiptarëve.

“E kam pyetur veten pse kur del ndonjë lajm i mirë për ekonominë apo punësimin, ka një kategori komentuesish që shpërthejnë si lum

Është rasti për ta nënvizuar që në fillim, që kur unë tregoj fakte për ekonominë, as nuk rrah gjoksin as nuk pres lëvdata se e di se sa shumë punë ka ende për të bërë.

Gjithnjë jam i pakënaqur me veten ama kthesa ku ka hyrë ekonomia shqiptare, është fakt jo opinion. Janë fakte në llogaritë e shtetit dhe të duartrokitura në botë. Ka një matës për xhepat e popullit, konsumi. Konsumi s’do rritej nëse shqiptarët nuk kanë para në xhepat e tyre. Do ti apo s’do ti konsumi është rritur.

Rroga në sektorin privat është e vërtetë është rritur pak, por njësoj nuk janë jo. Pensionet janë temë më vete, por ata qe do dalin në pension, do të marrin më shumë. As një shoqëri e ardhur nga Hëna nuk i rrit pensionet më shumë se e lejojnë llogarinë.

Edhe yt atë, jo se s’do të të japë më shumë para, ai të do pafund, po prapë po të dha më shumë para për të prishur, shtëpia përfundon keq.  E di që të tjerëve i rimbursohen 100% ilaçet.

Ke paguar ndonjëherë ryshfet ti? Sot shkruaji direkt qeverisë, siç ke bërë këtë komentin, dhe jo kush të ka kërkuar ryshfet do shkojë direkt në prokurori.

Mos më thuaj mua që gënjen, se është e paedukatë, po a i di ti shifrat e njerëzve që kanë ikur e ardhur?,” tha Rama./a.ç

Next Post
Maqedonia në prag të referendumit, zona e nxehtë ku përplasen Perëndimi e Rusia

Maqedonia në prag të referendumit, zona e nxehtë ku përplasen Perëndimi e Rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

March 3, 2026
Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

March 3, 2026
India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

March 3, 2026
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In