• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse, futemi në zgjedhje kur fitojmë e i bojkotojmë kur jemi keq?!” Debatet e plota në grupin e PD

by A R
03/05/2017 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas video-konferencës me kreun e Partive Popullore, Jozef Daul, mbledhja e grupit parlamentar të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra.

Ajo që të bën përshtypje, është fakti se Sali Berisha nuk ka thënë asnjë fjalë për situatën.

Ai kur ka hyrë ka hedhur disa romuze për Topallin, ia ka futur të qeshurit dhe më pas e ka kyçur gojën, sikur të mos ndodhej fare në sallë.

Ndërkohë që Topalli, Patozi e Bregu kanë qenë të ashpër me Bashën për bojkotin e zgjedhjeve, disa deputetë të tjerë, si Strazimiri e Bogdani, kanë mbështetur Bashën për vendimin.

Replikat:

Sali Berisha: A jeni mirë? Jozefinë, si je? E deklasuar ishe dhe e deklasuar ngele gjithmonë (qesh).

Lulzim Basha: Pas video-konferencës që zhvilluam me miqtë tanë të PPE-së jemi të hapur që këtë vendim politik ta ndajmë dhe ta diskutojmë bashkërisht. Ne kemi qenë korrektë dhe tepër seriozë përgjatë gjithë negociatave dhe takimeve informuese që kemi zhvilluar me miqtë tanë ndërkombëtarë. Është e thjeshtë dhe e qartë. Jemi duke zhvilluar një betejë jo për Lulzim Bashën, por për ata njerëz që kanë 75 ditë që rrinë në çadër dhe besojnë te projekti i Republikës së re. Jemi të hapur që të gjejmë një zgjidhje dhe e kemi kërkuar këtë zgjidhje, por s’mund të bëhemi pjesë e lojërave të Edi Ramës. Unë gjykoj se të refuzosh truket dhe hilet e qeverisë, nuk do të thotë të jesh kundër dialogut dhe kompromisit, por të menaxhosh mirë opozitën.

Jozefina Topalli: Unë në fakt nuk kam shumë për të thënë se shumë gjëra t’i kam thënë edhe ty vetë personalisht z.Basha. Mua kjo nuk më duket një garë që lidhet me ne, por me fatin e kësaj force politike. Më intereson që të gjejmë një zgjidhje për të mos e asgjësuar Partinë Demokratike. Për këtë kam besim se ju z.Basha do ta gjeni një zgjidhje të tillë. Unë kërkova një mbledhje të Grupit dje, dhe pashë që më kanë sulmuar edhe eksponentë të ndryshëm brenda PD-së. Të thuash atë që mendon në PD nuk është privilegj, por e drejtë. Në kemi hyrë në zgjedhje në kohë shumë më të vështira për PD-në dhe këtë nuk duhet ta harrojmë.

Igli Cara: Dua ta them që në fillim se në të gjitha rastet, unë do t’i qëndroj vendimit që do të merret këtu në Grupin Parlamentar të PD.-së Do t’i qëndroj këtij vendimi edhe nëse ai do të jetë për mospjesëmarrje në zgjedhje, ndonëse në 27 vjet anëtar i PD-së nuk e kisha menduar që mund të shkonim në një vendim të tillë politik… Unë vazhdoj të besoj se politika është arti i së pamundurës dhe besoj që vendimi ynë përfundimtar për zgjedhjet duhet të merret vetëm pasi të kemi shteruar çdo negociatë. Demokracia në thelbin e vet ka mendimin ndryshe, e këtë duhet ta respektojmë edhe këtu brenda nesh e mes nesh. Linçimi publik i deputetëve si Jozefina Topalli etj., nga njerëz që përfaqësojnë forume në PD është një gjë që duhet ndalur urgjentisht.

Gent Strazimiri: Unë nuk shoh asnjë vend për negociata. Nuk kemi ç’të negociojmë me Ramën. Ai është i njëjtë gjithmonë, i njëjtë si ai që kemi parë në Korçë, në Dibër dhe siç do të shohim në çdo zgjedhje që ai do të ketë mundësi t’i drejtojë.

Gert Bogdani: Tani më ka ardhur një mesazh nga një prej njerëzve që janë në çadër dhe më thotë se PD-ja nuk duhet të tërhiqet, pasi nëse tërhiqet populli do të jetë ai që humb, ndërkohë që deputetët e PD-së do të dalin me vetëm 50 mandatet e tyre.

Astrit Patozi: U tha këtu se duke mbajtur qëndrime që synojnë të fusin PD-në në zgjedhje po bëjmë politikën e Ramës. Kush po e bën lojën e Ramës? U diskutua dhe u tha këtu se marrim 50 mandate po të hyjmë në zgjedhje me këto kushte. Kush e thotë këtë? Ne hyjmë në zgjedhje për t’i fituar ato. Kush më thotë, pse nuk i marrim ne 74 mandate? Po pse kështu do të funksionojmë ne, kur fitojmë futemi në zgjedhje, kur jemi keq i bojkotojmë ato? Nëse shqiptarët apo akoma më shumë opozitarët thonë se ne jemi duke hyrë në këtë betejë për mandatet tona, hajde i lëmë të gjithë mandatet tona edhe e mbyllim fare këtë histori. Të mos i vëmë emrat fare në listat e deputetëve. Unë jam i pari i gatshëm ta bëj këtë deklaratë. Jeni ju të gatshëm ta bëjmë? Po unë mendoj se e gjitha kjo nuk është as çështje emrash dhe as çështje numrash. Nuk duhet parë si tradhti, pra nëse PD-ja pranon një ofertë të ardhur nga ndërkombëtarët. Të gjithë duhet të luftojmë fort për të arritur maksimumin e kauzës sonë dhe mund të them se nuk tradhtojmë askënd, në rast se pranojmë edhe një paketë serioze të ofruar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Majlinda Bregu: Në fakt, ato që miqtë tanë të PPE-së thanë në video-konferencë nuk kanë shumë vend për diskutim. Unë nuk dua t’u shtoj shumë gjërave që kam thënë këto ditë, madje jam e palëkundur në gjykimin tim se, përmes negociatave me ndërkombëtarët, mund të arrijmë të fitojmë diçka nga kauza që ne kemi si opozitë. Duke iu shmangur negociatave, nuk fitojmë asgjë, përkundrazi thellojmë ndasitë me miqtë tanë europianë. A ka shitblerje vote në zgjedhje? Sigurisht që ka! Po Rama me këtë qëndrim që ne po mbajmë po na del si shenjt, si njeri që nuk ka prekur kurrë votë me dorë në jetën e tij. Shitblerja e votës është krim dhe i rëndë madje, por si krim kërkon dy palë. Unë jam kundër mohimit të së drejtës për të votuar opozitarët, sepse për mua të lësh 600 mijë votues të PD-së pa votë është gjenocid./panorama/a.m.

Next Post
Zaev vazhdon bindjen se shqiptarët nuk e duan Gruevskin

Zaev heq maskën: Me serbët jemi vëllezër, Gruevski nuk duhet të pranonte pavarësinë e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Momenti kur Netanyahu urdhëron vrasjen e zyrtarëve të lartë iranianë

Momenti kur Netanyahu urdhëron vrasjen e zyrtarëve të lartë iranianë

March 17, 2026
Prostitucion në qendër masazhi! Arrestohen bashkëjetuesit, shfrytëzonin një 21-vjeçare

Tjetër “fole” prostitucioni në Durrës: Si ranë në rrjetë brazilianet dhe administratori i hotelit

March 17, 2026
Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

March 17, 2026
7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

March 17, 2026

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In