• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse fenomeni “McGonigal”, tani është më i rrezikshëm për Berishën

by Mero Baze
27/09/2023 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka filluar të shpjegojë fatkeqësitë e tij dhe opozitës me “fenomenin McGonigal”. Po përpiqet të ngrejë një mit për të, për të shpjeguar gjithë dështimet e tij. Më parë pati shpikur Soros, pastaj gjithë ambasadorët amerikanë me radhë, dhe tani duket sikur ka gjetur shpëtimtarin e ri.

Marrëveshja e McGonigalit me Prokurorinë amerikane është problem i tij dhe gjykata në SHBA njeh marrëveshjet dhe gjyqet e mbyllura si një praktikë që lidhet jo vetëm me ish- zyrtarë të rëndësishëm, por dhe të tjerë që duan të bashkëpunojnë me drejtësinë.  Këmbëngulja e Berishës që ky gjyq tani të transferohet në Tiranë, është debat juridik i mbyllur për palën amerikane.

Por pala shqiptare ka një precedent të tmerrshëm në këtë drejtim, për të cilin në fakt i ka borxh shoqërisë shqiptare, për shkak të Berishës.

Bëhet fjalë për një gjyq në SHBA që nuk është mbyllur me marrëveshje, por është zhvilluar në seancë të hapur dhe ku dy të akuzuarit kanë bërë deri katër vite burg. Bëhet fjalë për dy biznesmenët amerikanë që fituan kontratën e blerjes së fishekëve në Gërdec, dhe ku në paketimin e tyre u përfshi me dhunë djali i Sali Berishës me bandën e tij, gjë që shkaktoi dhe vdekjen e Kosta Trebickës.

Në SHBA dy biznesmenët u dënuan. Diveroli dhe partneri i tij bënë burg për atë që ndodhi në Shqipëri, dhe ekzistojnë provat që ai përflet djalin e Sali Berishës si shantazhues ndaj tij, duke e përshkruar si “sypeshkaqeni”.

Gazeta e famshme New York Times shkroi për këtë artikullin ndoshta më të gjatë të historisë së saj, me 11 autorë, dhe Sali Berisha e quajti letër higjienike.

Drejtësia shqiptare e kishte detyrë të hapte krahas hetimit për shpërthimin në Gërdec, dhe hetimin për skandalin e shitjes së fishekëve kinezë në Afganistan dhe përfshirjen e dhunshme të bandës së djalit të Sali Berishës në këtë histori. Mund ta bënte këtë dhe pa u hapur çështja në SHBA. Nuk e bëri nga diktati i atëhershëm i Berishës mbi drejtësinë.

Por skandali është se çështja u hap në SHBA, ortakët në biznes të djalit të Sali Berishës u dënuan, dhe këtu akoma nuk është hapur kjo çështje.

Bëhet fjalë për një çështje që nuk është mbyllur me marrëveshje në SHBA, por me gjykim të hapur dhe procedurë të rregullt.

Ky precedent i McGonigalit që kërkon Sali Berisha është luks i madh, pasi është çështje e mbyllur me marrëveshje.

Por le të hapet dhe kjo nëse i duhet Berishës, por më parë duhet të hapet çështja e djalit të tij, pasi i janë dënuar ortakët në SHBA, madje janë bërë të famshëm pasi për ta është bërë dhe film, dhe libër, ku djali i Sali Berishës ka rolin e mafiozit kryesor.

Tentoi ta hidhte në gjyq autorin e librit dhe filmit dhe e humbi gjyqin në dy gjykata amerikane, duke legjitimuar kështu gjithë faktet që ata kanë shkruar për të. Do të mjaftonin madje dy vendimet humbëse ndaj Shkëlzen Berishës në SHBA, për t’iu hapur gjyqi në Shqipëri.

E kemi parë që ai shpesh herë përpiqet të ngatërrojë implikimin e tij tek çështja e Gërdecit ku ka demontuar fishekë, me implikimin e tij tek çështja e sekserit të fishekëve kinezë, duke i ripaketuar.

Janë dy çështje të ndryshme dhe të dyja vepra penale. Tek e para ka vrarë 26 vetë, për t’u bërë milioner me fishekët e shtetit shqiptar. Tek e dyta ka vrarë vetëm Kosta Trebickën dhe ka marrë më qafë dy biznesmenë amerikanë që kanë bërë burg, kurse vet nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.

Ndaj nëse ka njeri që dëmtohet tamam nga ajo çfarë kërkon Berisha për McGonigalin, është vetë Shkëlzen Berisha. Është mirë që Berisha të këmbëngulë në këtë drejtim, se ndonjëherë budallai në vend të vërë vetullat, nxjerrë sytë. Dhe SPAK-u duhet t’ia respektojë këtë dëshirë.

Next Post
Detajet/ Ja kush janë babë e bir, viktima dhe i plagosuri në Dukagjin. Në 2021-shin iu vendos tritol në lokal

Detajet/ Ja kush janë babë e bir, viktima dhe i plagosuri në Dukagjin. Në 2021-shin iu vendos tritol në lokal

Comments 1

  1. Vangjelka Dulis says:
    2 years ago

    Dikur, një prift, dergon punëtorin në shtepi, për ti marre çizmet.
    Punëtori, shkon tek shtepia e priftit, ku ishin e shoqja dhe e bija, të dyja qejfllie seksi.
    Ky shejtan punëtori, një hamshor potent i afirmuar, i thotë që kam ardhur me porosi të uratës, papul Qirjakos, që të fle me ju të dyja.
    E shoqja, që i kruhej, i thotë që do të fle vetëm unë me ty e jo çupa.
    Punetori kundershton, dhe i thotë që e sqaroj tani me priftin këtë punë.
    Del në ballkon dhe bërtet sa kishte fuqi : “O URATË, TË DYJA APO VETËM NJËRËN ?”
    Papul Qirjako i përgjigjet : “TË DYJA” Dhe kështu i paudhi, fjeti e bëri seks me të dyja, dhe në fund, i çon papulos çizmet duke qenë i relaksuar.
    Kështu edhe Sali Berisha, si puna e papulos do e pësojë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com