• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse Franca është bërë aleati më i fortë i grekëve?

by
21/07/2015 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur deputetët grekë duhet të duronin një votim shumë të gjatë për planin e masave të kursimit, kolegët francezë i dhanë shumë shpejt një përgjigje me “po” programit të ri të ndihmës për Athinën. Ujdia e parlamentit francez duhej të ndalte një katastrofë financiare të Greqisë dhe të ruante unitetin brenda 19 anëtarëve të eurozonës. Me një mazhorancë absolute Asambleja Kombëtare franceze dhe senati mbështetën rezultatin e negociatave maratonë në fundjavën e njohur si fundjava vendimtare për Europën.

Greqia ndan Francën me Gjermaninë

“Ne duhet t’i mbështesim grekët dhe të sigurojmë që eurozona, ku bëjmë pjesë edhe ne të qëndrojë e bashkuar”, tha presidenti francez, Francois Hollande. Ai përsëriti deklaratat e solidaritetit me Francën të dëgjuara shpesh javët e fundit. Franca ka vullnetin e fortë për ta mbajtur Greqinë në eurozonë dhe debati në parlament ishte thjesht konsultativ, ndryshe nga Gjermania ku miratimi erdhi pas një debati shumë të fortë.

Ka pak sfida që e kanë vënë në provë vitet e fundit aleancën e fortë gjermano-franceze. Aktualisht njëra prej tyre është çështja se si duhet të veprohet me Greqinë. Në një kohë kur Hollande donte të dërgonte ekspertë në Athinë për të përgatitur propozime të reja për kreditorët, Gjermania po përgatiste një plan për të anuluar, sikur edhe përkohësisht, anëtarësinë e Greqisë në eurozonë. Sipas ekspertëve unioni monetar është i përçarë dhe kjo reflekton interesat e vetë vendeve.

Guillaume Xavier-Bender nga zyra e Brukselit e German Marshall Fund thekson se “Franca udhëheq përpjekjet për mbajtjen e Greqisë në eurozonë, por sipas mendimit tim, kjo ka të bëjë me arsye të brendshme politike”. “Në Francë në pushtet janë socialistët, dhe ata duhet për arsye solidariteti të mbështesin një parti tjetër të majtë në Europë për të zgjidhur problemet.” Kësaj i shtohet fakti që qeveria e Hollande e propagandon eurozonën si mundësi për vende pune dhe rritjen ekonomike në Francë.

Mbrojtje e Francës

Aktualisht Hollande udhëheq me këtë qëndrim, madje marrëveshja për Greqinë përçau edhe anëtarët e partisë konservatore në opozitë, republikanët. Shumica e deputetëve e miratuan marrëveshjen, por kreu i konservatorëve, Nicolas Sarkozy e kritikoi hapur Hollande që po e prish me Gjermaninë vetëm për të arritur “një kompromis me Greqinë”. “Çështja kryesore është si mund të mbrohet eurozona nga një katastrofë greke, dhe jo thjesht si mund të mbrohet Greqia”, tha Sarkozy.

Edhe Front National e kritikoi ashpër marrëveshjen si një ujdi të keqe për Greqinë dhe Europën. “Mr. Hollande gënjen francezët, sepse ai do t’i bëjë ata të besojnë se ujdia nuk do t’u dhembë francezëve”, u shpreh kryetarja e partisë, Marine le Pen.

Dhe vërtet Franca, pas Gjermanisë, me 43 miliardë euro mban po ashtu barrë të madhe të borxheve greke, po këtu përfundojnë edhe krahasimet me Gjermaninë. Ekonomia franceze nuk po rritet më, papunësia është dy herë më e lartë se në Gjermani dhe Holland nuk guxon ende të bëjë reforma radikale, që janë të rëndësishme, sipas disa analistëve. Christian Odendahl, kryeekonomist i Qendrës “Centre for European Reform” në Londër thekson se “gjëja për të cilën nuk ka nevojë Franca tani është një shtimi i një faktori tjetër pasigurie për ekonominë që lufton për rimëkëmbjen.”

Francezët pesimistë

Ekspertë të tjerë janë të mendimit se Franca bën pjesë tek vendet që do t’i sjellin shqetësime Europës në të ardhmen. Financial Times shkruan në korrik se “tregjet financiare janë të fiksuara tek problemet e Greqisë dhe periferisë europiane dhe po injorojnë rritjen e rreziqeve në qendrën e Europës, sidomos Italinë dhe Francën”.

Shqetësimi prek edhe francezët e thjeshtë. Përsa i përket Greqisë, mendimet janë të ndara, por kur vjen fjala për të ardhmen e tyre, francezët janë pesimistë. Sipas një sondazhi, shumica e francezëve duan që Greqia të mbetet në eurozonë, por më shumë se gjysma janë kundër lëshimeve të reja për Greqinë.

Deutsche Welle

Next Post

FOTOLAJM/ Po me urën ç'patën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In