Më shumë se 1,700 raketa dhe dronë janë qëlluar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së vendit, dhe mbi 90% të tyre që janë rrëzuar nga interceptorë, avionë luftarakë dhe helikopterë.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë shënjestra e më shumë predhave se çdo vend tjetër, me sa duket edhe më shumë se Izraeli. Disa kanë rënë në shtëpi, zyra dhe rrugë në zona urbane me popullsi të dendur, duke vrarë katër persona – të gjithë civilë.
Irani citon aleancën strategjike dhjetëvjeçare të Abu Dhabit me Uashingtonin si një justifikim për sulmet. E cilësuar si “partner kryesor i mbrojtjes” nga SHBA-të vitin e kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë bërë të qartë se kujt i besojnë për sigurinë e tyre.
“Duke sulmuar Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani jo vetëm që po synon një partner kyç të SHBA-së, por gjithashtu po sinjalizon se një vend që strehon miliona emigrantë dhe që shërben si një nyje e rëndësishme në financat, aviacionin dhe tregtinë globale nuk mund të izolohet”, tha për CNN Sanam Vakil nga grupi i ekspertëve Chatham House.











